Domingos Montagner, një nga aktorët më të dashur dhe të njohur në Brazil, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike.
Ai po xhironte skenat e një prej telenovelave më popullore në vend dhe pas përfundimit të xhirimeve, ka shkuar për të notuar me një aktore.
Por, 54-vjeçari është mbytur.
Aktorja Camila Pitanga tha se rrymet e forta e tërhoqën tutje.
Ajo kërkoi ndihmën e banorëve vendas, por këtë të fundit hezituan fillimisht pasi menduan se mos ishte një skenë e telenovelës “Velho Chico”, e cila po xhirohej nga 54-vjeçari dhe aktorët e tjerë.
Vdekja e aktorit të njohur ka ndodhur njësoj si në telenovelën në të cilën ai luante, ku ai kishte rolin e një fermeri që lufton kundër vendasve të armatosur.
Në një prej këtyre përplasjeve në telenovelë, ai qëllohet disa herë dhe duket sikur mbytet në lumë, por pas disa javësh shfaqet sërish.
Aktori 54-vjeçar ishte i martuar prej 14 vitesh dhe kishte tre fëmijë.
Vdekja e tij ka shokuar brazilianët.