FOTOT/ Ironia: Poston mesazh sensibilizimi kundër vetëvrasjes dhe...

29 Shtator 2016, 13:59Lifestyle TEMA
FOTOT/ Ironia: Poston mesazh sensibilizimi kundër vetëvrasjes dhe...

Një djalë i ri tragjikisht i mori jetën vetes vetëm disa javë pasi ai kishte postuar një fotografi në Facebook, me anë të së cilës ai ishte përpjekur për të rritur ndërgjegjësimin për vetëvrasjet dhe shëndetin mendor.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Reece Rebetzke, nga Mackay në Queensland, Australi, kishte postuar një foto në Facebook më 22 gusht, si pjesë e një fushate në mediat sociale për parandalimin e vetëvrasjes.

23-vjeçari është fotografuar duke qeshur dhe duke bërë një gjest me dorën e tij.

“Vrasësi më i madh i njerëzve të moshës nën 45 vjeç është vetëvrasja! Në vitin 2014, plotë 4623 njerëz morën jetën e tyre. 12 burra çdo ditë, një njeri çdo 2 orë !!! Le tu tregojmë të gjithë njerëzve në të gjithë botën se #ështënërregulltëbisedosh”, ka shkruar ai, raporton Telegraf.

Por, vetëm disa javë më vonë, Reece i mori jetën vetes në shtëpinë e tij më 20 shtator. Ai ishte gjetur nga e dashura e tij Vanessa Shelley.

2 komente në “FOTOT/ Ironia: Poston mesazh sensibilizimi kundër vetëvrasjes dhe…”

  1. Raimond vlonjati says:

    O sa gjynaf

  2. muhamet kristofori says:

    kshtu jan njerzit.
    hipokrita. e hidhur qe te thuhet kjo fjal ne kto momente dhe ne kto kushte,por esht e vertet. dhe e verteta me e madhe esht se jo vetem njerzit si individe thon tjeter e mendojn tjeter,por esht shteti,shteti demokratik I ndertu nga njers te till qe thot tjeter e ben tjeter gje.
    hipokrizi shtetnore!
    dhe meqe jetojm ne sistemin e ndertuar mbi bazen e zgjedhjeve te lira dhe demokratike,cka do te thot qe individet votojn te lir dhe jo te detyru nga shteti,dhe qeveris shumica pasandaj,pra meqe jetojm ne nje system te till qe cilsohet si zgjidhja me e mir e njerzve,atehere del se esht vet sistemi politik e socjal e ekonomik qe quhet demokraci e ekonomis se tregut,pra esht vet ky system qe esht hipokrit. tjeter thot dhe premton dhe tjeter gje ben.
    pun muti!
    prandaj edhe njerzit,kur e kuptojn se esht system hipokrit dhe I genjeshtert ky qe po jetojm,vendosin te vetvriten!
    ca ti besh!
    ishte dikur socjalizmi. ishim njisoj. s ja kishte kush me t futme tjetrit. vec shkerdhatat qe benin krime.
    kur njerzit kuptuan se bllokistet benin jet me te mir dhe diferente nga populli proletar,i varen kart shtetit dhe erdh kolapsja e diktatures.
    kur njerzit ti varin kart edhe demokracies se tregut,atehere do han koken e njeri tjetrit. atehere do jet si me rrojt ne xhungel .ha t ham,sot per neser,kush ka muskuj shtyp dhe han tjetrin.
    ne bible kjo quhet fundi I botes.
    nuk e dijm se cfar ka thon myslim muhameti per kte por pa tjeter qe edhe ai e ka parashiku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje