VIDEO/ Nipi i bosit të mafias italiane bllokon qytetin për 3 orë: Zbriti me nusen me helikopter

20 Shtator 2016, 17:42Lifestyle TEMA

Antonio Gallone e ka bllokuar qytetin Nicotera të Italisë për tri orë, derisa ka zbritur me helikopter me nusen e tij Aurora, për të filluar ceremoninë martesore. Dhëndri 31-vjeçar që është nipi i njërit nga drejtuesit e organizatës kriminale Ndragheta, ka festuar më pas në një ceremoni madhështore ku ka pasur qindra të ftuar, transmeton Telegrafi. Mirëpo, bllokimi i qendrës së qytetit gjatë orëve të pasdites, nuk është parë si gjest i mirë nga organet e rendit, të cilët kanë filluar hetime.

Gjykatësit duan të zbulojnë se kush i ka bllokuar rrugët, duke u ndaluar qytetarëve të thjeshtë kalimin normal.

Behet e ditur se sheshi ka qenë i shtruar me tapet të kuq, kurse të ftuarit vinin me super-vetura si Ferrari dhe Maserati.

3 komente në “VIDEO/ Nipi i bosit të mafias italiane bllokon qytetin për 3 orë: Zbriti me nusen me helikopter”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Jane kusheriinjte tane
    Nuk i ndal asgje.

  2. Jurentedamllaja says:

    Ja dasmat e mafiozeve ne Itali njelloj si dasmat e politiqeneve shqiptar,Mehdiu and company!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje