Manjani urdhëron hetim administrativ për pronën në Gjirin e Lalzit, pas largimit të biznesmenit libanez

21 Shtator 2016, 10:07Kronika TEMA

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar hetim administrativ për pronën në Gjirin e Lalëzit ku do të investonte shoqëria OMNIX. Urdhëri parashikon inspektimin e legjitimitetit të vendimeve të Gjykatës së Durrësit.

Manjani ka urdhëruar mbledhjen e informacionit nga arkiva e Agjencisë së Trajtimit të Pronës.

Shoqëria OMNIX u tërhoq nga investimi për shkak se presidenti i kësaj kompanie, Fad Mitri u dhunua fizikisht nga persona të cilët i kërkuan të largohej nga Shqipëria.

Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania për ndërtimin e një kompleksi turistik”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Projekti turistik i miratuar vetëm dy muaj më parë në Këshillin Kombëtar të Territorit parashikonte ndërtimin e një resorti gjigant, që do të punësonte rreth 1200 veta deri në vitin 2018.

Sipas Omnix, projekti e shndërronte Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan dhe do të kontribuonte në rritjen ekonomike të vendit.

2 komente në “Manjani urdhëron hetim administrativ për pronën në Gjirin e Lalzit, pas largimit të biznesmenit libanez”

  1. Ilia says:

    Humbje per imazhin e Shqiperise ne bote. Nuk duhet te ndodhte kjo, per nje vend si i yni i cili turizmin ka mundesine e vetme per te perfituar te ardhura. Humbja e dyte pas ikjes se kompanise se famshme franceze nga Kakome-ja. Gjithcka vjen nga vendimet e Gjykateseve te cilet kane dhene nje vendim te gabuar ndaj pronareve aktual, pavaresisht se edhe nje pjese e atyre pronareve ne gjirin e Lalzit perfituan nga amullia e ketyre 25 viteve te rremujshme, ku e bardha u be e zeze dhe e zeza e bardhe, fale politikave “largpamese” dhe te “ndritura” per zabtimin e tokave te shtetit nga kush ishte me i forti, te Sali Berishes
    Gjithsesi, duhet te merren masa ne te ardhmen, qe investitoret e huaj strategjik te ruhen me polici per te shmangur cdo tentative keqdashese ndaj tyre.

  2. Malo says:

    Ore Gjiri i Lalzit eshte prone shtetrore qe dihet nga te gjithe. Ka qene pyll dhe shkretetire ku levizte vetem qakalli. Mund te thote dikush se nuk ka pas vend pa pronare. Ka pase: malet, djerret , varoshet, vakufet, pyjet , kenetat e mocalet etj. Si na u be Shqiperia me pronare me deshmitare se ketu ne kohe te turqise, te Zoguit a te qofte largut gjyshi e zotronte, gjyshi e bleu me “flori” ku pjesa bregdate ne pergjithesi ka qene e bejlereve dhe vetem toka e bukes qe Zogu ne vitet 30 te sh.XX jua dhe bujqeve me tapi. Por jo pyjet e tj. se jane pasuri kombetare. Pra kuptohet lehte grabitja nga shteti tek askushi, i cili pastaj quhet pronar. Rasti kur ne shtyp doli Z.Toro me prona te fallsifikuara. Cfar u be me Toron. Ai heshti ne kembim te mos denimit. Shkurt e sakte: Nuk kemi shtet efektiv si kombet e tjere, kemi shtet formal te paafte , teresisht te paafte gati ne kufijte e inenkzistences. Nuk ushqehen njerzit me propogande e as me bar. Duhen hapesira demokratike jo kurthe ligjore. Kjo eshte aresya qe shumica e shqiptareve ikin nga ky vend nga pamundesia per tja dal me strukturat e shtetit dhe organet e tij te paafta. Ketu zoterinje ka demagogji, tarafe, klane, parazite qe hiqen per haj tek , kurva qe hiqen per model familje, hajdute kriminele qe shiten per bosa kombetar , te pasur me vjedhje e krim qe shiten si kapitalisti model i ketij vendi, mjeke gjakpires qe hiqen si humanizmi kombetar, gjykates ….qe hiqen si Zeuse, pedagoge qe krijojne teste provimesh fantastiko shkencore si kurthe per te lene studentet ne provime jo per tu testuar djet qe pastaj ti rrjepin. Dikush qe ska ku i merr aq shume para detyrohet te futet ne pune te pista e inkriminohet qe ne moshe te re. Ku jane Akademiket tane e Intelektualet e larte qe parazituan mbi kete popull tere jeten qe nuk flasin. Te japin mendime te drejta e jo derdellisje djallzore, qe te gjejme rruge qe edhe ne te behemi si komebt e tjere, te duam ne radhe te pare njeri tjetrin duke filluar nga gabeli qe jeton ne kete vend. Por e dini pse nuk flasin: – Se si thote populli jua kan hedhur nga nje kocke atyre dhe femijve te tyre qe lepihen ne te. Duhet te prishen ligjet qe i ngaterron kete popull dhe e ben lemsh. Toka ne te gjithe vendet e botes eshte e atij qe e punon jo e atij qe mashtron me gjyqe rrenash. Toka eshte me trashegim por me tapi jo me gjyq se keto gjyqe jane fallco jane te blera . U zgjata per te treguar se bisnesmeni qe largohet nga ky vend eshte nje dem i madh per te gjithe shqiptaret. Shteti ti mbroje bisneset e ndereshme dhe popullin punonjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje