VIDEO/ "Lëngon shpirti i smun", Donald Lu reciton Migjenin: Mesazh për politikën?!

25 Shtator 2016, 11:03Politika TEMA

Panairi i vjeshtës në Pukë ka dërguar këtë fundjavë në Pukë shumë të huaj, në mesin e të cilëve edhe Ambasadorin Amerikan Donald Lu, i cili së bashku me familjen zhvilloi një vizitë në qytetin verior. I mahnitur nga veshjet tradicionale të zonës, diplomati amerikan në fjalën përshëndetëse, teksa vlerësoi Pukën si një prej resurseve të pazbuluara në Shqipëri, interpretoi dhe një nga krijimet e Migjenit, pikërisht në vendin ku poeti ishte frymëzuar të shkruante, çfarë la të kuptohej se ky ishte një tjetër mesazh për politikën shqiptare.

“Vjeshtë në natyrë, vjeshtë ndër fytyrat tona

Afshon erë e mekun, lëngon i zymt dielli

Lëngon shpirti i smun ndër krahnoret tona

Dridhet jet’ e vyshkun ndër gjemba të një plepi.

Ambasadori Lu gjatë vizitës në Pukë u përball me bujarinë e fermerve pukjane të cilët gjithnjë shpejtonin ti dhuronin diçka nga prodhimet e tyre, por gjithnjë ambasadori ka paguar si të gjithë blerësit e tjerë. Një kostum kombëtar, dhuratë nga kryebashkiaku i Pukës, është konsideruar si një nder i veçantë nga familja Lu, raporton News24.

Panairi i Agro Pukës organizohet prej 11 vitesh në qendër të qytetit malor, përmes të cilit shpalosen prodhimet bujqësore, blegtorale dhe atyre artizanale, duke e kthyer qytetin në destinacion të fundjavës.


Donald Lu në Pukë, interpreton vargjet e… by e-d21

9 komente në “VIDEO/ “Lëngon shpirti i smun”, Donald Lu reciton Migjenin: Mesazh për politikën?!”

  1. sapa says:

    Neqoftese do fillonte berja e shtetit ne shqiperi gje qe eshte e pabesushme per cdo shqiptar atehere ju zoti ambasador ju takon nje permendore ne shqiperi!

    1. Edkari says:

      Ambasador koti qe te ngre nervat.
      Ik se nuk na duhesh o Lukari

    2. Al-Nakba Albania says:

      Lum na per ket popull te zgjum , lum na per Lu Lu Basha.

    3. Bushi says:

      SAPA! Jame dakord me ty,qe ambasadorit Donald Lu ti ngrihet nje permendore per punen e madhe qe po bene per demokracine ne shqiperi,sidomos ne mbeshtetje te reformave.Ai eshte nje nga shtyllat kryesore te reformes me te domosdoshme,ate te drejtesise,sidomos ne lufte kundra penguesit me te madhe Sali Berishes,Bashes dhe pd-ke ne pergjithesi.

  2. Enid Zoto says:

    Te gjithe u befasuam ku Mister Lu erdhi per here te pare ne Shqiperi dhe foli vecse SHQIP. Duhet te kemi parasysh qe ketu vijne futbollist e trainera e nuk e mesojne dot gjuhen tone aq mire (duhet thene se mbahet nga gjuhet me te veshtira per t’u mesuar). Kjo gje paska pas (te paktem shpresojme) objektiv te qarte, reformen jo vetem ne drejtesine tone super-te-kalbur por edhe ne gjithe jeten tone te shpifur. Dymbedhjete Perendite e ketij vendi te ndricofshin udhen Mister LU dhe … natyrisht me ndihmen e UNCLE SAM-it nga Washington.

  3. laveri says:

    Pritni nga zoti Lu me shoke o shqiptare ,se ate mikun me dhembe do hani gjithe jeten

  4. Briklona says:

    Shume i nderuar dhe shume i respektuar amasadori Lu !
    Per 25 vjet na kane ardhur e ikur shume ambasadore amerikane dhe evropiane, por te themi te verteten hapur, cfare kane bere?
    Po te kishin bere me kembengulje, pa bere miq politikanet tane, punen per te cilen ishin ngarkuar, sot nuk do te ishte ne kete gjendje Shqiperia.
    Ku ishin ne 97?
    Ku ishin ne 98
    Ku ishin kur u hodhen femijet e Gerdecit qe akoma nuk u jane gjetur kockat?
    Ju e dini e kujt ishte fabrika vdekjeprurese?
    Patjeter qe e dini!
    Ku ishin ne 21 janar qe u vrane njerez te pafajshem, me duar ne xhepa dhe vrasesit u dekoruan?
    Ne Washington nuk e degjoi njeri ambasadorin Arvizu qe e beri kriminelin “burre shteti”?
    Po per “yllin ne ngjitje” simbas z.Arvizu, qe vodhi 230 milion dollare dhe ne 21 janar ishte minister i brendshem, asgje nuk u degjua ne Washington?
    Te ju i nderuar z. Lu, populli beson, mos e zhgenjeni popullin shqiptar se eshte nga te paktet qe e do dhe pret nga SHBA!

    RESPEKTE PER JU !!!

  5. Perjet me ty Amerik deri ne vdekje shumicen e ke gati

  6. Vocërr says:

    Ju kom fal fytyrat e dalldisura nëpër popull. Vorfnia të shkatërron trurin dhe të forcon palcën. Fytyrat e palcës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje