Një bombë ka shpërthyer mbrëmjen e së shtunës në lagjen Chelsea në Manhatan duke plagosur 29 person.
Është ky raporti paraprak i policisë së Nju Jorkut.
Pas shpërthimit të saj policia ka gjetur një tjetër bombë të pashpërthyer.
Kryebashkiaku njujorkez Bill De Blasio tha se bombvënia ishte e qëllimshme dhe kanë nisur hetimet.
Ai konfirmoi numrin e të plagosurve duke thënë se asnjëri prej tyre nuk rrezikon jetën.