“Qytetari dixhital” lë sërish në baltë Berishën, del bllof me Balilin

28 Shtator 2016, 14:06Kronika TEMA
“Qytetari dixhital” lë sërish në baltë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish bllof me denoncimet e “qytetarit dixhital”.

Ai ka postuar një foto të Klement Balilit.

“Ne shtabin e Eskobarit te Ballkanit! Qytetari dixhital dergon:Foton e fillimit te kesaj jave te Eskobarit te Ballkanit dhe lejtnanteve te tij ne strofullen e tij ne Sarande, korrierit, pengut etj etj”, shkruan Berisha duke postuar edhe mesazhin e “qytetarit dixhital”.

“Pershendetje doktor,po ju dergoje:Fotone e kesaj jave nga strofulla e balilajve. Lutem anonimatin

Keta ne foto jane, ne mes Kel Balili, djathtas Rigers Balili kryetari Bashkise Delvine(nuk jam i sigurte), majtas nuk ja di emrin por eshte korrier i Kelit. Tjetri ne fund fund majtas eshte Denis Balili. Ky zakonisht rrin peng tek bleresit e droges deri ne momentin kur transporti ka perfunduar. Metode kjo kolumbiane per te garantuar siguri dhe besueshmeri tek bleresit. Lutem anonimatin”, thuhet në mesazh.

Por kjo foto e Klement Balilit rezulton të jetë shkrepur dy vjet më parë.

Pas fshatiti “Qivrymas” apo shumë informacioneve të gabuara, “qytetari dixhital” vazhdon të zhgënjeje Sali Berishën.

5 komente në ““Qytetari dixhital” lë sërish në baltë Berishën, del bllof me Balilin”

  1. sadiku says:

    Po ky sikur thoshte qe me demokratet e Mamurasit i marr socialisteve Qeverin!Tani ca ka qe ankohet!?

    1. Kiu says:

      Cfare d.m.th. kjo? Dy vjet me pare nuk ka qene trafikant droge ai tipi???!!! Aq me keq, ka qene edhe drejtor…

  2. Tironci says:

    Po kush pergenjeshtroi Salen se kuptoj une.Kush e verteton qe eshte e para 2 viteve foto??

  3. enter"" says:

    Shifini mire keta 4 meshkujt ne foto………..rrace ariane, autoktone 100% hahahahahahahahahahahaha

    P.S. Cuna, kur e keni barkun qe ju vjen tek goja mos vishni kemisha slim fit….hahahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje