Nuk jemi të ndotur, por jemi pis

24 Shtator 2016, 18:00Blog TEMA
Nuk jemi të ndotur, por jemi pis

Nga Mentor Kikia

Ndryshimet në ligjin “Për ndalimin e importit të mbetjeve”, rindezën debatin e madh rreth importit të “plehrave”.

Përtej “lajthitjes” politike të mazhorancës që miratoi të njëjtin ligj që e kishte shfuqizuar 3 vjet më parë, mendoj se pati një mungesë totale informacioni.

Çfarë do të importohet konkretisht? Sa lloje lëndësh do importohen(unë refuzoj ta quaj plehrë një shishe uji plastike, të ndarë veçmas nga mbetjet organike, apo metalet që shiten anëembanë botës për skrap)?

Nga do të vijnë dhe si do të kontrollohen? A do të ketë kufizim në sasinë që do të importojhet apo jo?

Në vend të këtyre sqarimeve të nevojshme, u degjua vetëm beteja politike me plehra e helme që do të na derdhen rrugëve.

Por unë dua të rikthej në vemendje çështjen e plehrave të vërteta, të atyre që kanë pushtuar vendin tonë nga maja e malit deri në breg të detit, e që nuk mund të riciklohen sepse janë plehra me tërë kuptimin e fjalës dhe nuk bëjnë as për riciklim.

Ndarja e re territoriale ka dështuar thuajse totalisht në qeverisjen e ish komunave, fshatrave. Edhe atje ku kishte një farë infrastrukture për mbledhjen e mbeturinave, ajo është prishur dhe fshatrat po qelben. Mbeturinat po hidhen me keq rrugëve, kanaleve e lumenjve, duke ndotur për pasojë të gjitha zonat e rrjedhës së ujërave.

Jemi në një situatë katastrofike, që nuk zgjidhet as me ushtri, as me ligje që lejojnë apo ndalojmë importin e lëndëve të riciklueshme. Jemi në kushtet kur ne nuk i mbledhim fare mbeturinat, pale ti riciklijmë. Ne nuk jemi të ndotur, pasi ndotja është koncept industrial dhe në këtë tregues jemi më mirë se cdo vend i rajonit, por në jemi të pistë, të qelbur këmbë e kokë.

Këto foto janë bërë jo më larg se dy ditë më parë në Pogradec, në bregun e liqenit të mrekullueshëm, që na tërheq dimër e verë. Por shikoni çfarë kanë shkarkuar përrenjtë vetëm gjatë një nate me shi.

Bashkë me një grup vullnetarësh të mjedisit, anëtarë të Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve, do të shkojmë ti pastrojmë këto mbetje. Por është pak, shumë pak kjo. Duhet të “përplasim” kokën dhe të gjejmë një zgjidhje përfundimtare. Nuk mund ta justifikojmë më këtë gjendje.

 

1 komente në “Nuk jemi të ndotur, por jemi pis”

  1. adi says:

    byrazer autokritike e ndjere dhe kokulur
    e sigurt qe shkarkimi nga topi do rishikohet mbas kesaj pacavureje ose do shifet mundesia e nje sistemimi te njgjashem.
    ne keto dite te veshtira qe je zotrote qe nuk ke me as leket e gylenit bere mire qe reflektove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje