Para se të gjuajmë me gur dy mjekë të maternitetit!

19 Shtator 2016, 19:10Blog TEMA

Nga Ilva Tare

Në një vend si ky yni ku jeta nuk vlerësohet dhe as nuk respektohet si nga njerëzit ashtu edhe nga institucionet, është e lehtë të ngrihen furtuna virtuale mbi fakte të vërteta apo të sajuara. Kur në këtë klimë armiqësore ndaj jetës dhe viktimave të saj ndërfuten edhe raportime të paverifikuara dhe tituj bombastikë të portaleve që ngazëllehen mbi vdekjen për ca klikime më tepër, dëmi i shkaktuar në psikikën sociale është edhe më i madh.

Spitalet shqiptare me pagesë sigurisht, pasi fabula e shëndetësisë falas ishte më shumë një gjetje PR-i, që më pas ju faturua keqkuptimit, lënë për të dëshiruar si në cilësinë e diagnostikimit, mjekimit dhe rekuperimit. Ndërsa për parandalim as që mund të bëhet fjalë. Sistemi i shendetësisë në Shqipëri ka mbetur peng i protokolleve të vjetra, investimeve të pjesshme dhe riparimeve me copa të infrastrukturës.

Blerja e aparaturave bashkëkohore që lënë pak vend për imagjinatë dhe më shumë për diagnostikim është e kushtueshme dhe mirëmbajtja e tyre një sfidë e madhe për institucione me mentalitet publik, ose thënë thjesht mall pa zot. Për mjekët dhe përkushtimin e tyre po flas jo pa qëllim në fund të listës të problemeve që ka shëndetësia. Ata mund të gjykohen për cilësi, për përkushtim të ndryshëm në varësi të pacientit apo rryshfetit që marrin, por nuk besoj se ka mjekë që i neglizhojnë të sëmurët sidomos si në rastin e Aidës së ndjerë, kur ishin dy dhe jo vetëm një jetë.

Unë kam sjellë në jetë vajzën tek materniteti “Koço Gliozheni” dhe i kam përjetuar të gjitha ndjesitë e një nëne të re, që kalon dy netë në një spital që të kujton pasojat e ndonjë godine të bombarduar nga Lufta e Parë Botërore. M’u desh t’ju përgjigjesha të afërmve që kritikonin zgjedhjen për të lindur në spital publik, të përballoja mungesën e ujit të pishëm, larjen e foshnjes në lavaman dhe vendosjen në një tavolinë modeste, frikën që të shkaktonin telat e hapur të prizave ngjitur me kokën e krevatit, muret e pasuvatuar e të plasaritur, dritaret me një perde që fuste brenda gjithçka vinte nga jashtë.

Porse mund të them se ja dola t’i bindja të gjithë dyshuesit për zgjedhjen e maternitetit publik duke u përmendur kujdesin e mjekëve dhe të infermierëve. Mund të ishte edhe më cilësor, edhe më i përkushtuar, por orët e gjata e të punës dhe numri i madh i pacientëve nuk ua jepte këtë mundësi. Pa përmendur pagesën që nëse nuk do ua plotësonte puna në klinika private nuk do të justifikonte me dhjetra vitet e shkollës dhe punës për t’u bërë mjek.

Humbja e jetës së nënën dhe foshnjes së saj është një dhimbje për të gjithë shoqërinë dhe klithmat nga Facebook-u të njerëzvë të indinjuar janë të kuptueshëm. Por ajo që nuk mund të nxitet nga vala emocionale e reagimeve është Prokuroria dhe vendimet e saj. Nëse ka pasur vërtet përcjellje të pajustifikuar nga një spital në tjetrin duhet hetuar dhe ndëshkuar cilido ka përgjegjësi. Nëse protokollet e secilit spital janë të tilla që e lënë fajtorin jetim duhet vepruar me urgjencë për t’i ndryshuar ato një orë e më parë, për të shmangur viktima të tjera. Nëse e ndjera nuk ka bërë kontrollet siç duhet në muajin e nëntë të shtatzanisë, duhet verifikuar dhe të shërbejë për një fushatë ndërgjegjësimi mbi të gjitha nënat shtatzëna dhe përgjegjësitë që ato kanë ndaj jetës së tyre dhe foshnjës që sjellin në jetë. Nëse u ndaluan vetëm dy mjekë duhet shpjeguar përse për mjekët e spitaleve të tjera nuk u mor e njëjta masë.

Në fund, të gjithë duhet të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi. Do të ishte e udhës, që urdhërat e arrestit të lëshuara për të qetësuar popullin e rrjeteve sociale që flet pa përgjegjësi dhe sigurisht pa dijeni të plotë të fakteve dhe provave, janë pjesë e një propagande fiktive për gjoja funksionim të organeve të hetimit, që çuditërisht gjithmonë ndodh me të pamundurit ose më të dobtët.

E kuptoj që është e vështirë të dënosh sistemin, nëse ai do të rezultojë fajtor për vdekjen e Aidës, për mund të kontribuosh në nisjen e një fushate, nëse duan edhe mbarëpopullore, për t’i dhënë jetë një shëndetësie të reformuar në të gjitha komponentët e saj, jo vetëm nga muret dhe pak gjelbërim që nuk i kanë rezistuar shkelmave dhe trupave të pacientëve që ja marrin një sy gjumë ku të mundem gjatë pritjeve të gjata. (Javanews)

8 komente në “Para se të gjuajmë me gur dy mjekë të maternitetit!”

  1. !!! says:

    Nje problem qe nuk kupton populli i thjeshte(dhe nuk ka faj se s’ka si ta di) esht se problemi kryesor ne shendetesine shqiptare nuk esht as infrastruktura, as organizimi (nuk po them qe kto nuk kane probleme, te kuptohemi, por nuk jan primare), problemi kryesor esht pergatitja e mjekeve. Nga shkolla dalin te dobet ne teori, dhe krejt te papergatitur ne praktike. Ne specialitetet e tyre nuk bejn nje vit te detyruar mjekesi e pergjithshme si kudo ne bote, por merren vetem me specialitetin e tyre te kufizuar. Menyra se si arrijne ne diagnoze esht e gabuar. Pertojn te mendojn per nje diagnoze diferenciale, dhe ose diagnoza esht e dukshme, ose nqs nuk esht e lehte, atehere kane dy rruge: Ekzaminime imazherike, me shpresen e me shum informacioni, pa adrese (c’te dali te dali) ose i cojn konsult tek nje specialist tjeter (perseri pa nje diagnoze potenciale paraprake, me c’te gjeje tjetri le ta gjeje), dhe kjo vlen edhe per specialistin tjeter qe sipas fatit mund te vazhdoj lojen e futbollit.

    1. ska rendesi says:

      po pse zoteri /zonje, mjeket e papergatitur nuk jane pjelle e nje sistemi? nese jo, te kujt jane?

    2. LORA says:

      Ekzaktesisht e vertete.

  2. Nexhi i Vinit, Kanada says:

    Shendetetesia ka qene me mire kur mjekesia drejtohej nga doktori i grave qe kandidoi per krytar bashkie ne Tirane. Djali im qe eshte bankier ne bashkine e Kanadase thote qe doktor Berisha kishte bere zgjedhje te zgjuar por maloket e Tiranes zgjodhen Erionin.
    Prandaj dhe jam dakort me Taren sepse ka per burre dhe Eduart Selamin qe ka jetu 15 vjet ne Amerike dhe u kthy ne Shqiperi per te kontribu per rimekembjen e Shqiperise

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      vallahi po. ?

  3. Phoenix says:

    Oj moter, qenke rende fare. E verteton sidomos tek paragrafi i fundit.
    Politikaneve, mjekeve ndoshta e kane si nje mekanizem vete-mbrojtjeje edhe neglizhencen, apo indiferencen, po ju gazetaret cfare halli keni qe e keni humbur kontaktin me realitetin? Ju e jeni per detyre ta njihni te verteten por duket sikur jetoni ne planet tjeter. Ose beni se ju intereson, ose nuk e dini domethenien e zanatit tuaj, ose jeni injorante fund e krye.

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Se ci ka zene keto gazetaret
    Mire thone gruaja ka mend sa nji burre budalla.
    Per sistemin e dime per te 4 sistemet
    Jeni bere tju grryejne me lopate.
    Ketu behet fjale per dy mjeke qe me veprimet ose mosveprimet e tyre cuan ne varre nji grua shtatzene,e cila la dhe dy jetimet prapa.
    Per sistemi ke pase kohe te flasesh sa te duash
    Po se ke bere.
    Tani tu tek ty te besh analize
    A cpo i punoni ketij vendi ju
    Zoti do tju vije hakut.
    Meqenese ty dhe rudines dhe sojit tuaj ju erdhi keq edhe sistemi me i dhjere do ti gjykoje ne gjendje te lire
    Se doktorri duhet te coje vajzen ne klase te pare.
    Per dy jetimet e asaj te ndjeres ska problem
    Shkojne ATA ne shkolle edhe PA ngrene edhe PA lare ju lafte mortja
    Se te gjithe keni kontribuar per kete
    Gjendje te mjeruar ne te cilen ndodhet ky vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje