Veç plazheve tropikale dhe tempujve budistë, kryeqyteti i Tajlandës fsheh edhe një sekret tjetër.
Dikur, në kohën e bumit ekonomik që përjetoi kontinenti aziatik, Bangkoku përgatitej të kthehej në parajsën e biznesmenëve dhe sipërmarrësve të pasur. Dhe, dukej se kishte gati gjithçka.
Për këtë, në qytet nisën të ndërtoheshin me shpejtësi lagje të reja me shtëpi luksoze dhe qiejgërvishtës marramendës, të cilët do të shërbenin për të strehuar jetën e biznesit të vendit.
Megjithatë, gjithçka u ndal në vitin 1997 pas krizës ekonomike që përfshiu kontinentin. Prej ëndrrës së dikurshme, tashmë kanë mbetur vetëm qiejgërvishtësit e papërfunduar dhe shtëpitë luksoze, në të cilat nuk banoi kurrë askush.