VIDEO/ Justifikimi i klubit të Skëndërbeut: Këtu fillon gjurmimi i UEFA-s

14 Shtator 2016, 15:31Sociale TEMA

Klubi i Skëndërbeut ka publikuar videon e cila sipas tyre ka filluar gjurmimi i UEFA-s.

Pavarsisht se raporti i UEFA-s i akuzon ata se kanë akuzuar mbi 50 ndeshje si në kampionatin shqiptarë dhe në Europë, korcarët janë të bindur për pafajsinë e tyre.

Në videon e publikuar në faqen e tyre e cila i përket ndeshjes Skëndërbeu-Shkumbini, klubi korcarët justifikohet se kjo ka qenë një nga sfidat më dramatike të tyre.

“Këtu fillon gjurmimi i Uefa-s për ekipin e Skënderbeut. Kjo është ndeshja e parë e cilësuar si e dyshuar nga organet e Uefa-s. Kjo sfidë është e ngulitur thellë në memorjen e çdo tifozi korçar dhe jo vetëm, si një ndeshje dramatike! 11 – metërsh i humbur nga Brkic dhe një 11-metërsh i pritur nga Orges Shehi në minutan e 90+5′ të takimit!” shkruhet  në faqen e korcarëve.”

Sipas tyre ky sulm i UEFA-s bëhet me qëllim për të dëmtuar skuadrën e Skëndërbeut.

“Çdokush mund ta shikojë dhe gjykojë këtë ndeshje dramatike! Ekiketimi i kësaj ndeshje si e dyshuar për trukim, tregon qartë tendencën e inspektorit të Uefa-s për ta dëmtuar skuadrën e Skënderbeut!

Ne si klub, kemi një kërkesë për SuperSport, që këto gjashtë ndeshje, që i përkasin kampionatit Shqiptar të cilat cilësohen si më të dyshuarat nga organet e Uefa-s. të ritransmetohen edhe një herë në TV për të rikthyer në memorjen e çdo tifozi korçar dhe jo vetëm e për të sqaruar edhe opinionin publik se kush janë cilësuar ndeshje të dyshuara si të trukuara!

Skënderbeu – Shkumbini 1-0
Kastrioti – Skënderbeu 0-0
Dinamos – Skënderbeu 1-3
Skënderbeu – Laçi 0-0
Skënderbeu – Teuta 2-2
Skënderbeu – Tërbuni 4-0

Çudia e madhe është se gjykimi i këtyre ndeshjeve nuk është bërë nga specialistë të futbollit apo inspektorë të mirëfilltë të futbollit pranë Uefa-s.

Jemi shumë të qetë në punën tonë dhe jemi të sigurtë që me punën që po bëjnë të gjitha hallkat e klubit, do të vazhdojmë të kryesojmë kampionatin dhe të pretendojmë për titullin e rradhës kampion, si i vetmi synim i Skënderbeut!”

Por klubi kampion i shqipërisë akuzohet se ka trukuar mbi 50 ndeshje mes tyre mga kampionati shqiptar, Kupa e Shqipërisë, si dhe në ndeshjet europiane./Fatjon Baze, TemA TV


 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje