Ndodh ndonjëherë dhe fle keq natën dhe çohesh me humor jo të mirë, dhe kërkon faj atje ku ndoshta nuk ka. Kështu dhe unë kam ato momentet e mija të këqija që fajin ja hedh samarit. Samar të cilit i ka besuar e gjithë Shqipëria duke përfshirë këtu dhe diasporën.
Ndonëse jo me kompetenca të shumta ose thënë më ndryshe thjesht një send dekorativ në këndin e odës së miqëve, duke mos shërbyer për asgjë tjetër përveçse të rikujtojë ato figura të neveritura të politikës shqiptare. Megjithëse kështu si kallëp nuk është keq, si me musteqe por dhe pa to.
Ose mustaqet mund të simbolizojnë buxhetin e shtetit, por ka shumë mundësi dhe buxhetin personal të z.Nishani. Se kështu më vijnë mua mendimet si vetëtimë dhe rri e vras mendjen kot dhe pyes veten… ore përse vjen Presidenti i Shqipërisë në Chicago?
Janë ato filmat humoristikë që të shfaqet imazhi i engjëllit dhe thotë se duhet të mendosh pozitivisht, por çuditërishtë mua më shfaqet ai i djallit siç e kemi të gjithë në mendje, i zi , me brirë dhe bisht të përdredhur me majë shtizë.
Dhe sot në mëngjes, ky djalli im po më pyeste duke insistuar që të ketë një përgjigje të menjëherëshme nga unë. Do thonë disa, përse duhet të të japë llogari z.Nishani ? Dhe kanë të drejtë. Kush jam unë fundi fundit që ti kërkoj llogari Presidentit tim? Një copë emigranti që la Shqipërinë atëherë kur ishte ende fëmijë dhe endet rrugëve të botës me mendjen se do kthehet dikur pas në vendlindje.
Atëherë kur zotërinjtë si Nishani, të mos kenë vetëm emrin Bujarë, por të jenë të tillë dhe për Atdheun tonë. Por unë e ndjej si detyrë morale që ti përgjigjem djallit tim. Përse vjen z.Bujar Nishani në Chicago? Një zë që më pas kuptova se ishte engjëlli, më thotë se vjen që të lajmërojë për ndryshimet pozitive dhe progresin që ka bërë atdheu vitet e fundit por dhe të na shpërndajnë dhe dhurata që kemi kontribuar në ekonominë e Shqipërisë, duke investuar atje në forma të ndryshme.
Por djalli më pyet përsëri: Përse duhet të paguash 60-100 dollarë (nëse shkon i shoqëruar) që të dëgjosh lajmin e mirë të Presidentit tënd? Dhe ai vazhdon duke më pyetur përse duhet të paguash prapë? A nuk pagove një herë në firmat piramidale që kjo klasë politike shkaktoi? A nuk pagove në ’97 me jetët e vëllezërve , shokëve, miqëve të tu? A nuk po e paguan me jetën tënde larg Shqipërisë? Përse duhet të paguash prapë, për të dëgjuar Presidentin tënd?
Nuk di kujt t’i jap të drejtë. Djallit? Apo Engjëllit?
Chicago 20 Shtator 2016
rri Niko dhe mos u kthe me ne shqiperi se ska me parti e punes, nuk therret me njeri parti-enver, po te duash kur te kete takim gramoz ruci ne okb, po te cojme haber, kalofsh mire dhe merre me pune aty se amerika eshte shtet kapitalist, nuk te ushqen duke bere politike edhe ti
80 mije dollar per nje foto me Osamen,,,,,
Shqiptaret e amerikes qe shkojne tek Nishani jane komplet idiote
Asnje cent nuk do paguaja per te degjuar kete njeri qe fatkeqesisht eshte Ulur ne ate karike Natyrisht qe nuk do harxhoja asnje minute te Kohes per te .
O Niko,
përse nuk u ankove kur Edi Rama ishte në New York dhe të gjithë paguan $150.00 për tu futur në takim me të, takim që u organizua nga rinjtë e APEN-it. ?!
Pyetje retorike kjo, se arsyeja dihet!
genjeshtar!!!!!!
Te shkosh ne takim me Nishanin eshte njesoj sikur shkon ne kopeshtin zologjik te shohesh ndonje kafshe te ralle te zbuluar kohet e fundit.
edhe sikut t m pagunin 100 dollarshin s do shkoja me ja pa surratin ktij antikapati te menderosur
por ca ti bosh qe ka shqipkar qe shkojn pagujn dhe I bojn qejfin .
kshtu jan shqipkaret. dikur I bonin fresk enver dulles,pasandaj sal katunarit ka qe I bejn ed lakuriqit
I kan pas bo edhe Ahmet zogolliut
tash po I pastrojn supet nishan musteqes pa musteqe…
o shqipkar
o rrac hajdari
je me kar
sesa vet kari!
Ne SHBA-se nga raca e majmuneve shqiptare kane shkuar tipa te tille jo vetem BUJAR NISHANI, por edhe SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA.
E cuditeshme, gjithe keto emra qe permenda me siper nje zanat, nje profesion e kane per zemer. vjedhjen, grabitjen, korrupsionin, shperdorimet, genjeshtrat, mashtrimet dhe demagogjine. Por cuditerisht te gjithe ja dime keto veti te tyre si mbrenda Shqiperise dhe jashte saj, perseri na i presin ne emer tone, mender popullit shqiptar. Megjithese keto mender persona se kane problem per tu dukur e paguajne edhe takimet vetem per nje cikje dore apo edhe per nje foto me te rendesishem te botes dhe Evropes. Kete e bejne se jane te paftyre. Tung.
O Niko ty te njef ter Chicago sa i brishte je. Je njeri i pa bese, i pa moral dhe i pa dinjitet. Mundohesh te njollosesh shqipetaret sepse je Grek dhe ske as nje fije burrerie.
Presidenti vjen dhe pritet ashtu si i ka hije. Ashti si e presin amerikanet Obamen edhe kur nuk pajtohen me te. Nuk ke faj sepse je mbet pa lek nga dy koncertet e fundit kur kjo organizate qe po organizon pritjen e presidentit organizoj festen me hyrje falas. nuk te lejoj te perfitosh ne emer te flamurit shqipetar.
Mundohesh te mashtrodh shqipetaret gjoja se po organizon rinine ne Chicago ndersa ti po mundohesh ti shfrytezosh ata. Nuk kan vdek shqipetaret e cikagos jo qe ti te tallesh me ata.
Nuk do te shkoja ne asnje takim me politikanet shqiptare ne Amerike! Politikane shqiptare per mua jane mafioze shqiptare! Por per Nishanin as behet fjale! Eshte president vetem per Berishen jo per popullin! C’do njeri i ndershem duhej te jepte doreheqjen vetem nga menyra se si u zgjodh! Por demokracia ne Shqiperi do kohe te regullohet! Prandaj Nishani me disa dollar- beres shqiptare ne Amerike do te vazhdojne te jene mafioze!
ka vdekur koha kur ke henger fales!tash duhet te paguajsh pjaten tende, si gjithe te tjeret. asgje ma shume, asgje ma pak.