Duket thuajse e pabesueshme por çifti më i famshëm hollivudian Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë duke u ndarë.
Aktorja ka depozituar një kërkesë për ndarje në një gjykatë ditën e djeshme, raportojnë mediat amerikane.
Lajmi ka pushtuar gjithë mediat rozë dhe duket si një rrufe në qiell të hapur.
Natyrisht që në ditët në vijim do të mësohen edhe arsyet që kanë çuar në divorcin e tyre, por shumë fansa kanë shprehur habinë e tyre.
Joli dhe Pitt kanë 12 vjet bashkë, që prej kohës kur aktori u ndaj nga bukuroshja Jennifer Aniston.
Çifti në fjalë nisi të frekuentohej prej vitit 2004, ndërsa u martuan në gusht të vitit 2014.
Jolie, e cila përfaqësohet nga avokatja Laura Wasser, nuk ka kërkuar mbështetje bashkëshortore në procesin e divorcit.
Wasser njihet për përfaqësimin që bëri së fundi të Johnny Depp në gjykatë, në procesin e ndarjes së tij nga këngëtarja Amber Heard.
Jolie e ka bërë publike edhe datën e ndarjes, duke përcaktuar 15 shtatorin e 2016-s si ditën, për të cilën duket se nuk do të pendohet, edhe pse ishin një nga çiftet më të dashura në sytë e të gjithë botës.
Dyshja e aktorëve nuk janë parë së bashku gjatë muajve të fundit, teksa u shfaqen vetëm në nëntor të 2015-s bashkë në një event që promovonte filmin “By the Sea”.
Ky do të jetë divorci i tretë për Jolie, e cila ka qenë e martuar më herët me yllin e “Sherlock”, Johnny Lee Miller, si dhe Billy Bob Thornton.
Ndërsa martesa e parë e Pitt ka qenë me aktoren Jennifer Aniston, e cila përfundoi në vitin 2005, pikërisht për shkak se u zbulua marrëdhënia e tij me Jolie, të cilën e takoi gjatë punimeve për filmin “Mr. dhe Mrs. Smith”.
Tashmë ata duhet të ndajnë edhe pasurinë, e cila shkon në qindra miliona dollarë, por edhe kujdestarinë e fëmijëve.
Some people can’t be tamed!
pune kurvash dhe kurvaresh
E po cfar tju bejm , mbase jan ngopur . U befshin me mir
poplli thot “u nga shapi nga sheqeir” por ne kte rast duhet me thon “u nda pjeshka nga kalliri misrit t pjek”
Divorci leshit, gazetar leshit