Kur debati shkon keq, politikanët përleshen përpara kamerave

27 Shtator 2016, 13:19Sociale TEMA

Nuk kanë kaluar veçse pak javë nga hera e fundit kur dy politikanë gjeorgjianë kanë ushtruar dhunë ndaj njëri tjetrit gjatë një transmetimi televiziv të drejtpërdrejtë, kur e njëjta situatë përsëritet sërish.

Politikanët Irakli Ghlonti i Partisë Reformiste dhe Zaza Aghladze, anëtar i Partisë Industrialiste, hodhën gota me ujë kundër njëri tjetrit gjatë një debati televiziv.

Gjithçka nisi kur Ghlonti akuzoi partinë kundërshtare se i shërben interesave ruse, ndërsa Aghladze i ka hedhur atij gotën e ujit që gjendej mbi tryezë.

Më pas, ata janë përleshur edhe fizikisht, ndërsa ngjarja transmetohej drejtpërdrejt në televizion.

1 komente në “Kur debati shkon keq, politikanët përleshen përpara kamerave”

  1. Iliri says:

    Ketu, paska mesuar edhe Noka ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje