Ka disa ditë që deputetja e PD-së, Majlinda Bregu po mban qëndrime mjaft kritike ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Qëndrimet e zonjës Bregu lidhen me humbjen e thellë të PD-së në Dibër, në zgjedhjet e 11 shtatorit. Bregu është ndër deputetet që kanë kritikuar Bashën edhe për humbjen në zgjedhjet vendore të një viti më parë, në qershor 2015.
Kritika e saj në rritje kulmoi me deklaratën: “Berisha e ka lënë bosh vendin në krye të PD-së”, duke nënkuptuar se pozicioni i kryetarit të PD-së për të duhet plotësuar, ç’ka lexohet si një kërkesë e drejtpërdrejtë për largimin e Bashës nga kreu i PD-së.
Në intervistën e djeshme në “Top Story”, ajo vazhdoi me po të njëjtën retorikë, duke u shprehur se Berisha është lideri historik i kësaj partie, i cili veç të tjerash i ka dhënë mundësinë asaj e shumë të tjerëve në PD, përfshi edhe Lulzim Bashën, të bëjnë karrierë në këtë parti. Madje, Bregu zbuloi që nuk e ka dashur Bashën në krye të PD-së qysh në fillim: “Votova Sokol Olldashin, jo Lulzim Bashën”.
Më tej, Majlinda Bregu tregoi se platforma e Sokol Olldashit për drejtimin e PD-së është ende e vlefshme. Sokol Olldashi ishte kandidat përballë Lulzim Bashën për garën e kryetarit të PD-së në korrik të vitit 2013. Olldashi e humbi garën me Bashën dhe pak muaj më pas ndërroi jetë në një aksident tragjik në nëntor të vitit 2013. U tha se në atë kohë do të niste një aksion politik brenda PD-së me mbështetjen e disa deputetëve. Pra, Bregu e ka fjalën pikërisht për këtë platformë. Por, në atë kohë ajo nuk i përkiste asaj kategorie të deputetëve që e mbështetën hapur Olldashin. Të paktën në publik Bregu nuk ka thënë asnjë fjalë në mbështetje të tij. Të tjerë ishin ata që e mbështetën Sokol Olldashin dhe sot nuk kanë asgjë për të thënë për këtë çështje.
Në këtë aksion politik që ka nisur Majlinda Bregu nuk po mbështetet as nga deputetët e identifikuar dikur me platformën Olldashi e as nga deputetët e hershëm, ish-drejtues të rëndësishëm të kësaj partie, të cilët janë shfaqur si kundërshtarë të Bashës në PD. Këta të fundit kanë treguar shpesh shenja se nuk e duan Bashën në krye të PD-së, por ndoshta nuk guxojnë t’i dalin publikisht kundër, pasi rrezikojnë vendin në listat e kandidatëve për deputetët në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Ndërkohë që është braktisur nga ata që ndoshta shpresonte të mbështetej, Bregu po sulmohet ashpër nga deputetë të tjerë të PD-së. “Mendja e madhe e zeza e t’zot”, është një shprehje popullore që përdoret për njerëzit diletantë, shprehje me të cilën e ka sulmuar deputetja demokrate Albina Deda.
Mund të jetë një reagim që duhet të pritet normalisht nga Majlinda Bregu, sepse historikisht në PD, kur mendon ndryshe nga kryetari sulmohesh ashpër. Njësoj si në partitë e tjera politike edhe në PD nuk është krijuar ende një traditë e pranimit të mendimeve ndryshe. Të gjithë kanë frikë se penalizohen nga kryetari, kur është fjala për t’u zgjedhur deputetë, sepse listat janë vetëm në dorën e tij. Mungesën e kësaj lirie e ka vuajtur vetë Majlinda, në kohën kur u largua nga ajo parti një tjetër deputete e PD-së, Mesila Doda. Artikulimi i nevojës për aplikimin e “platformës Olldashi” në PD e paracaktoi rrugën e Dodës drejt largimit nga Partia Demokratike. Majlinda Bregu nuk u shpreh publikisht, kur deputetja Doda u largua nga PD-ja. Ashtu, siç po qëndron në heshtje si dje, si sot Astrit Patozi e mbështetës të dikurshëm të platformës Olldashi.
Ndoshta Majlinda Bregu është e vonuar në këtë aksion politik, në qendër të të cilit ka vendosur platformën e të ndjerit Olldashi.
KATNARJA ALBINA DEDA PASKA FILLUAR TE PERDORE SHPREHJE POPULLORE? MUTI JA MARRT SHALET.
Betejat e Majlinda Bregut nuk mund te kuptohen pa shoqerine e atij koranit te myzeqese qe kakaris cdo nate ne Klan TV, Blendi Feziut. Me ju ne PD dihet se Rama ben mutin i qete cdo mengjes per gjate gjithe jetes.
Nuk ka asnje ndoshta ,L.Progni,,,,,,kjo fare “beteje” e majlinda prudentinos eshte me lejen e dr.krimit,pra kulise.
Eshte pikerisht kjo arsyeja qe mbeshtetesit e S.Olldashit nuk bzajne .
C’pjell macja ,minj do te jane !
Cmerreni me keta qe udhehiqen nga UDB ja !
Kush e ka fajin…………??????kush keshtudhe pse humben keta aty ?????
Atehere jane kolerja e i linit….dhe kjo eshte arsyja qe duhet te perfundojne ne ….?…..furrat e gazit te gjithe pa perjashtim……….
Po Jori cfare mendon per kete shperthim te Majlindes. Se ajo i ka shume te pjekura opinionet. Se Albina dhe Jori bejne politike te madhe.
Meqenese e sulmon llastica e perkedhelur e plakut te shpelles,Basha duhet te kete ndonje gje pozitive. Basha apo Olldashi.?Asaj qerre ku keni hypur si kadat ne dasem,nuk ju ka thyer vetem timoni.Ju ka thyer Boshti,rrotat edhe hosteni.20 vjet i mbajtet syte nga pertej oqeanit,se mos kthehej djaloshi “rrebel”,Eduard Selami,,qe do ta rinonte partine si ne vitet e stuhishme 91-92.Prej andej u kthye nje plakarruq,qe e kishte perzene gruaja,se nuk ishte ne gjendje te mbante familjen me pune.I dha Berisha nje rroge,nje shtepi dhe nje grua sa per vete.Po Olldashi cfare do ju bente?Nje mut do ju bente..Rrini hani ate rroge me lloqe deputeti sa te dilni ne pension si Lenka Cuko.
Majlinda kesaj rradhe ke qellu si kalama.I je sul cunit dhe ke levdu baben e cunit.Kaq e dashurume je me baben apo edhe ti si gjithe shoqet e Partise dhisni prej friket nga baba.O zot ca u ka bo baba keshtu o goca.Cfare mut lideri historik eshte nje njeri qe shkateroi te ardhmen e vendit.lere partine se as me rruhet fare PS apo PD, e din ti goce se keto qe quhen Parti kane detyren me kushtetute ti sherbejne vendit, kurse ato i sherbejne vedit, kjo nga udheheqja historike Berisha Nano.He zogu nqs do te flasesh o fol tamom ose mos fol fare , si shume te tjere.O zot si nuk doli nje rob tamam ne PD te kritikonte Saliun.Ka qe ne 93 qe se ka kritiku njeri tamom.Turp e faqe e zeze, me mire shkrijeni kete Parti dhe filloni riperteritje te se djathtes.I vetmi qe po i tregon vendin Saliut eshte Izet Haxhia.E njef mire per 8 vite qe qendroi me te.