Ndahet nga jeta ish-presidenti i Italisë, Carlo Azeglio Ciampi

16 Shtator 2016, 13:54Bota TEMA

Ish-presidenti i Italisë, Carlo Azeglio Ciampi ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare në një klinikë në Romë, ndërsa prej kohësh gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Lajmi për vdekjen e ish-presidentit të dashur të Italisë u konfirmua nga familjarët e tij.

Carlo Azeglio Ciampi lindi në Livorno më 9 dhjetor të vitit 1920 dhe u bë president i 10-të i Italisë më 13 maj të vitit 1999 duke qëndruar në këtë post deri në vitin 2006. Gjithashtu, ai shërbeu edhe si Guvernatori i Bankës së Italisë nga viti 1979 deri në vitin 1993.

1 komente në “Ndahet nga jeta ish-presidenti i Italisë, Carlo Azeglio Ciampi”

  1. Tema says:

    Jemi ftohur me ta që prej rastit të tre kuksjaneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje