Hollivudi u shokua pak ditë më parë, pas ndarjes së Angelina Jolie dhe Brad Pitt.
Por, të hënën është konfirmuar një tjetër ndarje e bujshme.
Dy aktorët e njohur Naomi Watts dhe Liev Schreiber kanë vendosur të ndahen.
Ata ishin të martuar prej 11 vitesh dhe kanë dy fëmijë së bashku.
Vetëm një muaj më parë, ata u fotografuan të lumtur me dy fëmijët e tyre, dhe për këtë arsye ndarja erdhi e papritur.
Për momentin nuk dihen motivet e kësaj ndarje.
Dy aktorët e njohur kanë luajtur në disa filma bashkë, më i fundit një vit më parë.
Më poshtë disa foto nga jeta e tyre ndër vite.