Kushdo që kerkonte një provë ngjashmërie mes Rilindjes dhe Partisë Demokratike ja ku e ka sot:
Rilindja po voton ligjin e PD për importin e mbetjeve, një ligj të cilin e pati shfuqizuar vetë në vitin 2013.
Besoj se me këtë akt, morali politik i këtij grupi të ndotur keqbërësish merr fund.
Nga nesër, të dyja bashkë, Rilindja dhe PD, do të nxjerrin kokën nga kazanët e plehrave dhe do të na buzëqeshin. Natyrisht nuk na mbetet tjetër vetëm të kalojmë aty dhe t’ua hedhim plehrat në kokë për t’i mbuluar.
Ky ligj për heqjen e kufijve për mbetjet që vinë nga Evropa është kriminal.
Duke hequr kufijtë për helmet që do hynë në Shqipëri, ai do jetë përgjegjës direkt për shëndetin e rrezikuar të qindra mijëra shqiptarëve, toka, uji dhe ushqimet e të cilëve do të helmohen për shkak të rritjes së sasive të mbetjeve që shkakton ky ligj.
Nëse duhet të them pse erdhi ky ligj sërish në parlament, pasi ai u hoq në vitin 2013, natyrisht e kam një përgjigje: ky ligj është i blerë. Dikush ka paguar për ta sjellë në parlament. Pa asnjë dyshim.
Rilindja nuk e fsheh më se e ka shitur ligjin në treg. Eshtë krijuar me sa duket nën kujdesin e veçante të Partive Tregtare të Rilindjes edhe një treg i ri: tregu i ligjeve.
Nëse ke para e blen një ligj, nëse nuk ke, e blen kundërshtari yt.
Dyqani i Rilindjes funksionon non stop për të shitur ligje.
Vetë Rilindja pra, e pranon se ligji vjen këtu në emër të disa firmave të riciklimit, të cilat pretendojnë se kanë mbetur pa punë.
Kjo pra është çështja. Ligjin nuk e ka sjellë në Kuvend interesi publik, por interesi privat.
Interesi publik kërkon pastërti,interesi privat kërkon para. Qeveria u rreshtua me të dytën.
Eshte kaq e thjeshtë, kaq e poshtër dhe kaq kriminale.
Prandaj pyetja mbetet prej shumë kohësh: Kush e qeveris Shqipërinë?
E qeveris një grusht biznesmenësh, të cilët dje kishin kapur PD dhe sot kanë kapur Rilindjen. Pra rotacioni i pushtetit nuk vlen më në Shqipëri. Shqiptarët votojnë dhe gjithmonë nga kutia e votimit del një grup biznesmenësh, pronë e të cilëve janë edhe dy partitë e mëdha, PD dhe Rilindja dhe, një pak më e vogël, e cila bën transportin e bizneseve nga njëra të tjetra. Mes dy brigjeve që i ndot i njëjti moçal, ka gjithmonë nevojë për një kazan lundrues.
Fillimisht, Rilindja e kaloi me sukses heqjen e doganave për mbetjet brenda Partisë Socialiste. Ajo e bëri provën gjenerale duke hequr doganat morale për mbetjet e biznesit, për mbetjet e krimit, për mbetjet e vulgaritetit dhe injorancës në këtë vend. Mbetjet e shoqërisë Rilindja i bëri deputetë. Sot ata po bëjnë atë për të cilën erdhën këtu: po votojnë për mbetjet.
Megjithatë pa shkuar larg në këtë lirikë të zezë, që duhet ta kishte titullin: “Si të jetosh në kazan”, kam disa çështje për të sqaruar ligjin.
Së pari
Rilindja thotë se industria e riciklimit ka fitime të vogla dhe prandaj duhet të blejë mbetje jashtë vendit. Pyetja është si ka mundësi që ricikluesit investuan kaq shumë për të rritur kapacitetet e tyre, ndërkohë që ligji ishte anulluar prej tre vitesh.
Kjo është njelloj si të investosh në industrinë e përpunimit të kanabisit, ndërkohë që ai nuk është legal. Me të njëjten llogjikë, nesër mund të legalizohet kanabasi, çka nuk është çudi, pasi kultivuesit do t’i kërkojnë qeverisë mbrojtje dhe punë për investimet që ata kanë bërë kur kanabisi ishte i paligjshëm.
A ka njeri që investon 200 milion euro për një biznes që ligji e pengon? Çfarë tregon kjo? Që ricikluesit e dinin se një ditë moratoriumi do të hiqej dhe prandaj investuan. Në fakt çdo njeri, që njeh Rilindjen, e dinte.
Së dyti
Shqipëria është vendi më i ndotur në Evropë, që do të thotë se më pak 20 për qind e mbetjeve tona mblidhen dhe riciklohen. Të tjerat janë rrugëve dhe na shoqërojnë çdo ditë. Kjo do të thotë se industria e riciklimit ka ende miliona ton mbetje për të përpunuar këtu, çka nëse ndodh, do t’ia rriste asaj fitimet dhe ne do të na e pastronte territorin. Pse nuk ndodh kjo atëherë?
Sepse dikush jashtë Shqipërisë do të sjellë mbetjet e tij këtu. Pra çështja nuk është se Shqipëria nuk prodhon mbetje, por se Italia apo Gjermania apo kush të dojë, duhet të gjejnë një fushë magazinimi dhe trajtimi të mbetjeve të tyre dhe tregu dhe fuqia më e lirë e punës është Shqipëria.
Ne Shqipëri ka Arditë sa të duash që punojnë për bukën e gojës dhe pas këtij ligji, ditët e Arditëve do të shkurtohen. Kaq e thjeshtë është.
Së treti
Meqë industria e riciklimit paska kaq shumë fitime, atëherë pse nuk ndodh e kundërta? Si ka mundësi që italianët apo francezët apo gjermanët nuk i blejnë plehrat tona për t’i kthyer në lëndë të parë? A nuk kanë ata fabrika përpunimi? A nuk duan të fitojnë? A nuk u duhet lëndë e parë?
Nëse fitimet do ishin kaq të mëdha, të jeni të bindur se secili do të kishte një italian me qese te dera e shtëpisë duke pritur të mbaronim drekën për të na fshirë pjatat dhe për të na mbledhur shishet e ujit. Kjo do të thotë se nuk është çështje tregu, por çështje politike.
Italia ka vendosur të mbrojë natyren e vet. Evropa e mbron natyrën e vet. Ne kemi vendosur ta ndotim. Ose më saktë ta shesim.
Së katërti
A ka ligj të ngjashëm në Ballkan? A mendoni se vende si Mali i Zi, Kroacia, Greqia, që jetojnë me turizëm, do ta merrnin një vendim të ngjashëm? Aboslutisht jo. Kjo do të thote se argumenti që ky ligj është rentabël nuk qëndron, se ndryshe do ta kishin bërë të tjerët. Nëse ai është rentabël, industria e riciklimit fiton, por shoqëria humb.
Ajo që humbim në imazh, në turizëm, në shëndet, në ilaçe, është pa dyshim shumë më e madhe se ajo që fiton duke rritur koshin e plehrave. Nga sot, fatura e shëndetit në Shqipëri është rritur. Ja kjo është kosto e vërtetë e këtij ligji.
Së pesti
A nuk ka vende të tjera që mund të pranojnë importimin e plehrave të Evropës? Pse nuk e bën këtë gjë të themi Serbia që nuk ka det, apo Sllovenia apo Hungaria? Si ka mundësi që kur vjen puna për të derdhur mbetje apo materiale të rrezikshme gjithnjë del Shqipëria në vend të parë? Kështu ndodhi me armët kimike, me ujgurët, me muxhahedinët, me të burgosurit e Guntanamos dhe së fundi, me mbetjet e riciklueshme. Si ka mundësi që jemi gjithmonë ne të gatshem të marrim atë që të tjerët e refuzojnë?
Së gjashti
Ku do shkojnë mbetjet e mbetjeve? Riciklimi është një proces teknologjik që pa dyshim ka shumë mbetje dhe derdhje ujërash të ndotura dhe materialesh të pariciklueshme. Ku shkojnë pra mbetjet e mbetjeve?
Ua them unë: në ushqim, në bark, në mushkëri, në stomak, në gjak dhe, në fund, në varr.
Së fundi
Duke mos patur asnjë dyshim se të gjithë ata që e votuan kundër këtë ligj përpara tre vitesh, sot do ta votojnë pro, çka i fut ata në katalogun njerëzor të qënieve të pashpresa, unë do të thosha se ata meritojnë një ndëshkim.
Dhe në këtë rast ka vetëm një ndëshkim të merituar:
Çdo deputeti që voton sot këtë ligj, duhet t’i shkruhet emrin në kazanin e plehrave të lagjes. Sepse ka ardhur koha, që çdo kazan të ketë një emër.
Emrin e deputetit që e voton sot këtë ligj. (Lapsi.al)
Pleh katerqind brezash. Si te thote goja te barazosh barbarin qe i vuri flaken Shqiperise, me ate qe po e ringre nga themeli, more qelbesire?
Povero Kola, qenke NEVRIKAR me Blushin por po ta them un nga Italia qe e di se si eshte situata ketu e PLEHRAVE te mafias, ndragetes, camores e korona unita-s se sa fitime kane keta KRIMINELA nga plehrat. Ne radhe te pare te jesh PATRIOT per ate vend aty qe quhet Shqiperi pastaj PARTIZAN i rilindjeve te Krimit!
Milano.
O Kol , o qelbesire e ndyre !
Bravo Blushi ! Arsyetim perfekt
Krijo Partine tende socialiste se te gjithe aty do vijne
Se je i vetmi politikan i paperlyer ne pislleqe si keta te tjeret
Bravo Raimond….dhe ketu nuk behet fjale per te majte apo te djathte!
Maskarenj ata qe e votuan atehere dhe maskarenj kush e voton tani.
Pushtet dhe maskarenj deputet te kapur,qe bythelepijne Ramen 24 ore resht!
Kur ka per te ndryshuar ky kuvend ?
Kur do te vijne njerez te rinj ,me ideale te ndershme dhe te bejne dicka te mire per ate vend.
Askush nuk eshte me i besueshem nga keta plehra te te gjitha kraheve.
Vetem nje i verber nuk eshte ne gjendje te shoh qe Piktori delirant eshte po aq hajdut sa Berishe serbi, po aq i paafte per te drejtuar shtet, po aq kurriz ulur para te huajve, po aq pa karakter dhe ne fund po aq i ngjashem. Nuk ngjajne vetem ne nje gje, Sali serbi te vret kurse Piktori delirant te ha m…. dhe eshte lepuri me i gjate ne ballkan. Vella Olsi sot eshte Shkelzeni dhe Argita e djeshme. Vetem kaq ka nderyshuar. Po ti Kol sic duket nuk je i verber por punon ne administrate per te shkruar ketu. Sa per Blushin…eshte njesoj si Piktori delirant edhe pse keto qe thote sot jane te verteta.
Kola eshte edvin bq dora vetee
injoranca juaj e pa imagjinueshme, kola
ata skane turp dhe gjak shqiptari, kot e keni
duhen varur te sheshi i flamuret si kommunista te djallit qe jane
e moret vesh kush jeni ju qelbsinat e socialistve(kush po diskuton banden PD)
Krijo partine tende.Vendosi titullin “Beni ecen me kembet e Fatos Nanos” dhe dil ne popull kerko mbeshtetje.Pse nuk e ben kete levizje??Ta gjithe e dine se perse nuk Po krijon parti te re i dashtun Ben!!Nuk je mbeshtetje.Nuk te ndjek askush ne propaganden tende boshe.Askush.Dhe per me teper,partia qe mund te krijosh nuk merr dot me shume se 10 vota popullore.
labi vlore
me sa duket ti edhe po ta gjesh kryetarin e sektit rilindja duke te shk…..er nenen gruan motren ti prape rilindjen do votosh.
ti je nje kanacexhi nuk eshte partia e blushit per seren tende .
Bravo Blushi je ne pozicionin te forte. Ky eshte ligj antikombetar dhe mjaft I rrezikshem per shendetin e shqiptareve. Kjo nuk eshte as marreveshjet nderqeveritare por eshte midis qeverise dhe disa firmave private. Sa turp!!! Po cilat jane keto firma???? Parameter firma mafioze qe shesin mbeturina te pavlere per ti hear nga vendi I tyre.
Bravo Blushi kesaj rradhe jam me ty.
Bravo Blushi je ne pozicionin te forte. Ky eshte ligj antikombetar dhe mjaft I rrezikshem per shendetin e shqiptareve. Kjo nuk eshte as marreveshjet nderqeveritare por eshte midis qeverise dhe disa firmave private. Sa turp!!! Po cilat jane keto firma???? Parameter firma mafioze qe shesin mbeturina te pavlere per ti hear nga vendi I tyre.
Bravo Blushi kesaj rradhe jam me ty. Fukaralleku nuk qenka fundi. Ka edhe kancer per popullin nga mbeturinat me tonelata qe I adhuron qeveria. Turp njemije here!!!!
Ekonomia Rilindase = Eksporto Droge, Importo Plehra. Dhe ua ka fajin Blushi.
Rilindasit jane bere aq injorant sa PD-ja. Krenohen me analfabet malok, shajne shkrimtare e njerez te edukuar.
Shume e sakte.
JO IMPORTIMIT! SHQIPERISE I MJAFTOJNE DHE I TEPROJNE PLEHRAT E SAJ.
1)Turp dhe fatkeqesi, qe 3 plehra-deputete te se majtes??, marrin inisjativa mafioze ne dem te mjedisit dhe shendetit te popullit shqiptar. Arsyetimet e tyre gjoja ekonomike dhe organizative, nuk qendrojne dhe u sherbejne perfitimeve personale te klanit mafioz ne PS, LSI, PD etj., si dhe mafies italiane- greke-shqiptare te plehrave.
2) Para tre vjetesh Kryeministri Edi RAMA e percaktoi drejt me ligj qendrimin ndaj plehrave= mbeturinave= mbetjeve= hedhurinave= MSW & RDF, nepermjet dy veprime parimore dhe te mundeshme: (a) JO importimit te plehrave; (b) Te permiresojme menaxhimin e plehrave te vendit tone, duke pakesuar gjenerimin e tyresi dhe duke permiresuar perdorimin e tyre ne interes te mjedisit e shendetit te popullit tone.
3) Pse zotni Edi Rama ndryshoi qendrim? Vendimi i dyte i qeverise Rama pati disa pak efekte pozitive ne keto tre vite, megjithate beteja duhet te vazhdoje me force pavarsisht presionit te mafies. Ne akoma importojme plehra, mbeturina, mbetje te parrezikeshme si p.sh.: >Pleh lulesh me origjine llumrat e pastrimit te ujrave te zeza te EU; >Rroba e Kepuce te perdorura nga vendet e EU; >Automobila e autogoma te perdorura nga EU; >Skrape metalike per metalurgjine; > Qymyre jofosile per industrine e cimentos etj. etj.etj.. Ky eshte fronti real per Qeverine dhe Popullin per permiresimin e mjedisit, te shendetit dhe ekonomise (industri, turizem, punesim) te vendit.
4) Shqiperise i mjaftojne dhe i teprojne plehrat e saj. Pastrimi nga mbetjet e ngurta urbane =Municipal Solid Wastes, eshte problemi yne kryesor per menaxhimin e integruar te plehrave. Ja disa pika per vemendje, qe te mos spekullohet nga mafiozet:
Cili eshte termi ne English i mbetjeve urbane, qe perdoret ne dokumentat e qeverise etj?
Pse nuk paraqitet STUDIM-i ku bazohet relacioni i Grupi inisjator Shalesi &Co, qe rrezon Ligj/VKM e Qeverise Rama?
Kur ndodhi qe Bisneset (28 ka lista secrete e Shalesit) kaluan nga fitimprurese ne humbese?
E kupton Shalesi se deshtimet e land field-eve, bisneseve te riciklimit (me hallka te vecuara fundore) qe u ngriten ne 25 vite, nuk mund te zgjidhen me lejimin e importimit te plehrave (primare apo sekondare) nga lista e gjelber? Keshtu Shqiperia vetem se behet Kosh plehrash Shteti per bisneset e domosdoshem qe i sherbejne mbrojtjes se mjedisit dhe shendetit te popullit ka si instrument ligjor Rregullat per Ndihmen Shteterore, qe i kalojne nje kontrolli rrigoroz teknik-ekonomik rast pas rasti.
5) Zotni Edi Rama, si kryeminister duhet te degjoje ekspertet e PS me edukim/shkollim perendimor, lindor dhe vendor, qe dine te lexojne, kuptojne dhe interpretojne drejt Direktivat Europiane ne kushtet e Shqiperise. Gjithashtu ai duhet te keshillohet me institucionet e vendeve antare te EU, qe nuk jane komshinj te Atdheut tone (si Gjermania, Danimarka, Austria, Cekia, Sllovenia etj.) qe nuk kane interes te na percjellin plehrat e tyre.
Ligj per riciklimin e mbetjeve ne Shqiperi le te votohet por te ndalohet futja e plerave nga jashte.Cdo shtet le te ricikloje vete mbetjet e tij.
kete here jam 200% me BEN BLUSHIN, e degjova gjith fjalimin e tij ne parlament, i papare, foli sh. mire dhe sakt, shikoni si eshte puna e mbetjeve, gjithe evropa i dergon mbetjet e tyre ne jug te italise ne ate qe quhet mafia e plerave, kuptohet duke paguar miliarda euro, deri dje te gjitha mbetjet e rezikshme mafia i hidhte ne det ose i groposte ne toke, nje gje mjaft e rezikshme, tani kane gjetur nje ruge me te lehte, shqiperine, qe per keto mbetje eshte e gatshme edhe te paguaje, fabrikat e evropes paguajne miliarda mafien italiane per mbeturinat e tyre te pareciklueshme ose te reciklueshme me nje kosto mjaft te madhe, mjere populli ne ate vend, EDI RAMA nqs voton kete ligj, ky eshte edhe fundi jot dhe i rilindjes jote, BEN BLUSHI , formo nje parti te re se nuk do te zhgenjehesh, dhe nqs vertet do besh ato qe ke thene deri tani, nuk do te jete dita e larget qe ti te behesh kryeminister.
NJE PYETJE KISHA PER Z. BLUSHI . PERSE NUK KA FRIKE RAMA ,ME VOTUESIT E TJERE TE PLERAVE ,NGA PASOJAT E RENDA QE DO TE KRIJOHEN NE TERRITORIN E SHQIPERISE????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!
Se eshte i kapur mor vella dhe perfiton pare.
Por mire e tha Blushi,”ata qe e votojne tu shkruhet emri te kazanet e plehrave”
Mendoni psh kazani I Balles…kazani i bythelepireseve te tjere qe vegjetojne ne ate kuvend “.
Bravo Blushi dhe turp per ata qe votojne ,sic qe turp edhe per ata te PDse ne ate kohe.
Maskarenj te kapur dhe hajduter te te gjithe kraheve.
Mbas zhdukjes se koncesioneve gjakpirese dhe lojrave te fatit, mbas ralizimit te shendetsise falas dhe dixhitalizimit te gjithe procedurave me administraten publike, mbasi Shqiperia u mbyt nga parat dhe investimet e huaja nga Berlini dhe BE, ky ishte xhevairi i fundit ne kuroren e premtimeve te mbajtura. Me te vertete nuk lidhem dot korridor te kalter me Europen por ama nje korridor plerash nuk na e mohon dot njeri.
Sigurisht qe vitin tjeter asgje nga keto nuk do kete rendesi se nuk ekziston asnje alternative. Rrezatimi i inaugurimeve te qendrave te qyteteve, lungomareve dhe bypasseve, qe duhet te kishin perfunduar para dy vjetesh, do jete aq i forte sa te gjithe do verbohen.
Dhe une jam dakort me ben bleshin dhe raimond vlanjatleshin.pirdhni se u bene míře.
E Blushi nuk fitohen votat e dashuria e njerzeve duke folur ne parlament fjale te bukura qe ti valla shpetimtari i kombit te dhimset populli e vendi keto jane nje verime ne uje. Besoj se ke shume kohe si deputet e minister gjate ketyre 26 vjeteve e cfare ke bere nje M…. Po ke ndruar krahet sa here ke pasur interesa dhe si karierist i semure qe je si raca juaj e felliqur qe me keto brockella do qe te bindesh popullin kur mund ta them me plot goje se je nje m… si Berisha, Meta dhe Rama asnje ndryshim skini. Dhe nuk shqetesoheni per popullin po vetem per pasurimin tuaj e te klanit tuaja qe kane mbire si kerpudhat pas shiut Megjithate ka dhe sy leshe e tru thare qe te mbeshtesin ty si ketu me komentet dhe jashte se mendojme se me qe ti je nje llafollog i mire dhe si mashtrues do besh dicka te me falin per shpejen nje m… do besh se dhe ti pjelle e kesaj politike je dhe kelysh qe ke pire qumesh tek bushtera Alia si gjithe te tjeret qe i lufton valla per hir te pari me e demokratike. Keto mund ti haje je ndonje miop ose servil qe te ndjek pas si i verber qe eshte
Duhet te fillojne protestat , nuk ka rruge tjeter meqense Po injorohet mendimi i ketij populli .
Isha duke pare se cpo ndothte ne parlament per ceshtjen e importit te plehrave dhe befasisht me duket se e gjeta pergjigjen se SI KA MUNDESI TE VOTOHET DICKA E TILLE. Ka mundesi, kur shikon e degjon se trecerku i atyre deputeteve qe moren fjalen ne parlament, sidomos nga opizita, mezi lexonin fjalimin e tyre qe mese e sigurte eshte se dikush ja u ka pergatitur. Te duheshe te shpenzonje me shume kohe te kuptonje se c’fare deshin te theshin sesa te mereshe me problemin ne fjale. Ka mundesi sepse as edhe njeri prej ketyre deputeteve qe perbenin trecerkun e parlamentit nuk ishte mare fare me kete problem por as qe ishin pergatitur per ato qe theshin. Tingellonin si nxenes te shkolles fillore dhe aspak si deputete. Ja pra pse mendoj se ky ligj edhe mund te kaloje. Sepse trecereku i ketyre deputeteve nuk kane as edhe nje lidhje me problemet reale te ketij vendi dhe as qe kane idene se c’fare domethene te jesh deputet dhe te reprezntosh popullin qe te ka votuar.
Drejt ABC.
Te gjithe jane te kapur dhe maskarenj!
Ne fund e ha ky popull teveqel,qe i voton dhe se kupton qe gjithe kohes ia fut vetes dhe jo kundershtarit.
Bravo blushi !
Jam i djathte por kesaj radhe jam me ty.
Ja u ke dhjere te dy paleve
Zgerdhimjet e tyre Jane helmi qe do i fusin shqiperise.
Eshte tmerr ta mendosh
Te hyjne lloj lloj ndyresish ne kete vend te Vogel me nje popullsi te Vogel.
Mire thote dikush aty l’art krijo partine tende
Dil me alternative tende
Dhe beji naften 3 poleve
Ama dil me nje alternative qe ti mbushesh mendjen jetij populli
Qe megjithese nuk reagon nga shtepia gjithe diten mallkon
Dhe keto mallkime rafshin ne koken e atyre qe i krijojne keto Halle ketij populli.
Edhe ATA te lsi qe gjoja duan te fusin shoqerine civile ne loje sa per sy e faqe.
Pse do shkojne roje aktivistet neper dogana kur te kalojne trajletat me plera.
Jetojme ne nje vend ku shitet e blihet cdo gje.
Shihni fytyren tashme te urryer te Shalesit.Ky eshte ligji.
I papergjegjshem dhe antishqiptare cilido deputet qe do votoje futjen e mbetjeve ne territorin Shqiptar.Cfare kane ne tru keta kokepalare qe marrin persiper shkaterrimin e mjedisit te ardhmen e femijeve tane .Kush Jane keta tradhtare qe bejne marreveshje me krimin me mafioze dhe institucione gjoja evropiane ne kurriz te nje populli.Zoti Edi Rama eshte e hera e dyte qe vazhdon ne rrugen tende te ndyre te sjelljes se mbeturinave nga jashte terhiqu dhe lere popullin te marre fryme te pakten.Ai shtet qe I ka bere ai ti ricikloj.
Shume fytyre e urryer
Sado te flasin e te bertasin ne parlament Blushi me shoke per ligjin e plerave nuk i lejon populli ti siellin mbetjet ne shqiperi.po te ishte e vertete ajo qe pretendon Blushi nuk do flitej hapur po do e benin ne fshetesi si detin.por disa politikaneve qe u ka ikur koha dhe reputacioni ne popull duan te ringrihen mbas kaq vitesh se po u vjen fundi .ku ishin deri tani keta patriote te flakte. cfare te mire i sollen ketij populli pervec poezi e libra se deri tani kete kane bere .apo Nano qe u be pale me Berishen dhe e shiten shqiperine.prandaj lerini llafet e futjuni punes mjaft u moret me krijimin e partive po te ini burra qendroni ne nje parti dhe konkuroni me aftesite dhe punen tuaj .beni nje ligj qe kush parti te fitoj mbi 2,5 perqint te zgjedhjeve te qendroj te tjerat te shkrihen si parti e te jene shoqata boll hengret ne kurris te popullit.per mua kushdo qe te jete ne pushtet mjafton te mbroj interesat e popullit dhe jo ato vetjake si kane bere deri tani te gjithe keta deputetet e vjeter .prandaj me zhurmen qe bejne nuk i mbeshtete me njeri.te largohen te gjithe te vjetrit e te vijne te rinje ne pklitike po jo servile e te paafte po njeres me reputacion dhe profesional.nuk ka rendesi majtas apo djathtas ceshtjet e interesit kombetar ti vlersojne profesionistet dhe jo amatoret.per ti shkruajtur ne leter eshte e lehte per ti bere reale eshte tejet e veshtire se si beson as vete autori.
Po z.Brace ka ndonje mendim dhe si e shpreh ai?
Nuk kam simpati te madhe per blushin por kesaj radhe ka plotesisht te drejte . Rama njesoj si Berisha ne 2013 jane te kapur nga mafia e plehrave dallimi eshte se Rama po del kundra vetvetes dhe ky eshte nje autogol i madh politikisht . Perfundimi klase politike mafioze qe punon gjithmon per xhepin e vet ne kurriz te popullit. Populli duhet ti ngrihet kunder ketyre hajduteve dhe ti hedhe aty ku e meritojn ne kazanin e plehrave
BRAVO BLUSHI.
Shume kuptimplote qe cdo deputet i Kuvendit te Shqiperise qe voton ligjin mbi importin e plehrave ti shkruhet emri neper kazanat e plehrave te te gjithe Shqiperise.
Sepse me kete tregohet se jane plehra dhe i takojne plehrave.
Ua, ho, ho sa kam qesh me te madhe qe barboni dhe i babezituri per te ngrene makaroni ne France, EDI RAMA nderton shtet dhe ben qeveri. Per kur e ka planin, pas zgjedhjeve te 2017, e po s’ka kohe. Ja dhame shansit, por e shqelmoj si i paftyre qe eshte. Nuk po mban asnje fjale dhe premtim nga ato qe brokulliti neper zgjedhje. Njeri pis dhe ordiner si pas ardhesit e tij ne politike te tipit SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA me takemet e tyre mafioze, gangstere dhe injorant qe shkaterruan Shqiperine per interesa te tyre personale, te familjeve te tyre biologjike dhe klaneve te tyre te korruptuara. Yt pisa, s’late pisllik pa bere dhe duke futur nocken kudo ku ka mut. Sepse muta jeni. Tung.
Me kete qe beri tani, pra me pranimin e plehrave te Botes, Rama e ka hak te humbase ne zgjedhjet e ardhshme. Asnje ovote me per “Ridhitjen”. Le te votohet per Blushin, Topin dhe te gjithe ata qe do votojne kunder ketij ligji. (Me perjashtim te Partise se qelbur demokratike te 2B-ve). Duhet t’i mesojme Ramat, Ballat, Metat, Bashet dhe Berishet se jane te perkohshem ne pushtet. Se na jane hapur syte dhe nuk behemi me militante te verber te Saliqenit dhe Rame Mutit.
Po ty ku te ta shkruajme emrin o ben rrushi apo tja leme ne dore Herionit kur te inaguroje ndonje W.C publike,po ajo firma ne ate shkresen para 12 vjetesh kur ishe minister zotrote a eshte e jotja,mashtrus,hajdut,i pa cipe,po keshtu do te qendrosh ne politike zotrote,po ti je me pleh se plehrat dhe sa te vlen lekura do ta shohesh ne qershor 2017~es.
Kush voton ligjin i duhet dhjere mun dere te shtepise nga cdo shqiptar edhe jo ne kuptimin figurativ. Keta qene bire qenesh si nga e majta edhe nga e djathta nuk kane as din e as iman. Njerez te degjeneruar shpirterisht edhe moralisht.
Te gjitha pikat e Blushit qendrojne.
Une per vete qe neser do te jem ne Tirane.
Nese keta kazane plehrash ne parlament do ta votojne, une do te marre familjen ( dhe kush le te bashkohet me mua dhe do te kerkoj azil ambientalist ne Evrope.
Une nuk pleher te me trajtojne keshtu.
Nuk kane perse na duhen plehrat nga jashte, boll kemi Blushin, hajdutin e vogel dhe Blushet e tjere hajdute te medhenj. Hajde te fillojme me pastrimin e ketyre plehrave qe helmojne gjithe jeten e Shqiptareve. Dhe jo ne kazanin e plehrave ose na ruajte Zoti per riciklim: Ti hipim ne nje anije pa timon dhe ti rimorkjojme deri ne mes te oqeanit duke i lene aty ne fatin e tyre.
Blushi ka te drejte…..po kush e degjon.?