Prifti 60 vjeçar kryen marrëdhënie seksuale me jetimen 14-vjeçare, por gjykata thotë se ishte “dashuri” …

15 Shtator 2016, 12:40Lifestyle TEMA

Ai bënte seks me një vajzë 14-vjeçare, edhe pse ishte një prift. Megjithatë, gjykatësi e ka shpallur të pafajshëm për shkak se ata të dy “e donin njeri-tjetrin”, edhe pse ajo ishte minorene dhe ai sot është 60-vjeç.

Ngjarja zë fill vite më parë kur Don Marino.G ishte pastor në një qytet në provincën Campobasso në Itali. Për një vit, ai ka pasur marrëdhënie seksuale me G.V., sot 14-vjeçe.

Siç shkruan sot e përditshmja italiane “Il Tempo”, vajza ishte jetime kur shkoi te Don Marino për të gjetur përkujdesjen që nuk mund të merrte nga prindërit e saj.

Më pas, lindi marrëdhënia seksuale dhe denoncimi u bë vetëm muaj më pas. Gjykatësi i cili ka marrë përsipër ngjarjen, vendosi që mes të dyve kishte lindur një dashuri e vërtetë dhe nuk mund të konsiderohet pedofili.

Vajza tha se dhuna e pastorit ka shkaktuar çrregullime mendore dhe fizike për të, si dhe e ka çuar drejt anoreksisë.

Ligji italian parashikon që një vajzë 14-vjeçare mund të bëjë seks me një burrë të rritur, por vetëm nëse ka konsensus dhe nëse nuk pëson presione të tilla për t’u konsideruar e paaftë për të kuptuar dhe për dashur.

Vajza mund të përfshihet në këtë kategori, raporton media italiane, pasi ajo dhe prifti u takuan fill pas vdekjes së prindërve të minorenes dhe vajza ishte në një gjendje të dobët.

Por, sipas gjykatësit nuk kemi të bëjmë me abuzim.

5 komente në “Prifti 60 vjeçar kryen marrëdhënie seksuale me jetimen 14-vjeçare, por gjykata thotë se ishte “dashuri” …”

  1. papa Anastasi says:

    Aaaaa jo ! Ne poustarakis te kishes orthodhokse greke na pelqejne vetem djemte e vegjel

  2. Anton Guri says:

    Prift e Hoxhë të dytë nuk ju duhen kujt, apo shkurt të them feja është helmi i njerëzimit.

  3. frana says:

    Abuzimet e turpshme me te miturit nga ana e prifterinjeve katolik jane bere te shpeshta.Shume nga prifterinjte ne publik paraqiten si te moralshem e te devoteshen e dhunojne femijte.Kesi shembulli kemi pase edhe nga nje prift shqiptar .Don.M.Sopi ka dhunuar nje te mitur shqiptare ne Zvicer dhe eshte denuar nga gjykata e Zvicres per kete veper makaber.Me e keqja eshte se eproret e kishes perpiqen ti mbulojne keto akte makaberdhe priftin ne fjale me sa kam degjuar e kane kthyer ne sherbim si prift ne Peje.Kjo eshte edhe me e turpshme dhe akt jonjerezor.

  4. Arjan says:

    I shkreti Tfgs cka hequr ne vogli prandaj eshte pak I trembur i dalin ne endrra sunitet alvanos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje