Ryshfeti, Prokurori Braho rrëfehet për herë të parë: Nuk kam lidhje me 18 mijë eurot

29 Shtator 2016, 12:28Kronika TEMA

Prokurori Ardian Braho mohon të ketë marrë ryshfet 18 mijë euro me qëllim zhbllokimin e shumës 120 mijë euro që dyshoheshin si para të pista.

Prokurorët Manjola Kajana dhe Klodian Braho kanë marrë në pyetje ditën e sotme kolegun e tyre mbi cështjen e ryshfetit që përcolli një emision investigativ një ditë më parë.

Mësojmë se Braho ka mbajtur qëndrim mohues dhe ka thënë se “nuk ka asnjë lidhje me 18 mijë eurot” për të cilat akuzohet se i ka marrë, kundrejt favorit që i ka bërë qytetarit për të zhbllokuar 120 mijë eurot e sekuestruara.

Rasti i 120 mijë eurove është hetuar në vitin 2014, kurse paratë janë mbajtur të bllokuara dhe pas verifikimeve prokurori duke konstatuar që nuk janë gjetur elementë kriminal, ka lejuar zhbllokimin e tyre.

Ndërkohë në kërkim është Fatos Lushi, oficeri gjyqësor. Lushi në rolin e sekserit i shpallur në kërkim nga policia, dyshohet se është arratisur në Kosovë.

Mësohet se paratë e sekuestruara nga prokurori Ardian Braho për të cilat u kërkuan 18 mijë euro ryshfet për t’u zhbllokuara në favor të biznesmenit të ndërtimit rezultojnë të kenë ardhur nga Franca.

Nderkohe janë zbardhur sot detajet e transaksionit ku rezulton se në Gusht të 2014 në llogarinë e biznesmenit G.M me origjinë nga Dibra dhe ndërtues në Itali kanë ardhur 150 mijë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje