Basha i trembur, dhe hija e Berishës mbi PD

21 Shtator 2016, 12:20Blog TEMA

Nga Jakin Marena

Kam një mendim të ndryshëm ndoshta nga shumë analistë dhe njerëz që merren me komentet politike në lidhje me kreun e Partisë Demokratike dhe të opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

Unë mendoj, ndoshta dhe pa të drejtë, se të gjithë analistët, komentarët, rishtarët në politikë apo në media, por dhe populli opozitar po kërkon shumë më tepër nga sa duhet, nga lideri i opozitës Lulzim Basha.

Nuk e kam një qëndrim të tillë as për shkak se dua të mbroj Lulzim Bashën dhe as se kam ndonjë hatërmbetje me të, apo ndonjë armiqësi me të.

Mendoj se po them një të vërtetë, pasi Lulzim Basha në krye të Partisë Demokratike dhe për pasojë meqë është dhe partia e djathtë në opozitë më e madhe, pra Basha dhe në krye të opozitës shqiptare, kaq e ka fuqinë e tij politike.

Madje mund të them se Basha ka bërë më shumë se sa fuqia e tij, pasi ka shumë faktorë kundër, dhe për këdo do të ishin të papërballueshëm.

Ajo që e them me bindje është fakti se Lulzim Basha është i trembur, madje shumë i trembur. Prandaj sa herë bën deklarata politike kur dëshiron të tregojë se e ka situatën nën kontroll, i ikën zëri, pasi është e pazakonte për të që të bërtasë.

Prandaj sa herë që tenton të bëjë një marrëveshje politike me aleatin apo kundërshtarin politik, është gjithnjë i dyzuar, i trembur dhe me njërin sy anash për të parë reagimin e njerëzve që janë vënë për ta “survejuar” në të gjitha lëvizjet e tij.

Prandaj sa herë që takohet me ndëkombëtarët lë një variant të dyzuar, për të qënë gjithnjë në rregull, as brënda dhe as jashtë.

Shkurt, Lulzim Basha kryetari i PD dhe opozitës shqiptare është i trembur dhe kjo nuk është gjë e mirë as për PD, as për opozitën dhe as për politikën shqiptare.

Madje nuk është gjë e mirë as për vetë Lulzim Bashën, që është vënë në një siklet ndoshta pa dëshirën e tij, që kur ka marrë drejtimin e demokratëve shqiptarë.

Se nga kush trembet Basha, të gjithë e kanë në mendje një emër. Edhe unë atë emër kam.

Njeriu prej të cilit trembet Lulzim Basha është ish-kryetari i PD, ish-kryeministri i vendit dhe “mentori” i tij politik Sali Berisha.

Emrin dhe portretin e tij ka në mendje Basha sa herë bën takime politike, del në fushatë, takon aleatë dhe kundërshtarë politikë, apo përfaqësues të partnerëve ndërkombëtarë.

Më shumë se për rezultatin e takimit, lëvizjes politike apo përfaqësimit politik, Lulzim Basha kujdeset për të gjetur atë që i duhet Berishës, prej të cilit trembet.

Gjithçka që bën politikisht Lulzim Basha ka të bëjë me përpjekjen për të qënë brenda kornizës që mendon se e kërkon Berisha.

Kjo ka sjellë vetëm kaos në PD, mungesë rezultatesh në ballafaqimet zyrtare elektorale me kundërshtarin politik dhe për pasojë e ka bërë dhe qesharak brenda familjes së tij politike që drejton, por dhe në qarqet diplomatike, që gëlon nga anektodat për të dhe “babain” e tij politik.

Frika dhe mungesa e rezultateve politike të Bashës më kujton një histori të kahershme që na e tregonin prindërit herë pas here kur iknin dritat dhe që ka të bëjë me zgjuarsinë dhe frikën.

“Dikur një prijës për të pasur nën kontroll kundërshtarët në rajonin që i kontrollonte thërriste njërin njëherë në vit dhe i jepte një detyrë të çuditshme: Të marrë një qengj një vjeçar (milor) që peshonte 15 kg dhe ta ushqente gjithë vitin, pa e ndryshuar, të ishte i njëjti pasi dërgonte njerëzit e tij herë pas here që ta verifikonte. Si sot një vit i thoshte, sille këtu me të njejtën peshë, ndryshe të pritet koka. Pasi dështuan disa princër lokalë, radha i erdhi njërit që kishte babain shumë të zgjuar. I ati i thotë: Bir, bëj një vathë dhe fut qengjin dhe ushqeje fort, dhe një vathë tjetër fut ujkun që ke zënë para dy vitesh dhe lëri aty afër e afër. Dhjamin që do vërë milori ditën, do ta “shkrijë” natën nga frika e ujkut. Kështu shpëtoi, pasi në krye të vitit milori ishte me të njejtën peshë).

E tregova këtë histori për të treguar se Lulzim Basha nuk do të ketë asnjëherë “dhjamë” politik sa kohë në krah të tij, do të jetë hija e rëndë e Sali Berishës.

Nëse vihen re rezultatet e tërë këtyre viteve në ballafaqimet elektorale të PD dhe opozitës nën drejtimin e Lulzim Bashës përballë kreut të mazhorancës Edi Rama, rezultatet kanë qënë në kufirin e rezultatit elektoral të 23 qershorit të vitit 2013, madje në kuota më të ulta.

Nuk bëjmë fjalë për zgjedhjet e pjesshme vendore, dhe në rastin tonë dhe zgjedhjet për kreun e bashkisë së Dibrës që, pavarësisht rezultatit katastrofik humbës, ishin brenda logjikës së zgjedhjeve vendore të pjesshme që anojnë gjithnjë nga pushteti qëndror.

Ato nuk përbëjnë ndonjë lloj testi politik, pavarësisht se Basha gabimisht deshi t’i jepte një kontekst të tillë.

Këtu sjell në vëmendje zgjedhjet e përgjithshme për pushtetin vendor të vitit të kaluar, ku PD dhe opozita jo vetëm humbën gati në të gjitha bashkitë në vend, por humbën dhe këshillat bashkiake, duke dalë në shumë prej tyre forcë e tretë politike dhe pas LSI.

Pra “ujku” i politikës Sali Berisha është kujdesur që kryetari i PD Lulzim Basha të mos e kalojë asnjëherë në rezultate elektorale pragun e humbjes së tij në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, duke treguar qartë që, qëndrimi i tij si protagonist në politikë dhe pas dorëheqjes ka qënë një presion ndaj Bashës gjatë tërë këtyre viteve, për të treguar qartë se ai nuk e ka fuqinë politike që ta udhëheqë opozitën jo vetëm në fitore përballë Ramës, por as të kapë rezultatin e minimumit historik të PD në zgjedhje, atë të 23 qershorit, kur Berisha jo vetëm iku nga pushteti, por zyrtarisht iku dhe nga drejtimi i PD.

Pikërisht kjo mungesë rezultatesh potitive, vetëm një vit para zgjedhjeve parlamentare kanë sjellë shqetësim tek anëtarët e strukturave dhe forumeve të larta drejtuese të PD.

Këto elementë që përmenda, kanë një prelud që po dëgjohet prej kohësh: Askush nuk e zë vendin bosh të Sali Berishës në krye të PD.

Këtë e thonë deputetë, ish-deputetë e ish-ministra, të cilët jo pa nota të forta ndoshta mund të kërkojnë si një nevojë për ringritje, një rikthim të Berishës…!

Pavarësisht se është tepër e vështirë.

Por letrat tashmë janë hedhur!

3 komente në “Basha i trembur, dhe hija e Berishës mbi PD”

  1. TJ says:

    Z. Mero ju lutem botoni komentin! Ne shqip i thone -Basha s’ka bythe! Po pse Berisha kot e vuri Lulen?! Berisha eshte komunist ne mendje dhe ne praktike! Di t’i zgjedhe njerezit! Servile dhe hileqare injorante dhe medioker! Po vime nga nje sistem, nga ku, servilizmi u ngrit ne sistem! Ku shefat mbanin afer injorantet e te paaftet! Pra, Lulin jo se nuk e le Berisha, por edhe ai vete e deshiron te jete nen hijen e tij se se ka jeten me te gjate! Berishizma dhe berishiste! Por nuk eshte i vetmi Lulja, se “me nje lule s’vjen behari”! Muli, Ristani, Paloka,Strazimiri, Bumci,Jozi, Palma,Bregu,Pamela Albina jane te gjithe pjellat e Saliut! Por edhe te gjithe te PD jane akoma femije nga mendja ,te parritur! Te parritur se thone qe- nen hijen e lisit te madh nuk mbin asgje”! Pra me pak fjale PD po shuhet! Do te zhduket me vdekjen e Sales se Vicidolit malesor, hajdut,spiun,tradhetar dhe vrases!

  2. Taqi says:

    Berisha eshte guri I shansit per Edi Ramen. Sa here ta shofin ate gjalle Shqiptaret do te votojne automatikisht kunder PD
    Prandaj dhe Edi Rama dhe Ilir Meta e lene te mbrockullise pa mbarim dhe ja Kane aritur qe NE shumicen dermuese te Shqiptareve te krijohet bindja se Saliu eshte I semure psiqik dhe I rezikshem.

  3. Voica says:

    Ore,seriozisht e ke ti me kete artikull per Bashen?!
    Po kur u zgjodh kryetar me flete votimi me numer serie?!- apo nuk e dinte…
    S’arrij te kuptoj pse te ka shkuar mendja ta justifikosh… Plehren!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje