Nga Kristo Çakuli.
(Vështrim i shkurtër historik mbi zhvillimet në Turqi).
Më 1853 cari i Rusisë, Nikolla, karakterizoi Perandorinë Osmane si <<të sëmurin e madh të Europës>>. Pas gati një shekulli, një situatë të ngjashme me atë të <<të sëmurit të madh të Bosforit>>, duket se po jeton edhe Turqia e sotme. Pas grushtit të shtetit të dështuar, përpjekja për vlerësimin e ngjarjeve dramatike të fundit, na çon në mënyrë të pashmangshme në studimin e periudhës, gjatë së cilës Perandoria Osmane islamike, por edhe shumëkombëshe, u shndërrua në komb-shtet dhe mori emërtimin Republika e Turqisë (Turkiye Cumhuriyeti). Fillimi i marrëdhënieve armiqësore midis islamistëve fanatikë, ithtarë të Sarias dhe nacionalistëve liberalë, simpatizantë të demokracisë, ndodh pikërisht në atë periudhë të vështirë historike. Si pjesë apo vazhdim i kësaj ndeshjeje mund të konsiderohet edhe kontradikta e sotme e Erdoganit me Gulenin.
Shfaqja e neoturqve në fillim të shekullit të kaluar (1908), të cilët predikonin një ideologji nacional-socialiste të hershme, krijoi të dhëna të reja. Zhvillimet pas Luftës së Parë Botërore, favorizuan një kalim paqësor në epokën e kombeve-shtete, duke respektuar kështu edhe të drejtat të grupeve të tjera etnike. Autonomizimi i Mustafa Qemalit, ithtar i flaktë i nacionalizmit neoturk, konkludoi në ndeshje të ashpër me qeverinë otomane. Shtabi i nacionalistëve u bë Ankaraja, kurse Kostandinopoja mbeti selia e Halifatit të vjetër. Dishepujt e Sulltanit do ta karakterizonin kolonelin turk të demonizuar, afetar dhe heretik dhe do ta shpallnin jashtë ligjit. Por fitorja e Qemal Ataturkut në luftën kundër grekëve dhe armenëve (1919-1922) ndryshoi të dhënat. Pushteti sulltanik u reduktua në nivelin e një guvernatori provincial dhe idetë neoturke për strukturimin e kombit-shtet turk u realizuan në praktikë.
Reformimin ideologjik të Turqisë nacionaliste e mori përsipër Ziyia Giokalp. Në librin e tij <<Parimet bazë të turqizmit>>, i cili përbënte drejtimin-orientues të shtetit të ri, otomanët përshkruhen negativisht, si krejt të kundërt me turqit, madje, si armiq. Perandoria Osmane përshkruhet si e indoktrinuar nga Bizanti dhe konsiderohej më tepër romake, sesa turke. Ndërkaq, përballë rrezikut të pushtimit të Turqisë prej Fuqive të Mëdha të epokës (kryesisht nga Rusia, Franca, Anglia dhe Italia), si edhe përballë tendencave të theksuara separatiste të kombeve dhe kombësive përbërëse të Perandorisë Osmane, idealet nacionaliste neoturke të Giokalpit ndikuan fuqimisht në frenimin e copëtimit të mëtejshëm dhe në stabilizimin për gati një shekull të shtetit të ri të Azisë së Vogël.
Në kuadrin e mbisundimit pushtetor absolut të neoturqve, Mustafa Qemali shkaktoi ndeshjen frontale me Islamin. Rrëzoi fronin e Sulltanit dhe themeloi një sistem monopartiak totalitar, i cili formalisht kujtonte demokraci borgjeze perëndimore. Shfuqizoi statusin e Halifit, domethënë të udhëheqësit fetar më të lartë, i cili ishte sanksionuar fill pas vdekjes së Muhametit (në vitin 632 të Erës së Re). Për herë të parë Bota Islamike, pas gati 13 shekujsh, mbeti pa krye. Dhe sigurisht, pas rrëzimit në fjalë, mori fund edhe pushteti i dinastisë së Osmanit, i cili para shtatë shekujsh kishte themeluar shtetin otoman. Në vazhdim, sanksionoi me dekrete kushtetuese ndarjen e shtetit nga feja, një akt politik i cili, për epokën, përbënte një reformë tepër të guximshme, radikale, demokratike dhe përparimtare. Politika e jashtme mori drejtim europian, ose më saktë, perëndimor.
Aktualisht, me reformat e Qemal Ataturkut u ndaluan taborët islamikë, medresetë, teqetë, shkollat fetare, arsimimi tradicional. Gjithashtu, u ndalua funksionimi i gjykatave fetare që zbatonin Ligjin Islamik (Saria) dhe u sanksionua një sistem i ri ligjor, i cili bazohej në legjislacionin penal zvicerian. U zëvendësua kronologjia islamike me kalendarin gregorian perëndimor dhe iu mohua me ligj e drejta Islamit për t’u karakterizuar si feja zyrtare shtetërore. U ndalua kategorikisht veshja tradicionale islamike në institucionet publike. U ndërmor një fushatë gjigante propagandistike (që arriti deri në nivelet më të larta akademike) për krijimin e një historiografie të re, filozofia e së cilës mbështetej në bazën e mbitheksimit të rolit të turqve në historinë e njerëzimit. U ndalua alfabeti i shenjtë i Islamit, domethënë i arabishtes, dhe u zëvendësua me atë të latinishtes. Kështu, brezat e rinj u shkëputën prej çdo lloj kontakti me literaturën e pasur otomane. Siç përmend edhe Paul Dumont, biograf i Qemalit… <<Madje edhe emri i Zotit ndryshoi, sepse kështu dëshironte Qemali. Allahu u detyrua që t’i lërë vendin Tanri-ut, fjalë e lashtë turke e Azisë Qendrore…>>
Pas ngjarjeve tragjike të fundit të Turqisë, të gjitha të dhënat tregojnë se osmanllinjtë po rikthehen. Dhe, siç e treguan nëpër shekuj, osmanllinjtë shquheshin historikisht për tendencat e tyre të theksuara ekspansioniste dhe pushtimet e dhunshme, nën preteksin e përhapjes së Islamit nëpër botë. Sigurisht që rrethanat historike të sotme janë krejt të ndryshme me ato të para një shekulli, megjithatë, grushti i shtetit i dështuar po vërteton edhe njëherë përçarjen e thellë që u shkaktua në botën e vjetër otomane. Procesi i rikthimit dinamik të Islamit (në variantin fanatik apo fontamentalist, por i kamufluar nën mantelin e fesë <<kulturore, humane dhe paqësore>>), i cili filloi me hapa të ndrydhura qysh në epokën e Turgut Ozalit, në ditët e sotme duket se po përfundon, me rrëzimin si të mbeturinave të fundit të qemalizmit të vjetër, ashtu edhe të rrymës shoqërore Gulen, i cili u përpoq që të gërshëtojë pushtetin teologjik të Koranit me atë të demokracisë borgjeze perëndimore.
Me dështimin e grushtit të shtetit dhe goditjen nga Erdogani të çdo lloj forme laike të shprehjes, duket se po mbyllet një cikël historik prej njëqind e ca vjetësh. Një cikël që filloi më 1908 me ardhjen në pushtet të neoturqve nacionalistë, të cilët u drejtuan kundër otomanëve, turqve liberalë dhe shfarrosën komunitetet e krishterë. Në fund të këtij cikli, sot, trashëgimtarët e osmanllinjve të vjetër, të cilët kanë adoptuar në filozofinë e tyre një pjesë të madhe edhe të nacionalizmit turk, po përpiqen që të marrin revanshin historik. Dhe, sipas të dhënave të deritanishme, duket se do ta realizojnë synimin e tyre. Pengesa e madhe e fundit është ushtria turke, e cila pavarësisht nga goditjet që pësoi vitet e fundit prej Erdoganit, (ose ato që do të pasojnë pas ngjarjeve të fundit), vazhdon të mbetet një kundërshtar serioz dhe i fuqishëm. Ndërkaq, sipas shumicës dërrmuese të analistëve, një gjë është e sigurt dhe e padiskutueshme. Se Turqia, cilatdo qofshin zhvillimet e së ardhmes, nuk do të jetë më ajo që ka qenë në shekullin e fundit. Nëse do të bëhet më demokratike apo më islamike, askush nuk jep garanci.
Ne shqip nuk thuhet “neoturk”, po “xhonturk”. Nuk thuhet “Halifat, Halif”, po “Kalifat, Kalif”.
Nuk quhej Ziyia Giokalp, por “Ziya Gökalp”; shqip: Zija Gëkalp”.
Greqishtja nuk eshte gjuhe burimore per historine boterore; nuk mund te merren referencat emerore nga greqishtja, pervecse kur behet fjale per historine dhe kulturen greke.
Historia Boterore po mos te kishte Terma Greqisht do te Ishte MEMECE. vet fjala Histori, Etni, Patriot, Epok, Legjend dhe qindra mijera fjale jane Greqisht.
Qe te bindesh per te thenat e mia kerko c’do fjale te dyshimt ne Internet duke e shoqeruar me fjalen “Etymology”, lexo ne Internet “english word derivate from Greek”, lexo ne Internet “Greek name of Baby”.
Madheshtia e Greqishtes eshte njofur nga gjithe Bota e Civilizuar, sa per Arnautet nuk i plas askujt.
(.) Pisoglendi mos u masturbo shume se do qullesh o budall ? ? ? Natyrisht qe ka shume fjale te helenishtes (jo te greqishtes) qe jane futur ne emertime nderkombetare dhe ne gjuhe te ndryshme. Kjo ka ndodhur qe atehere kur helenishtja (jo greqishtja) kishte statusin e “lingua franca” Me pas kete status e mori gjuha latine,me tej gjuha frenge dhe sot e ka gjuha angleze! Megjithate nuk ka njerez (pervec neogrekeve debila si puna jote) qe te masturbohen kaq fort me nderfutjet gjuhesore psh te latinishtes,frengjishtes apo anglishtes ne gjuhet boterore. Por ju debilat bythcpuar jeni me te vertet specie qesharake dhe koktrashe ?
Sidoqofte duke patur plotesisht te qarte se niveli jot kulturor eshte shume i ulet dhe ai gjuhesor edhe me i ulet,po te shpjegoj vetem disa njohuri te thjeshta te gjuhesise : gjuhet e njerezimin ndahen ne grupe te medha,te cilat permbajne grupe e nengrupe te vecanta. Ne Evrope dhe Azi mbizoterojne gjuhet e grupit te quajtura indo-evropiane. Te gjitha keto gjuhe kane te njejten prejardhje,pra te njejten burim qe gjuhetaret e quajne gjuha meme ( sanskrite). Ne grupin e gjuheve indoevropiane futen pothuaj te gjithe gjuhet e Evropes (perjashto hungarisht,finlandisht dhe turqisht). Gjuha helene eshte nje nengrup me vehte i gjuheve indoevropiane (prej nga rrjedh neaelinika),ashtu sic gjuhet latine (italisht,frengjisht,rumanisht,spanjisht,portugalisht),gjuhet gjermanike (anglisht,gjermanisht,hollandisht,danisht…) ,gjuhet sllave (rusisht,polonisht,cekisht,kroatisht…). Edhe gjuha shqipe eshte nengrup me vehte,eshte indoevropiane por jo ne grupet e tjera por gjuhe-grup me vehte. Kjo do te thote se te gjitha keto gjuhe kane te njejtin burim,prandaj ne gjithe keto gjuhe gjejme fjale me rrenje te njejte te formezuar ne forme te ndryshme psh nje shembull fare i thjeshte : nate-night-note-nixta. Ceshtja e lashtesise se gjuhes ka te beje me ruajtjen e saj ne format e sotme. sa me forma te shkurtra te kete gjuha e sotme,aq me e lashte ne perdorim konsiderohet ajo nga gjuhetaret. Kjo lashtesi ne perdorim tregon se populli qe e flet ate gjuhe eshte po ashtu i lashte. Pikerisht gjuha shqipe ne formen e saj (dhe duke qene nengrup me vete dhe i vetem) eshte nje nga argumentat me shkencore dhe te pakundershtueshem te lashtesise se shqiptareve,prandaj ajo qe luftohet me shume eshte gjuha shqipe,kercilli i kombit shqiptar.
Sidoqofte ka shume studime qe fjale te shumta ne helenisht (jo ne greqisht – neaelinika qe eshte nje degezim i bastarduar i dialektit aleksandrin te helenishtes),pra shume fjale jane para-helene dhe cuditerisht kane kuptim ne gjuhen shqipe. Keto jane studiuar qe ne librat e Homerit dhe perqasja e shume fjaleve me gjuhen shqipe ka nje kuptim jo thjesht simbolik. Qe shqipja eshte para-helene dhe helenishtja (jo greqishtja) ka marre shume fjale prej asaj gjuhe (qe shume i thone pellazgjike),duke filluar qe nga shume emra perendish e deri ne emertime sendesh dhe folje veprimore.
Sidoqofte per nje BUDALLA DHE IDIOT si ky (.) eshte fare e thjeshte ti thuash qe ashtu sic mund te kerkoje ne internet per “english word derivate from greek” ose “greek name of baby”,po ashtu mund te gjesh per “greek word derivate from latin,sllavian,albanian,english…” apo “latin,albanian,sllavian,english …name for baby” ? ? ?
Le te vezhgojme psh emertimin “patriot” ! Nuk ka asnje lidhje me greqishten,por vjen qartesisht nga forma e latinishtes “patria”,prej nga ka hyre edhe ne shume gjuhe te tjera,edhe ne greqisht. Rrenja e fjales eshte “at” (shqip) qe ne latinisht eshte “pater” dhe ne greqisht “pateras”. Burimi duket i njejte por forma me e lashte duket vete se kush eshte ?
at-pater-pateras
Nuk eshte Saria, por Sherjati kunder demokracise.
Ne shqip nuk thuhet “neoturk”, po “xhonturk”. Nuk thuhet “Halifat, Halif”, po “Kalifat, Kalif”.
Nuk quhej Ziyia Giokalp, por “Ziya Gökalp”; shqip: Zija Gëkalp”.
Greqishtja nuk eshte gjuhe burimore per historine boterore; nuk mund te merren referencat emerore nga greqishtja, pervecse kur behet fjale per historine dhe kulturen greke. Nese keni synim t’i jepni gjuhes shqipe nje fytyre greke, kjo eshte pune tjeter, por eshte nje çeshtje e mbyllur prej me shume se 100 vjetesh. Shqipja e shkruar sot ka fytyre shqiptare-perendimore (latine), jo shqiptare-lindore (greke, turke, sllave).
Vetem do te beheni qesharake me “padijen” tuaj. Provoni te shkryani greqisht “Eouripyntes” ne vend te “Euripidis” (qe shqiptohet Evripidhi”) dhe do te shikoni cfare efekti do te beni ne publikun e arsimuar grek.
BRAVO….T E KUPTON QE KETA JANE GAZETARET E TEMES!
O Kari-gjues nuk shkruhet Eouripydi por Euripidi= Ευριπιδη ne Gr.=Evripidi ne Al, Eukalipt ne Al.= Ευκαλιπτος ne Gr., Aχιλεας = Akilea ne Al. dhe jo Arqilea, Eas= Αιας= Ajaxs ne Barbarisht, Ira-klis= Herkul ne Barbarisht, Evjenios=Ευγενιος= Euxhen ne barbarisht, Αγελος (Lajmetar ne Al)= Anxhelo ne Barbarisht, ….. nje Nekro-polit si do te thoshje !!!!… Nea-polit si do ta thoshje Xhon-Poli, …Mega-bit, Mega-watt, Mega-Fon, Tele-Fon, si do ta thoshje o “pro-perendimor” !!! pa jepja Shqipes ate fytyre te Re dhe na e perkthe….ne Anglisht Varrezat=cemetery= Κοιμιτηριο, perse Anglishtja Perendimore perdor fjalet Greke !!!!
“Me thuaj nje fjale ne gjuhen tende dhe une do te te tregoj se ajo eshte ne greqisht” ? ? ?
Sa jane shtuar budallenjte kohet e fundit mor …
Zoti korrigjues, korrigjimet e tua mund te themi se jane te sakta. Po mos u trego kaq i ashper me gabimet e autorit se e para e punes eshte i kombesise greke. Mendon greqisht dhe shkruan shqip. Keshtu qe eshte i justifikuar. E dyta mos e perjashto me kaq ashpersi greqishten. Ne shume aspekte te jetes eshte baza e terminologjise. Pervec shqiptareve shume te arsimuar, te tjeret qe degjojne fjalen xhonturk nuk kuptojne asgje. Ose mund te thone me mendjen e tyre se ka lidhje me xhonin ndoshta dhe walkerin. Kurse fjalen neoturk e kupton cdo shqiptar qe ka bere filloren.
Keshtu qe, be cool.
dhe te mendosh qe kolofara sunitoshqipfolese ne Shqiperi perben 90% te popullit,FATALEEEEEEEEEEEE………!!!
Ore emerpika dhe ti tjetri, pse hyni ne diskutim per gjera qe nuk i kuptoni? Niveli juaj i debatit eshte i njejte me personazhet e filmit “My great fat Greek wedding”, qe e ka bere me aq mjeshteri nje greke e emancipuar ne Amerike. Po pse ngaterroni greqishten e vjeter, gjuhe kulture boterore (fale latinishtes qe e percolli ne traditen kulturore perendimore) me greqishten e sotme. Pastaj une s’e kisha muhabetin te termat, po te menyra si shkruhen termat (qe ne kete rast vijne nga turqishtja). Apo do thoni qe edhe turqishtja vjen nga greqishtja? Jo, se kam degjuar edhe muhabete turqish qe thone se trojanet ishin turq e qe turqit kane qene atje para grekeve dhe qe Homeri ka qene kokrra e turkut, se ka qene nga Izmiri. Si eshte kjo pune, tere injorantet e dynjase njesoj flasin e njesoj jane, e pyke mazalla se hane. Nejse, pune per ju nese ju pelqen te mbeteni injorante, po te pakten perpiquni te kuptoni nje gje para se te hapni gojen per te nxjerre ajer.
Po shikoj qe edhe Kuranin e ka shkruar Korani ky Cakuli ketu siper. Mos e ka fjalen per koranin e liqenit te Pogradecit mo? Se shqip i kemi thene gjithmone Kurani, kurse koranin e hame me shije kur shkojme ne Pogradec o Kristo.