Ecuria e 8-mujorit, Ahmetaj: Jemi në drejtimin e duhur!

19 Shtator 2016, 13:26Ekonomia TEMA

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka bërë një përmledhje të ecurisë së ekonomisë në 8-mujorin e parë të vitit, përmes një videografi të postuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook: “Ekonomia në shifra – treguesit kryesorë të performancës ekonomike në 8-mujorin 2016. Jemi në drejtimin e duhur të konsolidimit të rritjes dhe zhvillimit ekonomik afatgjatë! – shkruan Ministri.

Në 8-mujorin e parë të vitit, të ardhurat në total u rritën me 17.2 miliardë lekë, ose 7% më shumë se 8-mujori 2015 kurse të ardhurat nga tatimet, doganat dhe sigurimet patën një rritje me 19.4 miliardë lekë, ose 9% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Inflacioni vijoi rritjen duke kapur objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 2% në muajin gusht ndërsa rritja ekonomike për tremujorin e parë ishte 2.96%. Edhe papunësia tejcoi sinjale pozitive, duke u ulur në tremujorin e dytë me 1.1% krahasuar me tremujorin e parë 2016, duke qëndruar në nivelin 15.9%.

5 komente në “Ecuria e 8-mujorit, Ahmetaj: Jemi në drejtimin e duhur!”

  1. !!!!! says:

    Po cfare do thuash ti o Ben, qe ekonomia eshte ne drejtimin e gabuar. Ti punen e servilit e ben shume mire, se aty ku je nje ver ne uje po ben.
    Kokrra e deb…t je.

  2. tea says:

    shifrat flasin vete per ecurine qe kemi patur per gjithe keto kohe.na lane me borxhe,tani ne i kemi paguar ato borxhe dhe pervec kesaj ne po e cojme prape ekonomine ne rritje cdo dite e me shume

  3. junas says:

    Jane te shumte treguesit qe pasqyrojne Angazhimin serioz qe ka marre qeveria per rritjen e ekonomike . normale qe ka ende sh pune per te bere poo qe e keto hapa te ndermarra ngjallin shprese

  4. fitim cuci says:

    jane ndergjegjesuar me ne fund shqiptaret per pjesen e inflacionit.nuk mund tja “fusesh” me shtetit se sot per neser kane fundja.me behet qefi qe me ne fund shqiperia po fillon te behet me sadopak hapa te vogla si fillim por po behet dhe kjo qeveri meriton nje bravo te madhe per gjithe kto arritje qe ka bere.

  5. gjiko says:

    shifra pozitive per te ardhmen e te gjithe shqiptarve.me ne fund po shihet nje drite vertet te bardhe perpara dhe jo thjesht aludime si psh “qe mbas gjermanise jemi ne ne lidhje me ekonomine” . duhesh vene qe ne fillim nje gjirokastrit ne krye te min se financave ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje