19 gra digjen të gjalla, pasi nuk pranuan të bënin seks me ushtarët e ISIS?

19 Shtator 2016, 09:37Bota TEMA

Militantët e ISIS dyshohet se kanë djegur të gjalla 19 femra, pasi ato nuk kanë pranuar që t’iu nënshtroheshin dëshirave të tyre seksuale.

Kjo gjë bëhet me dije nga mediat vendase, që i referohen të dhënave nga Abdullah al-Malla, një aktivist i medias lokale.

Sipas dëshmisë, grave iu vu flaka brënda kazanëve pasi refuzuan të kryenin marrëdhënie seksuale me luftëtarë të ISIS.

“19 vajzat u dogjën për vdekje, ndërkohë që qindra njerëz po shikonin. Askush s’mundi të bënte asgjë që t’i shpëtonte ato nga dënimi brutal”- kanë thënë dëshmitarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje