Kryeministri Edi Rama ishte sot me banorët e Gruemirës në Shkodër, nga ku ka ftuar fermerët e Malësisë së Madhe të paraqesin projektet e tyre, në mënyrë që të përfitojnë nga fondi i garancisë bujqësore.
Rama tha se Qeveria në bashkëpunim me BERZH kanë vënë në dispozicion të tyre 300 milionë euro.
“Jam i vetëdijshëm për dhimbjet, shqetësimet, hallet e shumë familjeve. Jam shumë i vetëdijshëm për faktin se gjithë ky program i Rilindjes Urbane nuk ka arritur të prekë shumë zona, shumë komunitete. Nga ana tjetër jam i bindur se vështirësinë e jashtëzakonshme të këtij transformimi, ku të gjithë ishin lënë në dorë të Zotit dhe në dorë të vetes, është një transformim që nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë.
Programi i ujit në parcelë, deri fund të mandatit do jetë një premtim i mbajtur. Shteti është garantues i financimeve në fshat”, deklaroi Rama.
Por banorët kur kanë marrë fjalën duket se kanë qenë të pakënaqur dhe problemet kryesore që ata kanë shprehur ishin faturat afrofe, problemi i regjistrimit të tokave dhe uji i pijshëm, raporton Panorama.
Një banor: Lexuesi i sahatit a ka të drejtë në sy të familjarit me thënë kaq ke shpenzuar?
Rama: Historitë e Saliut që i kemi akoma nëpër këmbë do i kemi akoma nëpër këmbë, të lutem ju jeni njerëz që jetoni me punë, punë pa punë s’ka, kështuqë cdo gjë do punën e vet, ka probleme të tilla sa të duash, faleminderit që e ngrite problemin.
Një banor: Po e bën popullin të pakënaqur KESH-i se me të gjithë e kemi komunikuar, cohen faturat afrofe…
(Rama e ndërpret)
Rama: Në Shqipëri në gjithë territorin, sot ka vetëm 4 mijë konsumatorë ku mund të jeni edhe ju, që për arsye teknike s’kanë dalë akoma nga afrofeja….
(Nderhyn banori)
Rama: Më lër të mbaroj unë mor zotëri, tashi ma bone mua pyetjen ca po bën po ma përkthen? E kuptoj shumë mirë shqipen nga fillimi deri në fund se e kam mësuar shumë mirë nga kjo puna e partisë sa ja di partisë për shumë nder. Ky problem do zgjidhet brenda Nëntorit, sot s’ka më afrofe në Shqipëri.
Një banor: S’dua ta zgjas shumë kryeministër…
Rama: Mos e zgjat shumë po vazhdo thuaje
Banori: Për dritat afrofe..
Rama: Brenda këtij viti të gjithë ata që janë lexues të këtyre sahateve do të lidhen me një GPS elektronik dhe gjithë puna e tyre do kontrollohet nga qendra dhe s’do ketë më asnjë kw orë më shumë të shënuar për të paguar pa e konsumuar.
I keni parë nëpër filma kur i nxjerrin kshu, si quhet ajo Paulin se ti ke qenë në polici, kur i lirojnë me kusht që i venë një unazë elektronike që kudo ku shkojnë e dinë ku janë, kshu do jenë edhe lexuesit e OSHEE, as ata s’do bëjnë më numra me ju, as ju me ata, hajde të të coj tek kafja e fshatit unë të jap një raki, ti më jep 5 kw.
E pyeti Rama kete fshatarin si e ka grun ?
Sot ne mengjez ne spitalet e shteit humbi jeten nje nene dhe femija i saj.
Mbreme ne ora 22+30 familja e dergon ke materinteti Koco Glozheni.
ne ora 23+30 maternitei e dergon ke QSUT-a.
ne ora 01 QSUT e dergon ke Senatoriumi.
ne ora 05 Senatoriumi e dergon ke QSUT ku konstatohet se femija ne barkun
e nenes kishte nderruar jete.
ne ora 05+30 nenen e fusin ne salle te operimit qe ti hiqnin femijen e vdekur
por e keqja e Rilindjes Socialiste vazhdon se vdes dhe nena.
Edi Rama si kryeminister e dergoj Linden qe te pillte Zahon ne klinika moderne
dhe nuk e mbajti te pillte ne spitalin e reformuar shqiptar.
Gruaja e kryeministrit e pjella e saj duhej te kishin ate fund e jo nena e gjore.
ZOTI i shef keto gjera,ZOTI le te na gjykoje.
Ne cfare shekulli jemi!!??
deri me sot nuk vjen fatura, shkova te pika e osshe dje per pagesat ne sheshi” uillson”,pritarradhen 6 veta , nuk kane dale faturat ne sistem per shkallat 1 deri ne 10 te pallateve agimi,
i drejtohem sistemit onlain,per faturat bill, nukfunksionon
pse kjo zvarritje ka tre muaj qe faturat vijn pas dates 25 teco muaji
llogarisin 1 muaj e 25 dite
palo pune
Ooooo Mero po i coni nje njeri ti flas Edvinit or burra mos te shkoje me fshat me fshat vete po te dergoje ndonje perfaqesues se na bete me dhimbje ky tekahyt qe ne cdo fshat qe shkon do bjere ne nivelin e shakaxhiut te fshatit. Le qe nuk durohet me ate te folmen pathetike sikur ka karamele ne goje. Semundja e tije me fermeret si Saliu me gersheret e rrugeve na e shpifi.
Pronesia mbi shtepine dhe token, ju njihet te gjithe atyre qe jane ne toke te huaj apo prone shteterore, me plan apo pa plan ndertimi, dhe kjo si ne pushtet eshte PS apo PD , asgje nuk ndryshon, e vetmja gje qe bejne dallim eshte portofoli, ate nuk e kane te perbashket ! Doktor MORTJA ka rindertu kullen ne token e te pareve dhe gjithashtu ka ndertu vile ne gjirin e Lalezit! Edi Rama ka ndertu kullen e vet ne toke te tjeter kujt ! Ilir Meta po te njejten gje! Vete trashegoj nje toke bujqesore ne nje nga zonat me te humbura te vendit, po bej gjithcka mundem, me pamundesite e mia, pa energji elektrike, pa uje, pa rruge, me vendim gjyqi per kthimin e prones. Megjithese ka vite qe kerkoj Certifikaten e Pronesise nuk ma japin! Sepse ketu tek ne nuk ka ligj por jemi ne meshiren e bandave politike!
O gero ti je ne shekullin e saliut qe nuk do te paguash drita ,uje asgje prandaj flasin ashtu ata trima se zonat e veriut nuk kane paguar kurre.