Donald Trump nuk resht së çudituri me deklarat e tij që jo rrallë herë shkaktojnë pështjellim.
Pak javë më parë ai bëri një deklaratë ku thoshte se për të ndalur Hillary Clinton mund të “përdorim Amendamentin e 2”.
Ky amendament flet për të drejtën e qytetarëve amerikanë për të mbajtur armë.
Pra ishte një thirrje indirekte për të përdorur armët kundër kandidates amerikane.
Por sikur të mos mjaftonte ajo deklaratë, ai e ka përsëritur dje në një mënyrë më të qartë.
Republikani po fliste në një miting në Majemi kur bëri deklaratën shokuese.
“Le të provojmë t’u heqim armët rojeve të saj, dhe të shohim se çfarë do të ndodhë me Hillary Clinton”, tha Trump.
Mbështetësit e Trump natyrisht që qeshën me këtë deklaratë, por media i ka bërë kritika të forta.
Thirrjet e tij janë konsideruar shpesh ekstremiste, raciste dhe ksenofobe.
Por për Trump duket se këto konsiderohen si deklarata normale.