Ben Blushi u shfaq i ashpër sot në Parlament, me një fjalim të zjarrtë kundër ligjit që lejon një pjesë të lëndëve të riciklueshme për tu përpunuar nga industria vendase në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, Blushi akuzoi qeverinë se po votonte ligjin e Berishës dhe se ne fakt Rilindja nuk ka asnjë ndryshim nga Berisha.
Po Ben Blushi, a ndryshon nga Berisha?
Po t’i referohemi të kaluarës përgjigja është JO. Në vitin 2004, kur qeveria Nano vendosi të lejonte ndërtimin e një inceneratori në Shqipëri që do të digjte plehra të importuara nga Italia, një nga firmëtarët e kësaj marrëveshje ishte vetë Ben Blushi.
Në atë kohë nuk bëhej fjalë për përpunim të lëndeve të riciklueshme, siç ndodh rëndom në çdo vend të Bashkimit Europian, por për të importuar plehra që do të digjeshin në Shqipëri.
Nuk do shumë mend për të bërë diferencën mes vendimit të sotëm që Blushi kundërshton plot pasion dhe vendimit të 12 viteve më parë kur Blushi firmoste për të djegur plehra të importuara nga jashtë në Shqipëri.
Nëse sot industria përpunuese vendase do të riciklojë lëndë të caktuara që lejohet të përpunohen në BE, 12 vjet më parë Blushi kërkonte me ngulm që në Shqipëri të ndërtoheshin furra ku do të digjeshin plehrat e Italisë.
Sot Blushi shfaqet kundër Ramës. 12 vjet më parë Blushi ishte në krah të Bechettit./ Lexo.al
Ben Blushi ky parazit. Ky eshte Lulezim Basha i PS-se. Nje i paafte qe gjithcka ja kane falur te tjeret. I fali Nano vendin e deputetit dhe te zv.ministrit. I fali Rama perseri vendin e deputetit me 2013.
O Blush kush ta Mbush ?
rilindas o qesharake
a) dokumentin nuk e keni dhene te plote qe te shihet perse behet fjale se te paraqesesh nje firme e vule pa paraqitur ca shkruan koka eshte mashtrim qesharak dhe ordiner alla rilindje.
b) mbi emrin e bechetit thote koncesionari pra nuk behet fjale per import plehrash por per koncesion dhe koncesion eshte kur i jep nje pasuri te vendit per zhvillim dhe me shume gjasa ky eshte dokumenti qe i eshte dhene hidrocentrali me koncesion sic dha me mijra berisha e me qindra rilindja.
perfundimisht nuk paska race me te ndyre me mashtruse me ordinere me qesharake me kriminele me antishqiptare se rilindja. nevoja per ti hequr keta nuk eshte detyrim i thjeshte i nje demokracie,eshte emergjence kombetare.
17 vjet me pare une e kam pare Blushin te bente shuren mbrapa nje peme ne parku Rinia .Te lajmerohet policia ta gjobisin.
More kokpalarë po pse nuk ka të drejtë një person të ndërrojë mendje pas 10 vitesh. Po Rama vetë ndërroi mendje brenda pak vitesh kur nuk lejoi mendimin ndryshe në parti. Po që ndërruan mendim për Ilir Metën që u kthye nga djall në ëngjëll. Kurse Blushi nuk paska të drejtë të ndërrojë mendje për plehrat. Jeni bërë të tërë një kope bagëtish që po ja kalon dhe kope së së shpellarëve të Salës
Cili eshte qellimi i publikimit te ketij dokumenti nga Tema? Qe te beje te pabesueshem kundershtimin e Blushit per ligjin e plehrave? Firmat ne ate dokument te para 12 viteve nuk vertetojne ate qe titulli i shkrimit kerkon te imponoje. Mua me duket si nje manipulim i gazetes. Pavaresisht nga kjo, ato qe ka thene Blushi sot ne parlament jane mese te drejta dhe te argumentuara. Nese Rilindja e don popullin ashtu sikurse pretendon, rruga me e ndershme eshte ta kaloje ne referendum kete ligj. Ndersa Mero Baze do te ishte me i nderuar qe ta kerkonte referendumin me nje editorial.
undefined
27 vjet me pare une kam pare Blushin duke bere shuren mbrapa nje peme ne parku Rinia.VITO njofto policine ta gjobisin.
Mua me duhet qe ai sot votoi kundra. Per kete i jam borxhi. Ato kurvat e tjere qe votuan pro u djegshin ne ferr ne shtate breza.
Me urdher te Endrines Tema dhe Dita paskan publikuar kete pacavuren gjoja per te diskredituar Blushin. Nxirreni te plote shkresen se keshtu nuk kuptohet asgje vecse 3 ministra qe kane firmosur e vulosur nje koncesion ne favor te Beketit.