Profesori dhe analisti Mark Marku shkruan sot se Edi Rama po i trajton deputetët dhe qytetarët si plehra pas miratimit në Kuvend të një ligji të cilin e shfuqizoi 3 vjet më parë.
Në shkrimin me titull “Ramës i pëlqejnë plehrat”, analisti Marku thotë se Ramës po i pëlqejnë plehrat dhe ky është zhgënjim i vërtetë për ata që kanë besuar të kundërtën 3 vjet më parë.
“Opinioni publik shqiptar ka mbetur i surprizuar këto ditë nga një vendim i maxhorancës së majtë për të miratuar ligjin për importin e plehrave. Habia dhe irritimi i publikut ka të bëjë kryesisht me faktin se ishte qeveria e zotit Rama ajo që me të nisur punën shfuqizoi të njëjtin ligj të miratuar më parë edhe nga qeveria Berisha. Si për ta shtuar habinë dhe çoroditjen e publikut, mes kundërshtarëve të ligjit për importin e plehrave u shfaq edhe opozita e sotshme, dhe më i spikaturi mes tyre ishte vetë zoti Berisha, pikërisht ish-kryeministri, qeveria e të cilit e solli në Parlament një projektligj të ngjashëm të shndërruar më pas në ligj nga maxhoranca e atëhershme parlamentare.
Është më se e qartë se qëndrimi i palëve ndaj çështjes së importit të plehrave përbën në vetvete një problem shumë më të madh se vetë importimi i plehrave dhe krijimi i industrive që i përpunojnë ato. Të importosh apo të ngresh impiante të përpunimit është një çështje vërtet delikate dhe e debatueshme, por që gjithsesi mund ta shikosh nga shumë këndvështrime.
Nëse e shikon nga këndvështrimi ambientalist, natyrisht është diçka e papranueshme, për të mos thënë një krim ndaj vendit dhe qytetarëve që jetojnë në atë vend. Nëse e shikon nga këndvështrimi i biznesit, natyrisht që është një çështje me leverdi ekonomike (sidomos për ata që e ushtrojnë këtë biznes). Edhe këndvështrimi politik ndryshon sipas nuancimeve politike: i djathtë, i majtë, liberal, konservator”, shkruan Marku për gazetën Panorama.
“Ajo që të habit nuk është mënyra si i trajtojnë plehrat, por njerëzit. Dhe Rama i trajton njerëzit si plehra në këtë rast. Trajton si plehra qytetarët shqiptarë, që i ka mashtruar tre vite më parë me abrogimin e ligjit. Trajton si plehra ata që e kanë “besuar” atëherë dhe që kanë ndihmuar që ai të vijë në pushtet. Trajton si plehra deputetët e tij, që vite më parë i ka mobilizuar në luftë kundër “mafies së plehrave të Berishës”, dhe që tre vite më vonë i vë të votojnë të njëjtin ligj. Ramës i pëlqejnë plehrat dhe ky është zhgënjimi i vërtetë për ata që vite më parë kanë besuar të kundërtën”, e mbyll shkrimin e tij Marku.
Marku dhe te gjithe deputetet e PD, Me Bashen dhe Berishen dhe median e tyre, patjeter qe jane plehra!
Tj . Kur je Plehre nuk ka perse te shqetesohesh dhe merzitesh kur te trajtojne si te tille.
Problem do te ishte po te te trajtonin si njeri normal. Apo jo?
Po ne qe nuk e kemi “fatin” te jemi si ti si t’ja bejme ?
Politikes vitet e fundit ju bashkangjiten 2K-ja nga PS-ja dhe 2M-ja nga demokratet,behet fjale per Koco Kokedhimen qe tashme nuk dihet se nga lepihet,dhe ky Mark Marku qe te vetmin rast qe nuk ju lepi shefit te vet,ai e hodhi si lecke e flaku nga partia,shkaku qe po komentoj keta te dy eshte se njeri eshte me mut se sa tjetri qe eshte kak…
Mark, Ju nuk mund të flasni në emër të të zhgënjyerëve të Edi ramës sepse asnjëherë nuk keni qenë pro ideve dhe veprimeve të Ramës. Ju keni qenë dhe jeni një nga kundërshtarët më idhnakë të tij. Pra flisni si kundërshtar dhe jo si i zhgënjyer. Nuk e ha njeri sapunin tuaj për djathë.
Dhe nuk e ka keq. C’mund ti quash tjeter ca qenie dykembeshe qe kot bejne hije mbi toke? Bravo Rama!
Cfar Idjoti ! ! !
Tani, na mbetet te mendojme si derrat e pyllit ,se vetem
bajraktari i Vicidolit ishte dhe qeveriste me dinjitet ! ! !
O profesor,e kam ndjek me shume vemendje problemin e importimit te mbetjeve te riciklushme te listes se gjelber dhe perpunimin te tyre ne vendin tone,kam ndjekur mendimet e ambientalisteve,analisteve,specialisteve,politikaneve e ku ta di une cfare,kam ndjekur ish kryeministin,kryeministrin,ministra,ish ministra,po si nuk gjeta nje mendim racional,po te gjitha prononcimet simbas ngjyrave dhe interesave politike.Jam plotesisht dakort qe mos futen ne vendin tone materiale qe paraqesin rrezik per shendetin e popullit dhe ndotjen e ambientit,por ama nje pytje e kam,a ka shqiperia plehra,a eshte i ndotur vendi yne nga mbetjet e ndryshme,sa eshte sasia e mbetjeve ditore,a kemi ne industri dhe mundesi per perpunimin e tyre,cfare do behesh sikur te mos te mos i perpunonim,a i perpunojne vendet fqinje etj.
Milet anadollak e meritoni Escobar dhe tutorin e tij, Saleh.
Prit deklaratat e Pd ,,ka,,T ,. ,koncesionet I jepen kriminelave dhe firmave te komanduara nga RAMA
????????, KUPTONI dicka,,seriozisht,,do bahemi me vend industrial,,fatkeqesisht DUKE filluar nga plenat,,fundja BOTA ashtu na shikon,, KUPTONI,,sa large jemi ,,akoma ne feudalizem,,shpia Brenda DRIT,,hap deren, lluc bajga etj etj,,