Kur opozita gjendet përballë një dështimi, siç ishte rezultati për Bashkinë e Dibrës, debati i brendshëm nuk ia dobëson pozitat apo t’ia ulë reputacionin. Përkundrazi, çdo zhvillim i ri, i brendshëm është një shtysë për të përmirësuar atë ç’ka shkoi keq jo vetëm në zgjedhjet për një bashki, por në përgjithësi në aktivitetin e përditshëm të saj.
Në këtë këndvështrim, edhe debatet e bëra brenda grupit parlamentar të PD nuk janë asgjë më shumë se grindje njerëzish të pakënaqur më shumë me PD se me Qeverinë.
Nëse çdo gazetar apo media mund të kritikojë hapur rolin e një opozite të dobët, si ajo që po shohim këto kohë në Shqipëri, dikush i angazhuar brenda kësaj opozite dhe që është votuar pikërisht për këtë mision nuk mund të mjaftohet me disa fjali të thëna në një mbledhje ku përgjegjësia është e shpërndarë thuajse njësoj tek te gjithë.
Nëse në mbledhjen e grupit parlamentar të PD ka kontestime për mënyrën e drejtimit, mosmarrëveshje për emrat e kandidatëve apo dhe për çdo nisëm të opozitës, është e pashpjegueshme që kjo bëhet kur procesi mbyllet. Deputetët demokratë nuk janë gazetarë që pasi shohin se si zhvillohet dhe përfundon procesi dalin me konkluzionet përkatëse dhe kërkojnë llogari sikur jetojnë në një planet tjetër.
Deputetët e opozitës janë pjesë integrale e një misioni (që duket ende larg realizimit) të bërjes se opozitës në një vend ku më shumë se çdo gjë mund të shkruash dhe flasësh për dështime reformash. Por kjo nuk ndodh, sepse në parlament deputetët demokratë e harrojnë misionin e tyre dhe kapen pas batutash pa vlerë.
Fjalimet e tyre me përjashtime të rralla nuk i dëgjojnë as vetë kolegët e grupit. Por kjo është e keqja më e vogël, përballë protagonizmit që disa te tjerë përpiqen të marrin duke bërë kritizerin…jo të qeverisë por të opozitës. Nëse të paktën njëherë të vetme këta kritikë të drejtimit të PD të kishin mbajtur të njëjtin qëndrim për ndonjë zullum të qeverisë, kjo dhe mund të justifikohej. Por jo,ata janë elegantë në qëndrimin me Edi Ramën dhe të ashpër me PD.
Arsyet mund t’i dinë vetëm ata, edhe pse në një botë të vogël si politika shqiptare, edhe interesat janë po aq të vogla dhe po aq shpejt merren vesh. Të jesh kritik, të ngresh zërin apo te debatosh me deputetët e grupit është pa dyshim një vlerë e munguar e PD. Por që për momentin nuk përbën më lajm. Sepse zërat kritikë janë po aq ose në mos më pak te besueshëm se vetë zëri i PD.
Në realitetin shqiptar ku për çdo dite ke rast të bësh një opozitë brilante kjo nuk ndodh. Sepse vetë opozita është treguar deri më tani e pazonja për të çuar deri në fund një aksion politik. Qoftë në parlament në rrugë apo në zgjedhje.
Dikush duhet të shkundë PD-në nga pluhuri i të vjetërve që nuk e kanë të qartë se çfarë roli kanë në atë parti, por dhe nga mendja e mykur e “të rinjve” që deri më tani kanë prodhuar opozite qesharake. Dhe pa dyshim këtë proces duhet ta bëjnë vetë demokratët me burime që nuk i mungojnë dhe mbështetjen që ende gëzojnë tek një pjesë e qytetarëve.
Duke qenë të vërtetë me ata që besojnë tek vlerat e kësaj partie dhe jo me ata që kritikën e shohin si mjet për t’u bërë lajm në portale. Dhe në rastin më të keq mund të përfundojnën si opozita e emëruar e Shqipërisë.
Kjo mikesha e Besnik Mustafajt ka te drejte ne cfare shkruan. Keta qe bejne opozite ndaj opozite jane te shitur tek Edi Rama qe rref grate.
Djali im qe eshte bankier ne bashkine e Kanadase thote vazhdimisht qe gabimi me i madh atje eshte mungesa e opozites ndaj qeverise. Ai ka ndermend te angazhohet ne aksionet antiqeveritare qe po i pijne gjakun popullit.
bankier ne Bashkine e Kanadase???? cfare eshte kjo? si aplikohet per kete pune? ne te gjithe Kanadane?
bankier ne bashkine e Kanadase – hahahahahahahahahaha……………………
Djali eshte i paqarte ne punen qe ben ne maje te Kanadase, jo me te shtoje edhe andrallat e angazhimit ne aksione antiqeveritare ketu; nuk di te te thote cfare kungulli mban nen sqetull atje, jo te marre edhe nje kungull tjeter
po kjo zonja ka marre pjese ne mbledhjet e PD-se se te pakten une per gazetare e di. Kur behet dhe kjo me fol. Kjo kokrra e hajdutes. Cfare ka bere kjo ne jete, se me sa e dine te gjithe ka shitur…. na jep dhe mend…. moj neperka pika pika…..
pyetja eshte a i ka dhe ndonje leke Grigja per kete artikullin apo e ka bere vullnetarisht, ?
Sipas një anketimi të financuar nga shoqata e fermerëve të vegjël, në Shqipëri pas sistemit gjyqësor dheatij shëndetësor, njerëzit më të urryer rezultojnë gazetarët e TV. KLANIT……..
PD lindi e vdekur! Deshtoi Bashen dhe po fiket si qiriri “per shqiptaret”!
MOS harroni se barku qe polli Saliun ende nuk eshte shterpezuar…kete e verteton ky palo artikull i kesaj palo gazetare shoqes se paloFevziut
Ah moj super yll ,mos kujto se ne po na rruhet fort hajdarmalluta se si kacafyten shqupasit mes vedi. Jane ekranet tuaja qe i bejne ushqim mediatik te perditshem aksionet dhe konferencat e shtypit te shqupit. Nese ju shqupasit mediatike nuk arrini te kuptoni se fjalet dhe veprat e duhura jane ato te patozit dhe bregut per pergatitje alternativash ,besoj se do ta coni pedene drejt zevendesimit te lsi ne vend te 3 dhe ju te beheni partia e king makerit.
Pd ishte organizate krimi e ndertuar me kujdesin e serbise dirigjent salihun Karaxhixh qe babaj rezulton te jete Serb
Gjithashtu slobodanka sot lirije rrenje serbe arriten te bejne rrenim ne teresine e Shqipetarve Miku i tyre Faslici asnjehere nuk dilte nga dyert e aeroportit
Por i shoqeruar nga kriminelet e salihut gjithmone nga dyert e pasme Dhe me nga 7-8 Valixhe te mbushura me dollare nga parate e Popullit te varfer
Kjo organizate duhet te shfaroset
Aman shyqyr qe te pashe sepse ne web “opnion” nuk lejohen komentet sepse asnjeri nuk ju lavderon,jeni shume te perkedhelur sidomos kur Desada blu vesh dhe nje pale doreza”pune” blu dhe kamera e tregon se si ajo i vesh ato per te fshire tocin e Fevzos.Nje e paafte.qe shkruan kot fare,ka ca dite qe shan PD sepse Frangaj do nje leje tjeter ndertimi nga Rama.Fevzo qendron me oret e ndryshme te dores ne hije sikur eshte shume i merakosur per bombulat e gazit.Mos u merzisni,femijet qe po rrisni poi rrisni njelloj si Escobari,edhe parate qe vidhni ,ne gjykate dhe avokat do ti lini.
kot e mundoni peden. hiqjani spinen te mbaroje pa shume vuajtje. me semundjen e debilizmit nokian kot harxhoni energji. nuk eshte me te thene, eshte me te dhene . per rastin e majlindes , eshte e zgjuar dhe e ka kuptuar qe vitin qe vjen, grigja dhe argita nuk e kantidojne . keta bejne mire te pregatisin valixhet e te emigrojne diku ne pdiu, diku ne frd apo gjetke. thirrjet per rikthim te berishes jane vetem ironi, dhe aspak realizem me ato qe shpreh bregu.