NATO, bazë në Bizë

29 Shtator 2016, 15:49Kronika TEMA

Duke shoqëruar Sekretarin Britanik të Mbrojtjes, Michael Fallon, në stërvitjen e përbashkët “Joint Effort 16”, që po zhvillohet në Shqipëri, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, njoftoi planin që ka Shqipëria, që mund të ndryshojë përfundimisht zonën e Bizës në Martanesh.

“Bizën ta transformojmë në një “njollë”, thuhet në gjuhën ushtarake NATO, pra në një zonë stërvitore, në një mjedis stërvitor, ku jo vetëm Forcat e Armatosura Shqiptare, por ato britanike, SHBA-ve dhe besoi edhe të Italisë, të mund të vijnë. Çfarë do të thotë kjo për një vend si Shqipëria apo për qytetarët shqiptarë? Më shumë siguri, më shumë investime, sepse sigurisht që ka nevojë për rrugë dhe për investime të tjera që kjo të bëhet gjithmonë e më e aksesueshme dhe një pozicionim të trupave të përhershme mbase, të aleancës që është një siguri më e madhe. Kjo ka ardhur normalisht, ku gjatë bisedimeve që unë kam pasur me homologët, që nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara tek Sekretari Fallon dhe tek kolegë të tjerë, ministra të Mbrojtjes dhe sigurisht që ti duhet të punosh pafundësisht për ta mbërritur këtë gjë”, u shpreh ministrja Kodheli.

Edhe pse ekspertët rus kanë deklaruar se ardhja e tyre në Shqipëri, ishte një kontroll rutinë, a ka të bëjë realisht kjo vizitë me qëllimin e shndërrimit të Bizës në një baze të NATO-s?

“Tani duket sikur Rusia po vjen këtu, por nuk e “nxë” edhe të dojë të vijë. Jo, është një punë rutinë, janë dy gjëra totalisht të ndara. Shqipëria është anëtare e OSBE-së me të drejta të plota, ashtu si edhe Rusia. Ne bëjmë të njëjtën gjë, në Rusi dhe në vende të tjera, ata bëjnë të njëjtën gjë me ne”, tha ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

3 komente në “NATO, bazë në Bizë”

  1. Qarri i zigurit says:

    Bize ne baze??? Cudi???

  2. muratori says:

    shif shqiptaret!
    si I ngatrrojn gjonat! shqipnis I duhet EU ja ne rradh te par se ne NATO esht edhe Tyrqija por dihet se c mendon Europa per te.
    pra mos ngatrroni EUn me Naton.
    NATO esht repart ushtarak.
    EU esht Nichtclub/
    a krahasohet jetesa ne nji repart ushtarak me er perch,me ate ne nje diskotek muzik keng vallzim dhe shum shuuum p!dh.
    aty,edhe po u bo baz ushtarake,do ket ushtarak amerikan dhe kurva shqiptare qe do I sillen verdall per hajdar dhe dollar.
    Irlanda esht ne EU por jo ne NATO megjithse jan proamerikan me gen.
    dhe kur I duhet NATOs dhe Shteteve,e perdorin ate pa problem. si baz apo si kamping.

  3. Raimond vlonjati says:

    Dmth aty paskam ardhur ruset me termend per inspektime

    Cu duhet ruseve ca bejm ne vendin tone , nuk duhet ti lejonin te vinin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje