Tragjedia e një familjeje nga Paskuqani, e cila humbi dy pjesëtarë para pak ditësh, në një kalvar pesë orësh brenda të cilave një nënë 35 vjeçare, shtatzanë në muajin e nëntë, u hodh-e prit në tre spitale shtetërore, i dha shkas një përballjeje publike ku spikatën linçuesit dhe konformistët.
Të parët nxorën nga vetja shkumëzimin jakobin, që ndër shqiptarë e stërviti për 45 vjet komunizmi, ndërsa të dytët abstraguan nga rasti i Aida Çakjes duke e kërkuar shpëtimin te rastet personale, mëshira, heroizmi, diferencimi, e me radhë.
Me të parët nuk jam, edhe pse, me thënë të drejtën, një nga gjërat që më tremb më shumë, e ma nxin jetën në Shqipëri, është prospekti (gjasa/mundësia) e të takuarit me një mjek. Jo dhe aq me mjekun vetë, i cili në të shumtën e rasteve është njeri dhe profesionist i mirë, por që nga hallka e pare, vajza apo djali te recepsioni, apo në rastin e spitalit shtetëror, roja. Ky i fundit, një thuajse totem që nuk na ndahet që nga komunizmi, e që bashkë me ‘radhën’ përbëjnë një fobi të madhë për shqiptarët e lindur në fillimvitet ‘80 e më parë. Në Shqipëri pra, më tremb mjeku aq sa dhe sëmundja. Kjo më ndalon të përgjithësoj, megjithatë.
Sepse, pas përgjithësimit nis edhe etja për linçim. Por, as konformist nuk dua të jem. As me një kolege gazetare dhe argumentet e saj, në një shkrim të botuar të hënën po në këtë gazetë, Rudina Xhungën. Të cilën e çmoj sa për tekstin aq edhe kontekstin. Me kontekst të Xhungës kuptoj aktivitetin e saj mediatik dhe social, aq të përqendruar te çështjet e grave, të drejtat e njeriut, mjedisi, turizmi, e me radhë. Xhunga më mund, sot e gjithë ditën, në ato që mund të quhen punë botore (publike), por edhe përmes një tjetër ‘epërsie’: ajo është edhe nënë. Megjithë këtë 2-0 për Xhungën, unë tentoj të marr një barazim me ca ide të miat. Me të cilat vijoj.
Në shkrimin e Xhungës dallohej një apasionatë e rrethit: duke na bërë me dije se ajo kish njohje me mjekët e akuzuar, apartamentet në një pallat e të tjera, ajo njoftonte edhe njëfarë ‘intimiteti social’. Aida prej Paskuqani, e zbritur ne Tiranë nga Kukësi, tingëllonte kësisoj si një gjë e largët, e ftohtë; pavarësisht se me të ndante gjininë dhe mëmësinë. Kjo ndarje nuk skicohej, por ndihej dhe krijonte dikotominë ‘ne’ dhe ‘ata’. Dyshoj se, po të kishim qenë unë dhe Xhunga në dyert e maternitetit do të na ishte kursyer rrethrrotullimi infernal Maternitet-QSUT-Sanatorium. Them po të kishim qenë sepse, pas gjithë gjasash, unë dhe Xhunga do ishim paraqitur në ndonjërin prej spitaleve private.
Xhunga fliste edhe për ‘heroizmin’ e mjekëve shqiptarë. Nuk kam asnjë dyshim për njëqind absurdet që u zënë rrugën çdo ditë mjekëve të këtij vendi, posaçërisht atyre të sistemit shtetëror. Kjo nuk më pengon të shquaj hipokrizi më shumë se heroizëm. Disa herë më ka rënë rasti i rastisjeve të pahijshme me mjekë që mbërrijnë në takime me pacientët me vonesë apo duke dihatur. Kjo sepse, një pjesë jo e vogël, e ndajnë ditënatën më tresh: punojnë edhe në spital shtetëror, edhe në spital privat; pa harruar klinikat, të vetat apo të kolegëve. Të kapur në ‘rrjetën e tregut’ që ka kërkesë për ta, ata ofrohen në këmbim të fitimit, por në dëm të cilësisë dhe integritetit të profesionit. Shtetërori u ofron pëlhurën e Sokratit të vuejtun, ndërsa një vrap te privati i shëndosh në financa, pa i etiketuar si derra të kënaqun.
Ata janë në përpëlitjen që ofron mesi i këtyre dy gjendjeve, por larg prej skeptrit të heroit. Në këtë skizofreni statusesh, ka humbur sa koncepti i publikes aq edhe ai i heroikes dhe, pacienti është shndërruar në klient.
Sistemi shtetëror spitalor, pavarësisht propagandës qeveritare, nuk është kurrkund afër publikes. Të tillë ka vetëm guximin e hipokrizisë për t’a shpallur veten publik dhe falas. Ndër mjekët shqiptarë ka profesionistë dhe sharlatanë. Tranzicioni dhe wild west-i mendor i shoqërisë, përfshirë mjekësinë, nuk ka përfunduar ende për të shpallur heronj.
Mos, se do shkruaje prape kinezja e shendoshe.
Brillant! Analizë më të shkëlqyer nuk kam lexuar! Respekt z. Lela! Më bëtë të ndërroj opinion: Nuk paska vdekur gazetaria profesionale në Shqipëri.
Shkrimi eshte tangent me problemet qe ka mjekesia, dhe deri tani nuk ka asnje analist/gazetar qe mund te paraqese me vertetesi dhe profesionalizem situaten e sistemit shendetesor ne mjekesi qofte dhe ne studio televizive. I vetmi deri tani qe pasqyroi situaten e sistemit realisht eshte vellai i te ndjeres , qe gazetarat duhet ta degjojne mire se ndoshta dhe kuptojne dicka nga shendetesia, kuptohet qe nuk pres qe te kene rrjedhshmerine e mendimeve dhe te fjalorit te tij apo saktesine e fakteve( nuk e njoh personin por e pergezoj per inteligjencen dhe guximin).Ju (gazetaret) duhet te jetoni vetem 1 muaj ne QSUT, ne poliklinike, ne spitalet e rretheve dhe ne ndonje spital privat,dhe atehere ju lutem beni nje shkrim per problematikat e sistemit shendetesor, perndryshe mendimet tuaja lerini te levrojne neper rrjete sociale dhe jo neper media vizive apo te shkruara.
Dakort. Disa sugjerime per te permiresuar sherbimin mjekesor. Aktualisht sot, nje mjek punon dhe ne s.publik dhe privat, nje mjek sot, punon dhe drejtor ne s.publik dhe ne klinike te s. publik, po dhe ne klinike private, Kjo ndodh edhe ne sektore te tjere. dy punwsimi i mjekeve apo trepunesimi i tyre. wshtw tregues i terheqjes sw tyre pas “tregut”. A duhet te ndodhe keshtu?! Mendoj se jo!
Pordhe me rigon o Lela, shko ha ndonje luge corbenga Luli se mos te vijne mendte.
Po c pune ka ky qeros qe nje e dy e permend komunizmin, pa lidhje fare me kontekstin per te cilin fle`?