Një pjesë e grupit të lojtarëve të Argjentinës nuk e do Icardi-n në kombëtare? Ky dyshim po fillon të qarkullojë edhe në Amerikën e Jugut, ku partia pro-Mauro është gjithmonë dhe më e madhe. Edhe agjencia e lajmeve Telam e ka pyetur në lidhje me këtë trajnerin e kombëtares bardhekaltër, Bauza, i cili e ka mohuar një gjë të tillë: “Asnjë lojtar nuk më ka kërkuar të grumbulloj apo të mos grumbulloj dikë. Këtu ka përparësi grupi, skuadra dhe më pas gjithçka tjetër. Icardi është një nga lojtarët që kemi në konsideratë, është në listën e 60 lojtarëve që po ndjekim. Në çdo moment mund të grumbullohet. Të gjithë ata që e meritojnë do të grumbullohen, kjo vlen edhe Mudo Vazquez, që e ndjekim”.
Por komplimentin më të madh Bauza nuk e ka ruajtur për Icardi-n, pavarësisht golave të vazhdueshëm: “Lucas Alario është 9 e së ardhmes, mund të përmirësohet akoma shumë, këtë e ka treguar me Colon dhe River-in, ku ka shënuar gola shumë të rëndësishëm. Dhe mund të rritet akoma shumë”, ka thënë trajneri i Argjentinës.