“Legalizimi i drogës dhe prostitucionit mund të jetë një resurs i madh për ekonominë shqiptare”, deklarata e kreut të Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka u bë duke krahasuar Shipërinë me vendet perëndimore, ku sipas Jakës, prostitutat edhe klientët paguajnë në shtet dhe hotelet e mëdha menaxhojnë biznesin e seksit. “Pse të mos zbatojmë edhe ne formulën e Holandës, Italisë, Greqisë për lejimin e kanabisit për nevoja farmaceutike, apo siç e lejojnë ligjet evropiane? Pse të mos kalojmë edhe te ligjet e tjera, që është paketë, siç janë qasjet ligjore që liberalizojnë shërbimin e femrës, siç e ka Gjermania dhe Holanda? Janë gjëra normale, të jemi të ndershëm. Njëkohësisht të shprehim elemente sigurie për turistin, qytetarët për të parandaluar efektet dhe pasojat sociale që krijojnë vakumet që lë legjislacioni shqiptar”, deklaroi Jaka në një konferencë për mediat. Por njerëz të artit e kanë kundërshtuar idenë e tij gjatë prononcimeve për “Gazetën Shqiptare”.
SAIMIR KUMBARO: JAKA DEFIÇENT, PAS 100 VITESH LEGALIZIMI
Saimir Kumbaro është një nga figurat më të shquara të artist shqiptar, por edhe ai, si shumë kolegë refuzon të mbështesë deklaratat e Nikolin Jakës. “Shefi i Dhomës së Tregtisë duhet të jetë pak defiçent sepse në një vend me shumë probleme, sidomos në nivel kulturor, sepse ne klasifikohemi si popull i prapambetur, të legalizosh drogën dhe prostitucionin është pak e parakohshme. Nuk është brenda mentalitetit tonë aktualisht. Ndoshta pas 100 vjetësh po”, shprehet Kumbaro për “GSH”.
FLUTURA AÇKA: LEGALIZIMI THJESHTON LIDHJEN ME KRIMIN DHE TRAFIKUN
“Nëse do të ishte një diskutim që ngrihet nga principe të larta, do ta kisha pranuar. Por e thënë kështu, pa asnjë argumentim, ose thjesht po tërheq vëmendjen publike nga probleme shumë më të mprehta që ka vendi, ose thjesht është një mënyrë për të justifikuar dhe ligjëruar biznese që tashmë janë ngritur”, tregon Flutura Açka. Shkrimtarja e njohur e argumenton qëndrimin e saj duke u shprehur se, “në një Shqipëri si e jona ku asgjë nuk kontrollohet dhe kur dukshëm jemi kthyer në një vend qesharak dhe i përmbytur nga marijuhana, si mund të vihet nën kontroll? Siç duket, ia panë këtë vit shijen e fitimit të marijuhanës, që kërkojnë ta legalizojnë. Unë jetoj në Holandë, në një vend ku që të dyja janë të lejuara, por sigurisht ka një kontroll të atillë dhe dënime të atilla, që nuk do të guxoje ta çoje në mend të abuzoje. Dhe në të vërtetë, trafikun e hashashit dhe të prostitucionit në Holandë e drejtojnë shqiptarët, kështu që nuk më duket fare habi që një shqiptar të kërkojë nga shteti i tij t’i legalizojë të dyja; shkurt do ta bëjë më shpejt lidhjen me krimin dhe trafikun dhe madje edhe ligjërisht”, tregon ajo. Sipas z. Açka, “për fat të keq, për të tjerat ne e kemi treguar se shumë, shumë pak herë marrim iniciativa për principe të larta”.
NATASHA LAKO: ALARMOHUNI ME KËTË NIVEL TË FRIKSHËM KOMUNIKIMI
Natasha Lako është ndër të parat intelektuale të alarmuara nga deklarata e shefit të Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka. “Alarm për të gjithë. Sapo kam lexuar një shaka, apo një tmerr të një platforme të shpallur nga përfaqësuesi i Dhomës së Tregtisë të Tiranës, e cila legalizimit të plehrave dhe të kanabisit i shton edhe atë të prostitucionit. Kjo tregon se në këtë gjendje që jemi, duhet të shkojmë drejt fundit”, rrëfen Lako. Në statusin e saj të publikuar në rrjetet sociale, Natasha Lako vazhdon reagimin duke thënë se, “nuk po u besoj as veshëve, as syve, sepse shqiptarët trajtohen si specie më vete. Jo, njëmijë herë, jo shakaxhinjve të sotëm të përparimit, që edhe stilin e shprehjes dhe jo me analizat i kanë më banalet që mund të ekzistojnë. Nuk mund të ekzistojë nivel më i frikshëm komunikimi. Edhe njëherë nuk më besohet”.
PREÇ ZOGAJ: PO INKURAJOJNË NARKOTRAFIKANTËT
Sipas shkrimtarit dhe politikanit Preç Zogaj, debati për legalizim është inkurajues i trafikantëve të drogës. “Të flasësh për legalizim të prodhimit kur tregu është ilegal është retorikë pa sens që inkurajon narkotrafikantët. Çështja e legalizimit duhet të jetë një vendim i përbashkët i vendeve të Bashkimit Europian. Nuk mund të marrë Shqipëria një vendim të njëanshëm, sepse legalizimi i prodhimit duhet të vijë paralelisht me legalizimin e tregut, përndryshe ky diskutim është në hava, por që sjell dëme. Të shtrosh këtë lloj debati në këtë mënyrë është i dëmshëm, sepse inkurajon kultivimin e kanabisit në Shqipëri”, është shprehur ai. Sa i takon prostitucionit, sipas Zogajt, “Shqipëria është një vend i vogël me historinë e tij, që nuk e favorizon legalizimin. Lidhet me natyrën e vendit, sepse edhe Italia nuk e ka të legalizuar, por jo sepse italianët janë më pak liberalë se holandezët, por është natyra e vendit, prania e Kishës. Ndryshe nga Ballkani, vendet e ulëta janë më kozmopolite dhe multikulturore. Ne kemi njohje dhe lidhje të shumëfishta me njëritjetrin”.
VIRION GRACI: JAM PRO, E VETMJA FRUTIKULTURË E SHQIPËRISË ËSHTË KANABISI
Shkrimtari Virion Graci është ndër të paktët personalitete që shprehen pro legalizimit të kanabisit dhe prostitucionit gjithashtu. Autori i një sërë librave thotë për “GSH”: “Në kushtet kur anembanë vendit tonë e vetmja frutikulturë dhe veprimtari bujqësore që ka rrëmbyer krahët e punës dhe investimet e qindra fshatarëve e tutorëve të tyre nga qyteti e segmente të veçanta të shtetit, mendoj se duhet të legalizohet hashashi. Mbjellja e legalizuar ul e eliminon çdo lloj përfitimi e kriminalizimi, jo vetëm të bujqëve, por dhe nëpunësve të shtetit, policët rrugorë, prokurorë e gjykatës, të cilët shpesh bëjnë ndalime personash sa për statistika mediatike e me pasojë mbushjen e xhepave të tyre në këmbim me dënime të buta”. “Mbjellja e kultivimi i grupuar e me rregullat e duhura do ta bëjë konkurrues çmimin e investimin dhe çdo i paligjshëm nuk do të kishte më motiv të vazhdonte të ishte i tillë me kosto të ulur”, është shprehur më tej Graci. Të njëjtin mendim shkrimtari ka edhe për prostitucionin. Sipas tij, “prostitucioni është një realitet masiv. Nga prostitucioni i fshehtë vuajnë më shumë femrat nën kërcënimin e tutorëve mizorë. Mjaft femra mbajnë etiketa të rreme profesionale për të afërmit e familjarët e tyre, kur në fakt mbijetojnë duke shitur trupin, pra le t’i japim fund kësaj hipokrizie masive në të cilën çdo dyshim a nxjerrje sekreti për identitetin dhe punën e vërtetë kushton shpesh me jetën e një ‘tradhtari’ dekonspirues. Natyrisht nuk mund t’i përshëndes këto plagë të rënda sociale. Por, jam për legalizimin e tyre si e vetmja mundësi reale për ta zvogëluar rrezen e ndotjes së mëtejshme morale, etike e shëndetësore.
PRIMO SHLLAKU: PUNONI TOKAT, PROSTITUCIONI DUHET RRITUR QË TË SJELLË FITIME
Për shkrimtarin Primo Shllaku, shteti nuk është në gjendje të monitorojë një veprimtari të tillë, ashtu siç nuk ishte shteti i para ’90-ës të ruante misrin dhe qumështin nga vjedhja. “Legalizimi i prostitucionit tek ne është një problem i pastudiuar mirë në të gjitha aspektet e tij. Sot shihet si përparësi ana ekonomike dhe rentabiliteti i tij, meqë ai ekzistoka në fakt. Ai ekziston, por është i fshehtë dhe po të dalë ‘përfushë’ mendoj se ka shumë pasoja të rënda për shoqërinë dhe për moralin tradicionalist shqiptar. Shteti ka shumë resurse të pashfrytëzuara si për shembull tokat e lëna djerr e të papunuara në të katërta anët e Shqipërisë. Toka është burim gjigant i mirëqenies. Prostitucioni duhet rritur që të bëhet i ndjeshëm në të ardhura. Pra, ne na u dashka të rrisim prostitucionin për të arritur ato rezultate ekonomike që do të sillte punimi i inventarit të tokës”, ka thënë Shllaku. Sipas shkrimtarit të njohur: “Me këtë keqqenie që ka shoqëria shqiptare, mbjellja dhe legalizimi i drogës, përkatësisht hashashit, sjell një konfuzion të madh. A do të ishte shteti në gjendje ta ruajë? Shteti socialist i para ’90-ës nuk ka qenë në gjendje ta ruajë të gjithë misrin, të gjithë qumështin, të gjithë prodhimin se vidhej. Po hashashin e ruan dot? Jo. Do të kemi korrupsion të madh dhe deri foshnjat do të pinë hashash, se do ta gjejnë të lirë fare”, përfundon ai.
normal. kur injorantet nuk pa u informuar llapin kot, keshtu do e quajne kete. kur gjithe bota do liberalizoje hashashin per industri, do jete teper vone per ne. vetem tani mund te perfitojme sa cmimi i tij eshte me i lart ne treg.
Nikolin, si katolik shko te prifti rrefeu dhe me pas terhiqu!
Nuk arrij te kuptoj jane shkrimtare apo katunare nga ato te idhtit keto… e mbajne veten si te ditur e te kulturuar por as qe nuk e kane idene se si Europa i ka zgjidhur keto probleme duke i hequr njehere e pergjithmone nga duart e krimineleve. Shqiperia ishte me e varfer e me injorante ne kohen e Zogut..por prostitucioni lejohej dhe nuk kishte probleme perdhunimi apo incesti sic ka sot ku ku babai perdhunon bijen e ku femrat nuk guxojne te ecin rrugeve sepse i hane te gjalka lukunia e te uriturve seksuale. DILNI O shkrimtare katunate nje here nga Zvicra e deri ne Hollande dhe hani syte e mendjen dhe shikoni sa bukur i kanw zgjidhur keto probleme.
shu m keq te quhen shkrimtar njeres tille qe mbas 25 vjet demokraci nuk kane kuptuar akoma ndryshimin e sistemit ne shqiperi.ketyre njerezve duhet tu hiqet e drejta e te shkruarit se keta jo vetem degjenerojne vendin por e varferojne ate e main neper kembe me shrimet e tyre te pa pergjegjeshme e konservatore.vetem ish diktatura i mbante gjerat e fshehta e prostitucionin e mbanin te fshehte me pretekstin se nuk duhet te prishin familjen.por ama kur mbeteshin keq e ceshtja shperthente atehere mjer ai apo ajo qe kapesh se perfundonte ne ferr.
vendi demokratik eshte i hapur.nuk eshte se po e ndertojme ne per here te p[are qe sipas ketyre mytebereve qenka e parakoheshme legalizimi i ashashit apo i prostitucionit kur e gjithe europa dhe me teper fqinjet qe na rrethojne e kane te legalizuar dhe shqiperia eshte kontigjent per furnizimin e tyre,te legalizojme prostitucuionin dhe ashashin qe te ndalojme felliqesite qe peson shoqeria shqiptare nga keto fenomene negative.nikolin jaka eshte burr shteti dhe ka bere nje propozim me vend e te goditur.
Un e kam pare dy here Nikolin Jaken te flase ne media. Ne te dy rastet mu duk shum i sakte dhe shum elokuent dhe i pergatitur. Besoj qe lagalizimi i prostitucionit dhe canabisit, me shume do i bente mire shqiperise.
1. Sepse do pakesoheshin trafikantet.
2. Sepse pushtetaret nuk do kishin kaq shume fuqi dhe pasuri duke qene pastoret e krimit.
3. Shteti nuk do shpenzonte miliona euro per ti kapur trafikantet, kur ata jane brenda ne parlament.
4. Mund te marim shembullin e Amerikes kur legalizoj pijet alkolike reth viteve 1930 .
5. Dhe me e rendesishmja, qe keta intelektuhale te moshes se Enver hoxhes te mose gjykojne me patriarkalizem, por me llogjike.
Deri sa te vdesin shumica e shqipetareve te cilet tani jane 50 vjeç e siper, shqiperia nuk behet. Sepse jane dembela, injorante ne krahasim me boten e sotme. Dhe sepse jane mesuar me kohen e xhaxhit, te gjykojne pa e vene trurin ne pune. Sepse kane bere palle ne ate kohe duke lepire bythen e kryetarit te komitetit. Sepse 1 ne 3 shqipetare kane qene sigurimsa. Kur te qeverisin ata qe kane lindur mbas vitit 2000, atehere mund te kete shprese te behet shqiperia.