PROFILI/ Avokati slloven që u zgjodh në krye të UEFA-s

14 Shtator 2016, 17:21Sociale TEMA

Aleksander Çeferin është presidenti i ri i UEFA-s. Kandidati slloven arriti që të mposhtë rivalin e tij hollandezin Van Prag me një rezultat të thellë, ku nga 55 Federata që votuan, Çeferin arriti që të marrë 42 vota, ndërsa Van Prag vetëm 13-vota.

Ceferin zëvëndëson në këtë detyrë Mishel Plantinin.

Pasi arriti të zgjidhet në krye të presidencës  së UEFA-s, ai i falenderoi të gjithë për besimin që i dhanë.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj fantastike, për mua kjo punë do të thotë shumë dhe është një nder i madh dhe përgjegjësi e madhe. Familja ime është shumë krenare, si dhe Sllovenia ime e bukur. Dhe unë shpresoj se një ditë edhe ju do të jeni krenar për mua “ tha Çeferin pas zgjedhjes në krye të UEFA-s.

Por kush është Aleksandër Çeferin?

Profesioni i Aleksander Çeferin, presidentit të ri të UEFA-s, është avokat, duke u diplomuar për drejtësi në Universitetin e Lubjanës, dhe nisi ta ushtrojë këtë detyrë në një firmë ligjore familjare, duke treguar një interes të veçantë në përfaqësimin e atletëve profesionistë dhe klubev sportive.

Në botën e futbollit ai i mori hapat e parë në vitin 2005, duke punuar për KMN SVEA Lesna Litija,  një nga ekipet më të rëndësishme të futbollit sllovene, duke bërë  dhe hyrjen e tij në ekzekutivin e avokatëve të Ljubljanës, te trajnimit amator.

Nga viti 2006 deri në vitin 2011, ai ishte në krye të menaxhimit të Ljubljana Olimpia, para se të zgjidhej president i Shoqatës së Futbollit të Sllovenisë, një pozicion i cili është konfirmuar në shkurt të viti 2015.

Çeferin është i martuar dhe ka tre fëmijë. Gjithashtu, ai flet rrjedhshëm dy gjuhë, anglisht dhe italisht.

Në krye të UEFA-s një nga objektivat e tij është lufta kundër trukimeve të ndeshjve, si dhe ndryshimet e formulës së votimeve për vendet ku do të luhen finalet e Champions League dhe Europa League, organizimin e Kampionatit Europian dhe evenentet e tjera në Europë./ Fatjon Baze, TemA TV

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje