Në këto tre vite, sa herë është akuzuar, qoftë nga gazetarët kritikë, qoftë nga kundërshtarët politikë, se me qeverisjen e tij po ngre një sistem të mirfilltë të grabitjes së shqiptarëve, Edi Rama e ka pasur gjithnjë të gatshme një përgjigje.
Kur i thonë se po e lëshon qeverisjen në duart e miqve të tij, të cilëve u ka dhënë koncesione maramendëse, ai përmend faktin se shteti nuk ka para ti bëjë të gjitha.
Kur i thonë se po flirton me ish biznesmenët spekulantë të kohës së Berishës, ai justifikohet se nuk e bën me zemër, por ishte e pamundur të mos i zbatonte kontratat tashmë të nënshkruara.
Kur i thonë se po e mbush vendin me hashash si pasojë e një policie bashibozukësh të korruptuar, ai fshihet pas gishtit duke thënë se tani bie më shumë në sy, pasi tani po kapet më shumë.
Megjithëse aspak të besueshme, këto alibi, në të shumtën e rasteve kanë mbajtur gjallë për një kohë të gjatë propogandën e rilindjes dhe përballjen e saj në debatet me kundërshtarët.
Por, sot, ka ndodhur diçka e rrallë.
Në rrejt po përhapet me shpejtësi, një fjalim i kryeministrit të sapoemëruar në parlamentin e Shqipërisë. Një ushtrin i bukur oratorie, i njeriut që me kokën lart, – sapo kish nënshkruar aktin e tij të parë në zyrën e shtetit për ndalimin e importit të plehrave – shpjegonte një gjë të thjeshtë.
Shpjegonte me pak fjalë, se në ç’rast, njerzit mund ta quanin me plot gojën hajdut, vetë atë, Edi Ramën.
Është tejet interesante të rishikohet sot ky fjalim tërë pathos.
Aty Rama argumenton se pse në një vend të pafuqishëm dhe pa instrumentet e nevojshme të kontrollit si ky yni, apo në të singjajshëm me të, mafia rreket të eksportojë plehra.
Pasi thekson me plot gojën se as sot dhe as nesër, vieni re me vëmendje, nënvizon “as nesër”, Shqipëria nuk mund të importojë plehëra nga jashtë, ai shpjegon se si do të quhej një politikan që do të tentonte ta bënte këtë.
Për Ramën e tre viteve më parë ai do të ishte një njeri i kapur nga interesat financiare që i diktonte mafia.
Sot deputetët e tij kanë bërë gati të miratojnë në kuvend, pëkërisht ligjin që shefi i tyre abrogoi me pompë tre vite më parë.
Natyrisht për të mbuluar aq sa mundet këtë skandal të madh, ata pretendojnë se janë konsultuar me grupet e interesit, se duan të pengojnë vdekjen e sigurt të kësaj industrie, se kanë parashikuar vetëm importin e mbetjeve të sigurta etj.
Në këtë ballo me maska është futur edhe LSI-a që me sitilin e saj qesharak, sikur flet në emër të publikut, ka shtuar kushtin që ky import të mund të kontrollohet nga shoqëria civile (Imagjinoni, një rrezik të cilin nuk e pengon dot armata e administratës shtetërore, do ta monitorojnë ata pak militante ambientalistë).
Por të gjitha këto argumenta janë vërtetë pallavra.
Mjafton të shikohet fjalimi i Ramës i tre viteve më parë, ku ai flet për pamundësinë e shteteve si ky yni për të përballuar mafian e plehrave për të kuptuar gjithçka.
Rama e thotë troc, pa përdredhje dhe pa alibi të shpikura.
Nëse një qeveri e bën këtë në Shqipëri, ajo është një qeveri hajdute që punon kundër kombit të vet.
Po atëherë, nëse kjo shumicë e kalon këtë ligj në parlament, a kemi të drejtë ta etiketojmë Ramën me fjalët që ai vetë ka zgjedhur për veten?
A nuk është kjo edhe një provë më shumë se edhe për rastet e tjera abusive kur ka mundur të shpikë një alibi, ai është motivuar nga interesa financiare që ia ka imponuar mafia? (Lapsi.al)
Absolutisht po. Eshte hajdut i paster. Eshte hajdut kur ben ligjin e arsimit te larte per Cilin. Eshte hajdut kur i jep prona Zamirit ne bregdet e Sandrit te Kinostudio. Eshte hajdut kur i jep pallate Delijorgjit, naften Beso se Taivanit, shendetesine Vilma Nushit, kur i zgjat koncesionet minerare Avni Ponarit. Rama ka vendosur ta qeverise vendin me nje tufe hajdutesh, tjeter gje se keta i thone vetes biznesmen. Eshte perfaqeusesi politik i tyre, pra eshte si ata. Eshte hajdut ne shtate breza!
sot ja ulen neser i hiqet fare
E muaret vesh se kush eshte Edramaa , EDSCOBARI i rilindjes qe do fuste Saliun ne burg, do na kthente detin dhe ndalonte gjoja plehrat e Saliut.
Me bukura se ata te PD se kete rradhe pajtohen.Pra jane miq kur vjen puna te paraja e piste.
Mallkimi i popullit do ti ndjeke ne shume breza politkanet tane mafjoze qe po na i shesin dhe helmojne Shqiperine sikur ta kishin pronen e tyre, ironia eshte se pronen e tyre ata e kane te shenjte vecse ajo ndodhet shperndare ne bote, ne Hollande, Turqi, Amerike, Karaibe, Kube a ku ta di une, ku i kane vilat dytesore keta majmune, dhe jo ne Shqiperi.
Edrama, tregove fytyren e vertete. Ne qofte se votohet sdo habitem.Por ne qofte se jo, kjo do ishte nje loje e ndyre per propogande sikur je qelibar. Po, mjere ata qe te besojne.
Na ka mbetur vetem fjala e lire ne boten virtuale.
Mos e beni SHQIPERINE kosh Plehrash o PLEHRA….
Dilni ne rruget e Tiranes dhe ecni ne kembe e do ta kuptoni se sa te afte jemi per te menaxhuar Plehrat qe krijojme vete e jo me ato te importit…
Zoti e do SHQIPERINE
Shyqyr qe shkruaje nje artikull me vend. Shume artikull I sakte nga shkronja e pare deri tek e fundit.
Te lumte Andi shkrim I goditur qe prek nje problem shume serioz per jeten e shqiptareve. Mire fukaralleku por duan te na futin edhe kancerit me tonelata ne shqiperi. Biznesi I mbeturinave eshte biznes I ndyre me pasoja te pariparueshme per shendetin e popullit dhe te ambientit. Edhe ne perendimin ky biznes behet nga mafia dhe jo nga kanale te drejteperdrejte shteterore. Prurjet e mbeturinave paguara gjoja per industri perpunimi eshte sa per sy e faqe. pjese me e madhe jane me perbajtje aq toksike te rrezikshme sa kostua e neutralizimit te tyre eshte e larte dhe jo e suksessheme. Keshtu qe nepermjet mafies ata I shtyjne jashte vendit te tyre duke gjetur nje vend pa zot si shqiperia.
Ju lutem aktivisteve ne shqiperi mos lejoni keta qeveritareve te kapur nga mafia te helmojne gjithe popullin shqiptar. Ne jemi shume pak dhe nuk po na lene te gezojme natyren qe na ka falur zoti. Duan te na helmojne neve, ajrin dhe token si dhe brezat e ardhshem.
Me ne fund ke shkruar dicka qe ja vlen Andi per qeverine .
Shume e sakte, falemnderit per artikullin.
Uroj qe gjithe shqiptaret mos te vazhdojne te behen tifoz te partive por tifoz vetem te interesave te tyre.
Importi i mbetjeve nuk eshte ne interesin tone e te femijeve tane. Duhet te kerkojme qe ky ligj te votohet nga populli ne menyre te drejtperdrejte dhe jo nga parlamenti qe perbehet nga deputet ushtar. Populli duhet te marre vendime te tilla te rendesishme.
Turp per Rilindjen qe po e masakron kete vend ne nje periudhe kaq te shkurter!Kudo q eet shkosh eshet nje tmerr i vertete. Quoi Vadis Shqiperi! Quoi Vadis vendi im!
Qenka e tmerrshme qe Shqiperia te drejtohet nga shqiptaret.
Ketu ke të drejtë, megjithëse je absolutisht i padurueshëm për shumicën e artikujve që shkruan (s’po përdor epitete më negative) e të gërric nervat. Por gjithsesi, këtu jam me ty dhe më vjen mirë që e solle në vëmendjen e publikut. Kryeministri shqiptar këtu duhet të tërhiqet dhe nëse s’ndodh, njerëzit duhet të ngrihen në protesta kundër importimit të plehrave. Ndoshta duhet të organizohet një referendum për t’a ndarë mendjen nga kjo punë në mënyrë që jo vetëm kjo qeveri, por edhe të tjerat që do vijnë t’a kenë tabu çështjen e plehrave e të mbyllet një herë e mirë kjo punë.
Pse qenka i padurueshem? Artikujt e tjere i ka pasur edhe me te bute sepse nuk e kishte bere kaq mullar Rama? Mos e ke ti problemin qe nuk duron dot kritiken ndaj partise se je tifoz e jo qytetar?
Rama e ka mbushur kupen eshte nje popull dele dhe nje opozite inekzistente sa kohe te jene aty figura te korruptuara dhe kriminale si berisha basha and co. Ne nje vend tjeter kjo qeveri antikombetare e korruptuar dhe kriminale do te ishte rrezuar per 24 ore. Turp corapekuq i gjate mashtrues ordiner dhe kriminel.
I ke thone tgjitha. Ky poshten dhe fytyra e vertet e djallit dhe fundi I Escobar Rames.
Shanit me te drejte Saleh Tradhetarin po ka dhe me keq
Keni harruar edhe Sazanin e shoqerise civile, qe ka deklaruar se nuk mund te bllokohet imortimi i plehrave, hahaha. Dhe ky do te monitoroje hyrjen e plehrave neper dogana. Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare, Edin e kam timin, Sazanin kumbarë.
Tung
Keni harruar edhe Sazanin e shoqerise civile, qe ka deklaruar se nuk mund te bllokohet importimi i plehrave, hahaha. Dhe ky do te monitoroje hyrjen e plehrave neper dogana. Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare, Edin e kam timin, Sazanin kumbarë.
Tung
Keni harruar edhe Sazanin e shoqerise civile, qe ka deklaruar se nuk mund te bllokohet imortimi i plehrave, hahaha. Dhe ky do te monitoroje hyrjen e plehrave neper dogana. Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare, Edin e kam timin, Sazanin kumbarë.
O shqiptare mire te na e bejne. E kemi treguar me vepra se ne i durojme te gjitha. Na rriti taksat e duruam, na vodhi me kocensionet e duruam na la femijet pa shkolle e duruam. Skllever e bij sklleverish, ne nuk e meritojme lirine.
Ku jeni o punonjes te administrates qe i dilnit ne mbrojtje Edit, mirnjohes se ju mori nga fushat me shalqinj e iu coi ne ministrira e drejtorira e ju dha nje cope buke. Nuk po i dilni ne mbrojtje? U bete koshiente mesa duket se tani ate copen e bukes do ta hani te ndotur
Ne fakt, Bushati ka pasur te drejte edhe here te tjera, por eshte paragjykuar. Problemi sot nuk eshte vetem ky skandal, por deri kur, shumica e shqiptareve do ta kuptoje me ne fund se te gjithe kryebanditet e politikes jane sebashku tek Kupola e Mafies? Sa me shume te zgjase kalvari i grabitjes dhe shkatrrimit, aq me pak jane shpresat per te ruajtur ato pak vlera qe kane mbetur akoma nga ky vend. Mos prisni nga Mafia qe te behet e mire. Ata jane te gjithe te inkriminuar dhe do te vazhdojne rrugen e nisur. Vetem nderkombetaret mund ta shpetojne popullin shqiptar.
Po ku jane komentuesit Rilindas sot ?
Ky duket sikur eshte pjelle e Sali Berishes. Tere jeta i shkoi duke iu servilosur Salahut, te birit te Shiqeres dhe atij me mbiemer Karaxhic.