Miratohen fondet e reformës në drejtësi, Ahmetaj: 1.8 miliardë shtesë

28 Shtator 2016, 15:04Kronika TEMA

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, bëri të ditur se “sot është kaluar financimi i plotë i reformës në drejtësi nga ana e qeverisë“.

“1.8 miliardë shtesë do të jenë në funksion të të gjithë elementëve që duhen përmirësuar në drejtësinë shqiptare. Rritje pagash, rritje numri të punonjësve dhe mbi të gjitha kosto e ngritjes së institucioneve të reja”, shpjegoi Ahmetaj.

Reforma në drejtësi, përveç të tjerash, do të ketë efekte pozitive edhe në ekonomi, sipas Ahmetajt. Ministri theksoi se renditja e Shqipërisë në raportin e konkurrueshmërisë globale u përmirësua me 13 vende krahasuar me vitin e kaluar, por ka ende për të bërë.

“Vende si Serbia dhe Bosnja janë lënë pas, por kemi ende shumë për të bërë. Klima e biznesit është përmirësuar dhe ekonomia e vendit po reflekton përmirësimin”, tha Ahmetaj.

2 komente në “Miratohen fondet e reformës në drejtësi, Ahmetaj: 1.8 miliardë shtesë”

  1. Alias says:

    Vetem keshtu eshte e mundur pavaresia sistemit te drejtesise nepermjet investimit ne paga, individe…

  2. Lisi says:

    Ka shume permiresime nga pikepamja ekonomike pastaj por ende ka shume pune per tu bere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje