Dy motra amerikane janë nisur për pushimet e ëndrrave në një resort në Seychelles por kanë pësuar një fund tragjik.
Annie Korkki 37 vjeç dhe motra e saj Robin 42 vjeç nga Çikago, prenotuan në një resort që kushtonte 1800 dollarë/nata.
Por pas një mbrëmje argëtimi me pije dhe muzikë ato u gjetën të vdekura në dhomën e tyre.
Punonjësit e hotelit thonë se i shoqëruan në dhomë natën vonë pasi ishin shumë të dehura.
Mjekët që ekzaminuan trupat thonë se nuk kishte asnjë shenjë dhune në trup.
Ndoshta vdekja e tyre mund të jetë shkaktuar nga alkooli.