Në qershor të vitit 2014 Shqipëria u bë temë në mediumet ndërkombëtare. Një njësi policie u dërgua në Lazarat, fshatin e famshëm të drogës afër Gjirokastrës, për të kapur krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës me narkotikë. «Lazarati, fshati shqiptar i drogës, mbrohet me armë», shkroi «Der Spiegel». «Policia shqiptare rrethon ‹kryeqytetin e kanabisit› të Europës», njoftoi «Die Welt». «Luftë në mbretërinë e kanabisit», njoftonte «20 Minuten» nga Zvicra.
Kanë kaluar më shumë se dy vjet nga ky aksion që dukej spektakular, por Shqipëria nuk po arrin të dalë nga rrethi vicioz i krimit dhe tregtisë me drogë. Javën që shkoi afër Durrësit, në plazh, aterroi një avion i vogël, që drejtohej nga një pilot italian, i cili më parë në vendin e tij kishte probleme me drejtësinë. Në maj të vitit 2014 një avion tjetër kishte aterruar në Divjakë. Në vazhdën e hetimeve u zbulua se piloti planifikonte të trafikonte një sasi mariuane në drejtim të Italisë. Mediumet italiane vazhdimisht shkruajnë për «urën ajrore të drogës» nga Shqipëria drejt Italisë. Qyteti i Torinos përshkruhet si qendër e aktiviteteve kontrabanduese. Në maj të këtij viti në Torino u zbulua një avion që bartte drogë nga bregdeti shqiptar.
«Vrau kushëririn për kanabisin», njoftonte të hënën një portal lajmesh nga Tirana. Dhe vazhdonte me një seri lajmesh të kësaj natyre: «Trafik droge në kufirin e Qafë-Thanës…», «Kapet 1 ton hashash shqiptar në Brindisi…». Sipas një raporti të policisë italiane Lazarati ka prodhuar deri në 900 tonelata kanabis në vit. Në tregun e zi vlera e kësaj sasie droge arrin në 4,5 miliardë euro.
Fitimi aq i madh nga kanabisi shpjegon edhe arsyen e lulëzimit të këtij biznesi në Shqipëri, prej të cilit përfitojnë edhe të dy partitë e mëdha politike – e ashtuquajtura Parti Socialiste dhe e ashtuquajtura Parti Demokratike. Klane të fuqishme të drogës, falë potencës financiare, kontrollojnë politikanë të rangut të lartë dhe ushtrojnë ndikim në zona rurale. Sidomos para zgjedhjeve partitë lidhin pakte me baronë droge. Në jo pak raste njerëz me dosje të trasha kriminale (dilerë droge, trafikantë njerëzish) kandidohen për deputetë. Kësisoj tempulli i demokracisë shqiptare degradohet në një fole të sigurt për krerë të krimit të organizuar.
Polarizimi ekstrem i politikës shqiptare e bën të pamundshëm një pajtim parimor mbi domosdoshmërinë e luftës kundër tregtisë me drogë. Nganjëherë krijohet përshtypja se opozita godet pushtetin nga xhelozia që ai po fiton para të majme nga kontrabanda me drogë. Pas 4 vitesh apo 8 vitesh, kur opozita (pa marrë parasysh a është «demokrate» apo «socialiste») do të vijë në pushtet, do të përsëritet rituali i njëjtë i akuzave dhe kundërakuzave.
Ndërkohë shqiptarët e ndershëm – dhe të tillë janë shumica – vazhdojnë të trishtohen në apatinë e tyre përballë kësaj situate. Sllogani i «Rilindjes», i propaganduar me agresivitet nga Edi Rama, e ka humbur kuptimin, sepse artisti në postin e kryeministrit nuk u shqua si politikan që merr vendime të vështira. Ekziston një hendek i madh mes dukjes, performansës, fotografive të ditës, defilimeve në Twitter dhe Facebook, dhe veprimeve reale politike.
Dështimi i kësaj qeverie shihet sidomos në luftën kundër trafikantëve të drogës. Fakti që pas të gjitha këtyre skandaleve ministri i Brendshëm vazhdon të mbajë postin, tregon se fuqia e nëntokës ende dridh themelet e shtetit shqiptar – dhe para kësaj fuqie Edi Rama preferon të qeverisë Shqipërinë me shënime në mediat sociale dhe jo me aksione të ashpra kundër dilerëve të drogës. Për opozitën nuk duhet humbur shumë fjalë: ajo e ka diskredituar veten aq shumë sidomos gjatë mandatit të dytë, andaj e ka tepër të vështirë të fitojë besimin e shqiptarëve. Kësisoj Shqipëria rrezikon të konsiderohet si shtet i dështuar, ku lirisht mund të aterrojnë avionë italianë dhe të ngarkohen me drogë. Humbja e besimit në politikanë, bindja e shumë njerëzve se politika është vetëm sinonim i krimit, tolerimi i konrabandës me narkotikë mund të çojnë në thellimin e krizës në Shqipëri. Dhe si mund të përfundojë një krizë e tillë e kemi parë në vitin 1997. Për të evituar degradimin e mëtutjeshëm të vendit duhet të ketë politikanë të përgjegjshëm. A ka të tillë?
Jo
Shkrimi shume i qarte, te len mbresa per realizmin lidhur me situaten dhe veprimet e politikes shqiptare dhe veprimtarine e personazheve
ordinere qe e drejtojne ate.
Me vjen nje pyetje, kaq te korruptuar e kemi median dhe perfaqesuesit e saj ketu ne Shqiperi, te cilet domosdo duhet te perkrahin nje krah te politikes dhe te kritikojne krahun tjeter. Kaq njerez pa denjitet jane ata?……
Fatkeqsisht keshtu duket te jete, kur edhe nje gazetare qe dukej si punembare del dhe qan hallet e dy mjekeve, duke lene pershtypjen qe aq i bente per viktimat (nene e bije) . Gazetarja pa ndrojtje merrte persiper rolin e gjykates, dhe pastaj flasin dhe kerkojne reforme te drejtesise. Turp.
Ik or rrote hajdarmallute se nuk te merr vesh nga politika ne shqiperi ti. Merru me artikuj per futbolliste me mire se per ato shkrime je i pershtatshem.
Aman se me varroset te gjall me kete shqipen tuaj. Uroj te jem gabim por fjala ATERROJ nuk eshte shqip. Me hiqni njorancen MOS me lini te vdes injorant ju lutem. Ndihme! Shpjegim?!!!!
Vendi i shqiponjave te ngordhura.
Vendi i turkoshakeve.
Vendi ku mburren se dijne te bejne shqiponjen me duar,apo mburren se x apo y beri shqiponjen me duar edhe nga ana tjeter,shkaterrim,vrasje,vjedhje,vellavrasje,percarje,vendi si kandahari,rrumpall ku te gjithe shkojne kunder ligjit,te gjithe duan te vijne ne pushtet per te rjepur vendin dhe njerzit.
trushplaret secili mbron hajdutin e vet.
hajduti im eshte me i ndershem se hajduti jot.
turkoshaket hysen,hasan,mustafa,bajram,isa,zabit,asqer bertasin o sa mire me ken shqipekar……..
Sepse ajo qe quani “droge” DUHET LIBERALIZUAR! Sa me shpejt bile.
Me statuskuone aktuale po pasurohen banditet e politikes, me statuskone e re te paprovuar kurre me pare, pasurohen gjithe shqiptaret duke e ngritur peshe ekonomine shqiptare ne nje kohe relativisht te shkurter. Vetem pas kesaj zgjidhjeje Shqiperia do te kuptoje se nuk ka aspak nevoje per anetaresime neper BE, Nato e burgje te tjera te komanduara nga syri piramidal i krimineleve “Illuminati”.
Por natyrisht nje hap te tille e bejne vetem politikane te paster e te guximshem, jo plehera socialiste, pederiste apo leseiste te regjura deri ne gryke me trafiqe.
Andrea Radi