INVESTIGIMI/ Resortet turistike në bregdetin e jugut po ndërtohen në prona të grabitura

20 Shtator 2016, 16:24Ekonomia TEMA

Edhe pse qeveria ka qenë në dijeni të plotë, të një serie të gjatë falsifikimesh të pronave në bregdetin e Palasës, ajo ka miratuar ndërtimin e dy resorteve turistike, duke i dhënë njërës prej kompanive ndërtuese mburojën juridike si “investitor strategjik”.

Nga Lindita Çela

Karabinatë e ndërtesave disakatëshe në bregdetin e Palasës po ngrihen ngadalë duke u ngjitur në faqen e Malit të Çikës dhe tashmë duken që nga qafa e Llogarasë. Plazhi me guralecë të imët dhe të bardhë, që shtrihet në të dy krahët e deltës së lumit Palasë, është kthyer në një kantier ndërtimi. Makinat e tonazhit të rëndë, të ngarkuara me materiale inertesh, lënë pas shtëllunga të bardha pluhuri duke trazuar peizazhin idilik të detit Jon.

Në plazhin dikur të virgjër, të njohur nga banorët e zonës me emrin Dhraleo, ose Rrugët e Bardha, në 7 mars, 2014 qeveria aktuale ka miratuar lejen e zhvillimit për resortin turistik “Green Coast” – një kompleks vilash dhe apartamentesh me investitor grupin Balfin, i shtrirë në një sipërfaqe prej 185 mijë metrash katrorë. (Kliko këtu dhe këtu për të parë vendimet e qeverisë për ndërtimet e fshatrave turistike.)

Pak kilometra më tutje, në të njëjtën datë, Këshilli Kombëtar për Rregullimin e Territorit, i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, ka dhënë një tjetër leje ndërtimi për një resort vilash të shtrirë në një sipërfaqe prej 8 mijë metrash katrorë, me investitor kompaninë Eurocol sh.p.k.

Kompleksi turistik “Green Coast,” ka marrë në vitin 2015, vlerësimin si investim strategjik në fushën e turizmit, duke i dhënë investitorit mbrojtje juridike nga problemet dhe pretendimet e pronësisë mbi tokën mbi të cilën ai po ndërtohet.

Megjithatë, dokumentet dhe dëshmitë e siguruara nga BIRN, tregojnë që ky resort, por edhe kompleksi i vilave i Eurocol sh.p.k, po ndërtohen në prona të cilat janë tjetërsuar nga pronarët e ligjshëm nëpërmjet falsifikimeve ose vendimeve të paligjshme, për të cilat strukturat më të larta të shtetit kanë pasur dijeni të plotë.

Në momentin kur lejet e ndërtimet për resortet janë miratuar në vitin 2014, tjetërsimi i pronave në Palasë ka qenë objekt hetimi i Prokurorisë së Vlorës dhe i Task-Forcës për Verifikimin e Ligjshmërisë dhe Mënyrës së Tjetërsimit të Pronave të Paluajtshme Shtetërore pranë Kryeministrisë. (Kliko këtu për të parë konkluzionet e hetimit të Task-Forcës). (Kliko këtu për të parë vendimin e kryeregjistruesit Ilirian Muho).

Edhe pse këto dy institucione kanë zbuluar se qindra hektarë tokë mbi të cilat resortet po ngrihen – në pronësi të katër familjeve – janë tjetërsuar në mënyrë të paligjshme, autoritetet nuk kanë arritur t’i japin zgjidhje pretendimeve të tyre të ligjshme, duke hedhur dyshime mbi premtimin e kryeministrit Edi Rama, për të zgjidhur çështjet e pronësisë përgjatë bregdetit të jugut.

E pyetur nga BIRN mbi problemet e pronës mbi të cilën po ndërtohet resorti “Green Coast” në bregdetin e Palasës, ministria e Ekonomisë refuzoi të komentonte. Ndërsa, grupi Balfin, i hodhi poshtë akuzat se prona mbi të cilën resorti po ndërtohet kishte probleme.

“Green Coast  është pjesërisht pronare e truallit në zhvillim dhe për një sipërfaqe trualli me pronësi private ka një kontratë sipërmarrje me pronarin e tokës,” i tha BIRN zëdhënësja e kompanisë Ersi Kasmi.

Ndërkohë Eurocol Sh.p.k i tha BIRN se nuk mund të komentonte, sepse “personi përgjegjës brenda kompanisë ishte jashtë vendit për një kohë të pacaktuar.”

Tjetërsimi i 3 dynym tokë në 210 dynym

Kiço Nina ishte 50-vjeç kur në vitin 1996, filloi të kërkonte nëpër institucione pronat e gjyshit të tij, Foto Nina. Tani që po i afrohet të 70-tave, ai ka mundur të sigurojë vetëm një çantë të madhe me dokumente, pa arritur ta hipotekojë pronën e trashëguar.

Në nëntor të vitit 2009, gjykata e Vlorës i njohu pronësinë fisit Nina, mbi një sipërfaqe toke prej 4.8 hektarësh në plazhin Dhralea të Palasës, dhe urdhëroi Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluejtshme, ZRPP, në Vlorë ta regjistrojë atë.

Por kur Nina iu drejtua ZRPP-së për regjistrimin e pronës, ai zbuloi se ajo ishte regjistruar në emër të një familjeje tjetër, trashëgimtarë të bashkëfshatarit Polimer Beja.

“Kur shkojmë për të regjistruar pronën mësojmë se ajo ishte regjistruar në emrin e Kiço Bejës që në vitin 2009, ndërsa Agjencia e Trajtimit të Pronave refuzoi kërkesën me argumentin se ishim jashtë afateve të shqyrtimit,” tha Nina për BIRN.

Dokumentet që BIRN disponon, tregojnë që ngjashëm me Ninën edhe tre familje të tjera, kanë zbuluar se prona e tyre në plazhin e Palasës, ishte regjistruar në emrin e familjes Beja dhe të katërta i janë drejtuar Prokurorisë së Vlorës në vitin 2012, me një kallëzim për falsifikim dokumentesh.

Sipas një raporti të Task-Forcës për Pronat në Kryeministri, në Prokurorinë e Vlorës, kanë paraqitur kallëzim përveç Kiço Ninës, edhe anëtarë të familjeve Ruçi, Bifsha dhe Duni, kundër shtetasit Polimer Beja dhe përfaqësuesit të tij më prokurorë, dhëndrit Stefan Billa.

Nga procesi hetimor i kryer nga Prokuroria e Vlorës, ka rezultuar se Polimer Beja dhe dhëndri i tij Stefan Billa, kanë falsifikuar dokumentin e titulluar “certifikatë pronësie nga Kryepleqësia e fshatit Dhërmi,” për tjetërsimin e pronave në Palasë. Nëpërmjet këtij dokumenti të falsifikuar, ato kanë transformuar një pronë prej 3 dynymësh, në 210 dynym. (Vendimi i Gjykatës mbi tjetërsimin e pronës në Palasë)

“Dokumenti…, në pikën 12 bën fjalë për një sipërfaqe prej 3 dynymësh, ndërsa në pikën 15 për një oborr 18m x 20m, në emër të ish-pronarit Kiço Beja, ndërkohë në të njëjtat referenca dokumenti i paraqitur në Gjykatë dhe ZRKKP

Qarku Vlorë, pasqyron në pikën 12, të dhëna për një sipërfaqe 130 dynym dhe në pikën 15, të dhëna për një sipërfaqe 80 dynym të lidhur me këtë pasuri,” shkruhet në raportin e Task-Forcës.

Megjithëse është provuar falsifikimi, gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë në vitin 2013, dhe më vonë ajo e Apelit të Vlorës në vitin 2015, i kanë pezulluar hetimet kundër Billës dhe Bejës, me argumentin se prokurori ka kryer hetime dhe administruar dokumente përtej afateve procedurale.

Sipas Kiço Ninës, mbi këtë pronë të falsifikuar, e cila është përfshirë në një seri të gjatë transaksionesh imobiliare nga viti 2009 deri në vitin 2012, sot po ndërtohet kompleksi turistik “Green Coast.”

Sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN, në vitin 2013 kjo pronë është regjistruar në emër të Gent Prizrenit, me 112 dynym në pronësi dhe Pullumb Petritajt, me 71.5 dynym në pronësi.

Prizreni është një biznesmen nga Tirana, kunati i i pronarit të grupit Balfin, Samir Mane. Ndërkohë, Pëllumb Petritaj është një shtetas nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në falsifikimin dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme në bregdetin e Vlorës dhe të Himarës.

“Certifikata e Bejës është në vitin 2009, dhe e njëjta pronë shfaqet në emër të [Gent] Prizrenit në vitin 2012. Këta persona që e kanë përfituar pronën e kanë përfituar me falsifikime,” tha Nina.

Familjet Duni,  Nina, Ruci, dhe Bifsha kanë kërkuar vazhdimisht ndërhyrjen e institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, që nga kryeprokurori Adriatik Llala e deri tek kryeministri Edi Rama, për të zgjidhur mbivendosjet në pronave të tyre.

Nëpërmjet shkresave të njëpasnjëshme, ata venë në dijeni krerët e institucioneve për falsifikimet e bëra dhe uzurpimin të pronës,  sipas tyre, nga kompania ndërtuese në Palasë.

Kiço Nina shprehet se tashmë e ka humbur shpresën që institucionet shqiptare do ta zgjidhin tjetërsimin e paligjshëm të pronës së tij; megjithatë, ai shton se sa të ketë frymë, do ta ndjekë çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Shkresat që kemi dërguar bien në vesh të shurdhër, por unë sa të jem gjallë do të jetoj për të mbrojtur  pronën e etërve të mi,” tha ai.

“E di që nuk do të gjej drejtësi këtu, por jam i sigurt që në institucionet ndërkombëtare po,” shtoi Nina.

Investimi strategjik

Në fillim të tetorit të vitit 2013, kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, miratoi një leje provizore të veçantë për kompaninë zhvilluese S.E.R.E sh.p.k dhe zbatues Mane T.C.I, me objekt “rrëthim provizor të pronës,” për sipërfaqen e regjistruar në emër të Prizrenit dhe Petritajt në plazhin Dhralea në Palasë.

Në lejen e lëshuar nga kryebashkiaku Goro, nënvizohet se zona është e “pamenaxhuar” dhe se Bashkia nuk mban asnjë përgjegjësi për vendndodhjen e saktë të pronës.

“Në rast pretendimesh të titujve të pronësisë do të bëhet pezullimi i përkohshëm i lejes, deri në një zgjidhje përfundimtare të pronës,” shkruhet në dokumentin e lëshuar nga bashkia Himarë.

Pa kaluar as pesë muaj nga leja vendore, në mars të vitit 2014, në të njëjtën zonë kadastrale, nr. 1481, kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit, firmosi lejen zhvillimore komplekse për resortin turistik “Geen Coast.”

Me propozim të qeverisë në maj 2015, parlamenti miratoi ligjin për investimet strategjike, i cili i njeh këtë status projekteve në fushën e turizmit që investojnë më shumë se 5 milionë euro dhe punësojnë të paktën 80 punëtorë.

Sipas nenit 28 të këtij ligji: “për të mundësuar zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike lejohet shpronësimi për interes publik, i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private.”

Në dhjetor të vitit 2015, qeveria ka miratuar gjithashtu 10 vendime, me qëllim lehtësimin dhe rregullimin e procedurave për investitorët strategjik.

Sipas këtyre vendimeve, shteti është i detyruar t’i ofrojë investitorëve strategjikë infrastrukturë ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm, kanalizime dhe trajtim të ujërave të ndotura, dhe infrastrukturë rrugore.

Po kështu, shteti merr përsipër veprimet  ligjore për investitorët strategjik për  konsolidimin e titujve të pronësisë, duke bërë regjistrimin fillestar të tyre në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Projektet  e grupit Balfin në fushën e turizmit ishin ndër të parat që përfituan statusin e investimit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike, strukturë kjo e drejtuar nga Kryeministri Rama. Projekti “Green Coast” në Palasë ishte njeri prej tyre.

Nëpërmjet një kërkese për të drejtë informimi, BIRN kërkoi detaje nga ministria e Ekonomisë, për kushtet e përmbushura nga grupi Balfin për të marrë statusin e investitorit strategjik për projektin “Green Coast”, dhe nëse ky i fundit i kishte zgjidhur pretendimet mbi pronën në të cilën do të ndërtohej.

Nëpërmjet një përgjigje me shkrim, ministria e Ekonomisë refuzoi dhënien e informacionit duke nënvizuar se kompania Green Coast sh.p.k, ka kërkuar që dokumentet e dorëzuara, si plani i biznesit, studimi i fizibiliteti, pasqyrat financiare dhe preventivi i projektit “të mbeten konfidenciale.”

Ndërkohë që zëdhënësi i grupit Balfin, i tha BIRN që qeveria ishte bazuar në impaktin e projektit, në marrjen vendimit të saj për t’i dhënë statusin e investitorit strategjik.

“Komiteti i Investimeve Strategjike gjykoi që projektet në fjalë do të kenë një impakt pozitiv në zonën e tyre të zhvillimit, kryesisht duke rritur numrin e te punësuarve nga banorët e zonës dhe duke rritur fluksin e turistëve,” tha Ersi Kasmi.

Kasmi i tha BIRN se prona ku po ndërtohej kompleksi turistik “Green Coast” nuk kishte probleme me pronësinë.

“Ne nuk jemi në dijeni të banorëve që mund të pretendojnë tituj të pronësisë, të ndryshme nga ata me të cilët jemi nën kontratë sipërmarrje,” tha ajo. Në projektin në zonën Palasë, kompania  Green Coast, përpos pjesës për të cilën është vetë pronare e truallit në zhvillim, Green Coast ështe zhvillues në zbatim të një kontrate sipërmarrje më pronarin e tokës Gerian Kuka,” tha ajo. (Kliko këtu për të parë kontratën).

Sipas dokumentave të ofruara nga kompania, po në të njëjtën zonë kadastrale në mars të vitit 2014, rezulton pronar i një sipërfaqeje prej 130,000 m2 në Dhralea të Palasës.

Megjithatë, familjet Nina, Ruci, Bifsha dhe Duni, të cilët kanë rënë pre e falsifikimeve, thonë që e vërteta është ndryshe.

Familjet që prej vitesh sfidojnë tjetërsimin e pronës së tyre në Palasë, i thanë BIRN se përfaqësues të kompanisë së ndërtimit të resortit “Green Coast”, kanë kontaktuar me ta për të arritur një marrëveshje bashkëpunimi, edhe pse ata nuk kanë arritur ta regjistrojnë pronën e tyre ende.

Trashëgimtarëve të familjes Ruci u është ofruar një kontratë bashkëpunimi në fillim të vitit 2014, para se qeveria ta cilësonte projektin si investim strategjik. Që në krye të draft-kontratës ata njihen si pronar të ligjshëm, të cilët nuk kanë mundur ta regjistrojnë pronën për shkak se ajo ndodhet në proces administrativ në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Kompania i ofron 20 për qind si koeficent përfitimi, me kusht që pronarët të zgjidhin çështjen e pronësisë.

Jako Ruci thotë se nuk ka pranuar ta nënshkruaj marrëveshjen e bashkëpunimit  me kompaninë  “Green Coast,” e cila ka marrë dhe lejen për ndërtimin e resortit turistik.

“Ne nuk pranuam të firmosnim, pasi qëllimi kryesor i kësaj marrëveshje nuk ishte që të binim dakort, por që nëpërmjet nënshkrimit të saj ne të hiqnim dorë nga e drejta për të kërkuar pronën tonë,” tha Ruci.

Kiço Nina është i një mendje, duke nënvizuar që oferta që është bërë nga investitori, nuk ishte në favor të pronarëve.

“Na kërkonin pronën me çmime qesharake, me kusht që ne të hiqnim dorë nga e drejta e pronësisë,” tha Nina për BIRN.  (Kliko këtu për të parë letrën e familjeve drejtuar kryeministrit).

Të tjera abuzime me fshatrat turistik në Palasë

Leko Lati ka afërsisht dy dekada që kërkon pronësinë e një sipërfaqe toke të trashëguar, në zonën që banorët e Dhërmiut e njohin si fusha e Simo Latit, në plazhin Dhraleo.

Në vitin 1998, ai siguron një vendim gjykate që e njeh si pronar të një parcele prej 4.2 hektarësh kullotë në Palasë. Në vitin 2006, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i njeh pronësinë mbi 2.2 hektarë të kësaj prone, ndërsa vendimi thotë se pjesa tjetër do t’i kompensohet.

Por kur shkon të apelojë vendimin e AKKP-së, zbulon se toka ishte regjistruar në emër të pronarëve të tjerë.

“Në këtë kohë, teksa po përgatisja të apeloja vendimin e Komisionit të Kthimit të Pronave,  pasi prona ishte e lirë dhe nuk kishte arsye të kompensohej, mësoj se ajo ishte e regjistruar tek persona të tretë. Sot që po flasim ka katër palë që janë mbivendosur për të njëjtën titull pronësie, shtoji kësaj dhe një vendim qeverie për zhvillimin e një resorti turistik,” i tha Lati BIRN.

Sipas Leko Latit, abuzimet me pronën e tij nisin në vitin 2001, ku një vendim i ish kryeministrit Ilir Meta, urdhëron regjistrimin e sipërfaqeve të trojeve ku janë kryer investime nga shoqëritë huamarrëse të falimentuara.

Vendimi përfshin dhe pronën e Leko Latit, ku sipas qeverisë, shoqëria huamarrëse Kamberi kishte ndërtuar një objekt turistik, në një sipërfaqe prej 20,000 m2, me një vlerë prej 60 milion lekësh.

Pas këtij vendimi, kjo pronë e cila nuk dihet se si është përfituar nga shoqëria Kamberi, nxirret në ankand për tu shitur me 2,000 lekë metri katror. Blerësit e parë të pronës kanë qenë 8 persona, të cilët më pas ia shesin disa palëve të treta.

Në Prokurorinë e Vlorës, ka dhjetëra kallëzime të bëra nga Leko Lati për pronën e tij që nga viti 1998. Në disa raste prokuroria e Vlorës ka nisur hetime të cilat janë mbyllur me argumentin e se nuk gjendeshin dokumentet origjinale për të provuar falsifikimet. Kallëzimi më i fundit Latit është bërë disa javë më parë, dhe çështja është aktualisht nën hetim.

Në vitin 2008, një vendim i qeverisë Berisha e shfuqizon vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2001, por megjithatë, përpjekjet ligjore të Leko Latit por dhe të Bashkisë së Himarë, për të kundërshtuar trasanksionet e shitjes së kësaj pronë janë rrëzuar me vendime gjykate.

Vendimi më i fundit nga Gjykata e Lartë në shkurt të vitit 2010, ka hedhur poshtë kërkesë-padinë e Latit dhe atë të Këshillit Bashkiak Himarë, për të kundërshtuar transaksionet që kanë tjetërsuar pronën e tij.

“Shoqëria Kamberi në Dhralea nuk ka pasur asnjë pikë turistike dhe çuditërisht këtu fillon shitja e tokës tek të tretë, dhe pse nuk ka titull pronësie,” tha Lati. “Më pas nuk di kush e ka përfituar dhe së fundmi mësoj se qeveria ka miratuar dhe një resort turistik në pronën time,” shtoi ai.

Më 7 mars të vitit 2014, në tokën për të cilën Lati është endur prej vitesh në gjykata, Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit miraton lejen zhvillimore për ndërtimin e resortit turistik të shoqërisë Eurocol sh.p.k.

Me gjithë vendimin e fundit të qeverisë, Leko Lati i tha BIRN se nuk është i gatshëm të dorëzohet në betejën e tij për pronën.

“Unë do ta fal pronën, por jo atyre që po përpiqen të ma gllabërojnë,” tha ai.

“Unë do ia falë kishës, apo kujtdo tjetër, por jo atyre që përpiqen ta uzurpojnë duke përdorur dhe shtetin,” tha ai.

Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda po vijon hetimet për një  grup të strukturuar kriminal, i krijuar me qëllimin e vetëm për të përfituar pasuri të paluajtshme në zonën bregdetare të qarkut të Vlorës.

Sipas dosjes hetimore, 33 ha tokë në  Palasë të Himarës  është vënë nën sekuestro ndërsa në kërkim është shpallur Pullumb Petritaj,  e nën hetim ka dhe sërë zyrtarësh të vendor. Ky nuk është i vetmi hetim për tjetërsimin e pronave bregdetin e jugut që ka nisur prokuroria e Vlorës.

Gjatë vitit 2013, qeveria shqiptare ka miratuar dhe 6 projkete të tjera për ndërtimin e resorteve turistike. Sipas vendimeve të Këshillit Kombëtar të Territorit, lejet zhvillimore janë dhënë në, Hamallaj,  Kashar, Ishëm, Velipojë, fshatin Shetaj të Durrësit, dhe Dhërmi.

27 komente në “INVESTIGIMI/ Resortet turistike në bregdetin e jugut po ndërtohen në prona të grabitura”

  1. toni says:

    Hajde rrumpalle hajde. Shko investo atje po deshe me ate shtet hajdut.

  2. Sillo says:

    plazhi “Dhraleo”….
    Ore, po ju te BIRN gjeni ndonje toponim shqiptar se late nam, dukeni sikur pahuheni nga Gestapo Greke e Anastasit!
    PO ikni ore te gjore se late nam duke bere lojen e SOROS… gjeni ndryshi t’i harxhoni ato 5 kacidhet e hungarezit çifut

    1. Himara says:

      Kur nuk je vendali mos ha mut kot..dhraleo e ka emrin vendi..apo ti themi si do ti tani?

      1. Venja says:

        Qe zona e ka Dhraleo ky eshte fakt qe nuk e ndryshoi dot as fara e keqe e turkut 500vjet, po ama fakt eshte dhe qe Birn paguhet dhe ben vetem davane e Soros ?

      2. Sillo says:

        Ha mut se nuk ka per te gjithe ju pisat grekomane… dhe ta hash shpejt madje dhe te ngrohte, se ndryshe ta anullojne pensionin e zhulsave ? ? ?

  3. Veri says:

    Artikull “bombë”, si pordhe syfyri… pfffff… qelbet era gjobe

    1. Alban says:

      Një pyetje kam pasi e lexova (dhe mendoj që nqs dhe Birn ska pasur mundësi të identifikojë pronarë me dokumentacionin të rregullt po vetem me pretendime) a nuk do ishin këta dy investitorë te parët të interesuar që resortet e tyre ti kishin ndërtuar në kontratë me pretenduesit në fjalë nqs vërtet këta do kishin dokumentacionin origjine? Apo tashmë ky artikull përfundimisht konfirmon që
      Skish mundësi Carapuli të ndërtonte me poshtë në breg të detit po U detyrua të ndërtonte aty në majë vetëm se aty ishin pronarët me dokumentacion të rregullt e poshtë vetëm pretendues me histori stërgjyshërish që provë kanë vetëm vërtetim fakti për zonën ku kullosnin delet, po pa asnjë dokument origjine ligjore pronësie.

  4. DUMDUM says:

    Bravo BIRN! E ke qire sic duhet e sic dini ta beni me mire. Keshtu ia Hytem dikir edhe ClubMed e pastaj ankohemi si legena se nuk kemi as turizem elitar e as investime.
    Po normale se nuk te lene piranjat e gazetarise si kepushat… tamam si dhelpra boleve te dashit jeni qepur edhe ju.
    Ju lumte menderja qe e keni te lidhur me truein dhe ju dalin shkrime te dhjera pastaj ???

    1. Venja says:

      Ka per tu kenaqur mileti kur të filloj reforma. Ky milet e ka treguar qe kenaqsin e ka: ma hiq nje sy mua po ti heqesh të dy syte ketij tjetrit. Duhet patjeter penalizim dhe per denoncuesit qe mashtrojn. Tamam e ke, si stil Kakome dhe ky artikull Francezin e zbuan per te mos U kthyer asnjeher jo ne Kakome po as sikur ti japim dhraleon te gjith per zhvillim turizmi, libanezin e hoqem me barrele, turqit e greket nuk i duam, tani shqiptaret investitore!!! Kur U bene keta? Pse nuk i njohim ne? I ka miq Rama po leje U dha Berisha ose miq meta po leje U dha Rama? Ky milet jemi, duam dhe investime, dhe turizem dhe shërbime, po dhe kur keto behen, duhet ta gjejm nje bisht dhe tja nxjerrim syt investitoreve. Se ata e kan fajin qe zihen brenda fisit pretenduesit. Qe rastesisht gjith fshati kan pretendim te gjith brenda zones ku dhe kur fillon ndertimi, qe letra ska po aty ka pasur koliben e qenit te stanit gjyshi, qe vertet ka pronar te vjeter po mua ma dha komuna me 7501se aty ku e kisha i dogjën osmanet regjistrat e arkives….

  5. Safari says:

    Pershendes me dashuri BIRN dhe simotrat kurva te tyre:
    “Sa bukuri ka tufa
    Sa gaz bie bagetia
    Aty vjen era lek
    Aty i kam shkrimet e mia!”

  6. Futja Kot says:

    Ky fisi NINA eshte shume interesant me pinjollet qe ka… ja psh njefare Indrit Nina qe me demek i rruhwt edhe per Durresin, nuk le rast e foto pa shkrepur me diplomate e figura te djegura amerikanesh me qellim impresionimin dhe mashtrimin e biznesmeneve shqiptare dhe te huaj, pa folur pastaj per zyrtarucet, duke iu shitur sikur diç eshte… nejse, do ta haje edhe ai nje kothere buke dhe kjo pa punuar e pa futur doren ne xhep eshte me e kollajta

  7. Ratata says:

    Kishim kohe pa lare te tilla pamflete flete-rrufe ??
    Poshte investitoret!!!
    Poshte kapitalistet!!!
    Poshte prona private dhe zhvillimi i saj!!!
    Poshte ndertuesit!!!
    Rrofte komunizmi!!!
    Rrofte prona publike!!!
    Rrofte kolektivizimi!!!
    Rrofshin kooperativat dhe ndermarrjet bujqesore!!!
    Rrofte Bregu i Greqise!!!
    Rrofte George Soros me te gjithe dishepujt!!!
    Ja keshtu duam ne…. mundesisht te na coje makina e kohes andej nga 1956-1958…

  8. devi says:

    jam I majte i thekur dhe deri sot mendoja se edi rama ishte ndryshe nga politikanet e tjere.por qenkam gabuar.shqiperia eshte eshte vend i vogel dhe gjithe jugu mund te kete vetem 5 plazhe dhe gjire per zhvillimin e resorteve turistike.nuk e kuptoj perse nje nga perlat e shqiperise duhet ti jepet zamir manes te ndertoje dhe te shesi vila kur mund ne bashkepunim me pronaret e ligjshem mund te perdoret si zhvillimi per te gjithe shqiptaret.do ta rrethoni si gjiri I lalzit?po ne shqiptaret e tjere nuk kemi te drejte te bejme plazh te rruget e bardha?

    1. Luthnjari :) says:

      Mire e ke ti, po me pretendime kullotash nuk zhvillohet prona, duhen edhe ca leke dhe ca tapi qe njihen, jo me lesht e dhenve….
      Rama me plot karrliqe qe ka bere (psh ketch up) anulloi edhe nje leje sapo erdhi ne pusht-et, por nuk nund te shkonte ne Hage me te gjithe pronaret duke I shpronesuar se ashtu deshten ca pseudo pensioniste me parate e grekut… Ngadal Beg se ka hendek

  9. Satrap says:

    Shkrim i dobet fare… nuk ngjan si nga te BIRN… duhet t’ua kete faturuar ndokush ose hakeruar emrin se BIRN nuk bue ne te tilla gabime dhe s’ben te tilla gafa…. ndonje lapsus i Meros te jete valle??? T’ia kete shkuar kush ujin nen rrogoz kete here??? Ça s’po ndodh ???

  10. Himara says:

    E. shkreta himara ime ca po te bejne!?!!!po te bejne si fytyra e tyre

    1. Havan Bitch says:

      Fiks fare!
      Me mire Zamo se ndonje Koqke ? ? ? ? ? ?

  11. Van Dami says:

    Shkrim mizerabel… hec e hec e ha ka nji spec… hik e hik e ka ka nji fik… ferr ferr dhe asgje e re e as e sakte…. mbkedhje thashethemesh inatcoresh spurdhjake dudke filluar nga Jako Ruci, apo sic i pelqen ta quajne Rutsis meqe furnizohet jo jeq me ca si pensione eladhike dhe konyribuon neler mbledhjet e pseudo minoritetit…. dava fshataresh hajdute e ngaterrestare….

  12. Anila says:

    Ky eshte nje nga shkrimet me te dobeta qe kam pare ndonjeher te bere nga BIRN!

  13. Dyli says:

    Nuk e di po duket e sakte qe eshte dora e Sorosit! BIRN eshte spin off i Sorosit dhe sic duket pasi largoi biznesmenet e huaj i ka hyre edhe investimeve te biznesmenve shqiptare! Ky shkrim bie shume ere, po ere e keqe ama!

  14. Danja says:

    Artikulli eshte i bazuar teresisht ne deshmine e nje individi dhe kushdo qofte ai nuk mund te merret per baze per te ndertuar nje fabul te tille qe dhe vete artikull porositesi nuk e beson! BIRN eshte nje pseudo institution qe ne emer tepavaresise po mbjell mashtrim!

  15. Ermir says:

    PO cfare ehte ky BIRN? Cjane keto shkrime, turp i jndertuar ne thashetheme dhe llafe pazari!

  16. libanezi says:

    o popull. kur pronaret do te filone ne gjykaten e Strasburgut. paret do i pagujme ne. (populli ) jo sala. lir floriri. lulushi .apo edi

  17. spanjolli says:

    Po aty dhe dreqi e kupton q jane ndertesa 2 kateshe kurs kurse Birn thote”disa kateshe”..Pale qe thot , ngjitesh Maja Cikes ku ajo eshte n krahu tjeter..Nejse…Ore ky Investitori shqiptar q po hedh miliona euro ne token e Beja medemek sipas Nina Ruci etj etj etj etj fallco I ka leket!!! Ose themi qe toka esht e shtetit por kurrsesi e ketyre fshatareve q skane as m2 toke

  18. and says:

    Po BIRN t shkoj t interesohet m thelle per keta pretendues qe te kane patur breke me pare . Jo me te kene ha prona haha ore , jeni ne metro mooo….Lum si Shqiperia q ka 2- investitore s ndryshe do ikin dhe keta si F Mitri t Gj Lalzit

  19. Revolucionari says:

    Ore ju ndertuesit, me 30 emra te ndryshem, vetem nje gozhde po i bini, “artikull i dobet”, e po helbete, jane ato eurot tuaja te droges shume te forta.

  20. ARANIT SULA says:

    BIRN dhe dobicet e tij mire bejne qe shkarravisin se duket dora e parullave anti-kapitaliste…. ndryshe nuk shpjegohet se jemi per gjynah ketu si jemi. Po nejse…
    Kam ca pyetje per Birnistet:
    # Si shpjegohet qe nuk e keni analizuar asnjehere ikjen e Club Med, gjigandit francez? (Nuk keni pasur porosi mbase?)
    # Si shpjegohet qe nuk e keni “mbrojtur” bregdetin e virgjer tek keshtjella e Koço Kokedhise 20 metra larg bregut?
    # Si shpjegohet qe nuk ju ka “rene ne sy” akoma ndertimi I kompleksit te vilave nga Gjergj Liqejza ne nje truall te mbrojtur si Tale ne Lezhe?
    # si shpjegohet qe I keni te kurdisura shkarravinat e porositura sa here qe dikush disi kerkon te investoje sadopak, kushdo qofte ai/ajo?
    # Pse e “dashuroni” kaq shume kete vend qe doni ta lini ne erresire e prapambetje?
    # E fundit: Si shpjegohet asnje fjale per vilen bunker te Rames ne Surrel????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje