Vrasja e vëllait të ish-kryekomunarit, një tjetër i arrestuar në Sarandë

29 Shtator 2016, 09:17Kronika TEMA

Policia e Sarandës ka arrestuar edhe një person të tretë të akuzuar si i përfshirë në vrasjen e vellait te ish-kreut të njësisë administrative të Kaçinarit të Mirditës.

Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë në Sarandë.

I arrestuari është Eduard Gjonaj 38-vjeç nga  fshati Shendelli me origjinë nga Mirdita dhe akuzohet se së bashku me Fernando Dedën 25 vjeç dhe adoleshentin Gj. A. 16 vjeç morën pjesën në vrasjen e 47-vjeçarit Aleksandër Bardhi (foto lart).

Fernando Deda dhe Gj. A. 16 vjeç u arrestuan tre ditë më parë nga Policia e Sarandës, ndërsa Eduard Gjonaj u vendos në pranga mbrëmë.

Njëri nga të arrestuarit, Fernando Deda ishte me precedent penal, pasi ishte dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Arma e vrasjes iu gjet 16 vjeçarit.

Aleksandër Bardhi u qëllua me armë në Shëndëlli, ndërsa sipas prokurorisë shkoi vetë në shtëpi, por rrugës për në spital ndërroi jetë.

Viktima është vëllai i Petrit Bardhit, ish-kryetar i njësisë administrative Kaçinar. Petrit Bardhi njihet person me precedent penal, pasi është arrestuar dy herë nga policia, për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Prokuroria po heton në dy pista; grabitje ose grindje për çështje droge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje