Ferri mbi tokë, përfshihet nga flakët një nga favela-t më të populluara braziliane

14 Shtator 2016, 19:34Sociale TEMA

Ky është momenti kur një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një nga favela-t më të populluara të Brazilit.

Zjarri në “Estrada de Alpina” është përhapur shumë shpejt, ndërsa ka shkatërruar qindra shtëpi.

Favela e ndodhur në “Estrada de Alpina” ka thuajse 500 shtëpi, ndërsa sipas raportimeve të mediave lokale, rreth 30 zjarrfikës janë vënë në gatishmëri për të shuar flakët.

Fatmirësisht, nuk ka patur njoftime për jetë të humbura, ndërsa nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

Pjesa më e madhe popullsisë së varfër braziliane jeton në favela, ku mbizotëron krimi, vrasjet dhe dhuna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje