“Në jetë duhet të bësh gjithçka për të marre notën 10” ka qënë kjo këshilla që i është dhënë Voltana Ademit vite më parë nga babai i saj.
Por sa e ka ndekjur këtë këshillë shkodranja Voltan sot, vite më pas?
E ftuar në studion e Zululand-it, Kryetaja e Bashkisë Shkodër foli rreth jetës së saj, punën në krye të Bashkisë dhe padyshim për politikën.
“Unë mendoj se kam bërë përpjekjet e mia, por ndoshta babai im po të ishte gjallë do të donte më shumë. Prindrit e mi kanë qënë gjithmonë kërkues. Unë kam pasur një fëmijëri të lumtur por të vështirë pasi rrjedh nga një familje që ka vuajtur nga sistemi” u shpreh Ademi.
Të jesh në krye të një bashkie për Voltana Ademin është sa kënaqësi por edhe sakrificë. Ajo tregon se e ka menduar gjatë kandidimin për zgjedhjet lokale te 2015-ës ndërsa shprehet se ka hasur në kundërshtinë e fortë të nënës së saj, e cila nuk ka dashur që të kandidojë.
“Të punosh në pushtetin lokal është më e vështirë sesa të merresh me politikbërjen, me ligjvënien. Ka vështirësitë e veta por ka edhe kënaqësi të madhe kur arrin të realizosh dicka. Nëna ime nuk ka qënë dakord sepse e dinte që përballja nuk do të ishte e lehtë. Nëna sot vijon të jetë në po të njëtin mendim shto faktin që unë mungoj shumë në shtëpi, i mungoj familjes sime”
Cilësia që i njeh vetes është thjeshtësia, ndërsa tregon se ka përfunduar studimet e larta në Tiranë për degën Inxhineri Informatike. Në vitin 1998 u rikthye në Shkodër që dijet e përfituara nga studimet t`i vinte në shërbim të qytetit të saj. Ajo që vërehet lehtë kur bisedon me Voltanën është dashuria që ka për qytetin në të cilin është rritur, jeton, e që banorët e tij i besuan drejtimin e një institucioni shumë të rëndësishëm Bashkinë. Edhe pse konçize kur flet për Shkodrën asaj i duhen minuta të tëra.
“Shkodra pa modesti, është qyteti më i bukur i Shqipërisë. Ka shumë pika që mund të vizitosh, ka më shumë parqe dhe muze. Në Shkodër për dy orë je në mal, për 1 orë je në det, për 5 minuta je në liqen ndërsa për 3 minuta je në lum. Kemi pedonalen që çdo javë ka aktivitete. Në Shkodër vihet lehtësisht për të pedaluar me biçikletë. Në Shkodër vihet edhe për të ardhur në teatër por edhe për muzikën” është shprehur Voltana Ademi.
Pjesë e pandashme e intervsitës ishte dhe politika si dhe debati me kryeministrin Edi Rama gjatë inagurimit të stadiumit “Loro Boriçi”.
“Ne kemi pasur një disktim të gjatë që nuk ishte në kohën dhe momentin e duhur.Atë ditë ishte një ditë e gëzueshme për Shkodrën. Unë isha nisur me kënaqësine dhe idenë për të pasur një përurim, dhe fjalimi im do të ishte se çfarë do të thoshte për Shkodrën një stadium. Përballja nuk ka qënë e mirë dhe nuk e mendoja se do kishim një debat për një problematik që është ende evidente”
Ndërsa në qëndrimin e tij Nano ka theksuar “Tani që po e njoh Voltanën më duket pak e pabesueshme që për të komunikuar me të ka nevojë për tone ironike, kështu që në përplasjen që është bërë mes kryeministrit Rama dhe Voltanën unë do isha me Voltanën”
Sa i përket reformës territoriale Ademi shprehet se reforma ishte e nevojshme por “duhej bërë në disa hapa të mirëmenduar”
“Po vuajme disa pasoja të reformës. Ne kemi shtet në Europë që një proces të tillë e kanë realizuar për 20 vite. Është larg mendsh që të mendosh se në datën 20 gusht ti kishe 11 kryetar bashkie dhe gdhiesh të nesërmen me 1 kryetar që do menaxhojë gjithë terrotorin me një strukturë që është trashëguar ashtu siç ishte nga komuna. Ka qënë një proces traumatik edhe për njerëzit”
Edhe Shkodra siç çdo qytet i Shqipërisë është përballur me largimet masive të qytetarëve jashtë vendit, arsye sipas Volta Ademit nuk është mungesa e të ardhurave apo e sigurisë por mungesa e shpresës.
Te njef gjithe shkodra çfare lloj monstre je. Ufo komplet.
Ojjjj budallalliqe me kile. As historine e emrin nuk e shpjegoi dot ne mynyre te kuptushme. Na foli per idiotesi -lumturi, babai, ndershmeria e papare e kesaj cope idiote. ketu, ne vend qe te na fliste per nenen, burrin, babain dhe punen e bukur, mund te na thoshte perse nuk ka bere azgje ne bashki pervec debateve politike.
Per hir te se vertetes, Volatana nuk ka mbaruar studimet ne Informatike ne 1998.
Postoi komentet o mero
..shume dobet..edhe mendimet te lexuara nga komentet..s’ja vlen…bisede pa te ardhme..
Ne kosovaret, si popull i shtypur e i mjere, andrronim nje Shqiperi te buku e te pasur, me te pasur se Zvicra. Ne Serbi isha me dhjeta here, ne Shqiperine time kurre!? Dhe pas clirimit te Kosoves mora rrugen nga Gjilani e drejte e ne Shkoder. Ne Shkoder perjetova dy ndjenja:deshprimi se rrugtimi zgjati plot 12 ore dhe gezimi se ndodhesha ne vndin tim te endrrave.Shkodren humoristike e perjetova me njehere:”Cfare makine keni”?- me pyeti shkodrani.Renaullt 4, i them. “Lene ku te doni se nuk e prek kush” me tha. U zuna ngusht por ja se isha i lodhur!
Ne Shkoder isha edhe dy here tjera. Rrugtimi i te dy herave kalonte neper liqenin e Fierzes.Kenaqesi te shkosh ne Shkoder e kenaqesi te kalosh neper Kaskadat e Drinit. Kurre nuk ngopesh nga bukurite e njeres dhe e tjetres. Per bukurite qe ka Shkodra shprehet mjafte bukur z. Voltana dhe Shkodren e rradhite si qytetin me te bukur te Shqiperise. Me te drejte, duke krahasuar me te gjitha qytetet e shqiptarise Shkodra eshte xhevahir i qyteteve shqiptare. Dhe jo vetem i qyteteve shqiptare, Shkodra mund te jete qyteti me i bukur ne bote.Pse?
Sepse ne rend te pare i ka shkodranet qe nuk i ka bota. E ka detin, me siguri se dikur deti ishte edhe ne Shkoder e qe edhe tani mund te bihet prap ne Shkoder. E ka liqenin dhe shume liqej tjere te Kaskades. I ka lumejt qe e rrethojne e e permbysin.E ka Taraboshin i ka Alpet shqiptare. E ka Nenshkodren…
Shkodrane, me thueni tash se cili vend ne Shqiptari e ne bote i ka te gjitha keto te mira? Z. Inxhiniere e di fare mire se cka ‘flasin’ keto resurse te Shkodres. E di se kudo qe te shkele shkodrani ai shkele ne ari. Ne ari te cilin e shkel e nuk e shfrytzon sa duhet e si duhet.Per kete z.Kryetare, e cila me duket se ka vullnet, duhet te “largohet’ nga Shkodra e te ‘zbarkoje’ ne Berlin ke z. Merkel qe ta ftoje zonjen qe ta vizitoje Shkodren e te shohin bukurite e saj.Jam i bindur se nga mikesha del dic per te miren e Shkodres. Pos kesaj, ne bote ka edhe zonja e zoteri tjere te cilet do ta ndihmonin Shkodren qe te levizin me hapa me te medhenje e me te shpejte.
Kanali i cili do ta lidhte Shkodren me det ( duke mos mshfrytzuar Bunen-mos me pase pune me Malin e Zi ) ose do ta binte detin ne Shkoder, kishte me qene nisma per shfrytzimin e nje linje lundruese Shkoder-Kukes-Prizren-Gjakove e Peje.Aq me teper kjo linje lundruese mund te lidhet edhe me Evropen. Kushtet egzistojne dhe se nuk eshte aspak ndonje megalomani e pa realizueshme. Shkenca dhe teknologjia e sotem e bene te mundur nje projekt te tille jo te rend.Kerkohet vullnet dhe pune. Perendimi, pse jo edhe Lindja,ka mjete te cilat nuk dine as vete kah t’i perdorin.
Shkodrane, pos jush resurset qe keni nuk mund t’i aktivizoje kush tjeter. Mos i pritni te btjeret!