Rrahjen e deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj, në fshatin Landovicë të Prizrenit e ka konfirmuar për Gazetën Blic edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Hazir Berisha.
Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur më datë 25 shtator, gjegjësisht ditën e diele.
“Policia i ka marrë incizimet në një nga marketet ku ka ndodhur ngjarja, dhe e ka parë se si është zhvilluar e gjithë ngjarja. Deputeti shqiptar është ndalë që të blejë ujë, dhe është sulmuar nga dy persona, gjegjësisht nga A.V dhe I.B”, ka treguar Haziri për Gazetën Blic.
Ai ka bërë të ditur se rasti është i hapur, derisa ka konfirmuar se sot është arrestuar edhe njëri nga të dyshuarit.
“Ditën kur ka ndodh rrahja, është arrestuar njëri nga të dyshuarit A.V, derisa ditën e djeshme Policia e Kosovës ka arritur që të identifikoj të dyshuarin e dytë, e ai është I.B, dhe të cilin e ka arrestuar po më datë 26.09.2016. I njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha ai.
Sylë Hoxha: Dy persona janë arrestuar për sulmin ndaj Eduart Ndocajt
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, ka thënë se janë arrestuar dy persona për sulmin ndaj Eduart Ndocaj.
Ai ka thënë se sulmi është kryer nga dy persona, njëri shtetas i Kosovës ndërsa tjetri shtetas i Shqipërisë. Që të dy janë arrestuar dhe janë nën masën e ndalimit policor.
Ndërkohë që Kryeprokurori Hoxha, ka thënë se kanë kërkuar që të dy personave tu caktohet masa e paraburgimit.
Sipas Hoxhës, personi që ka sulmuar deputetin shqiptar e që është nga Kosova, është i njohur për autoritetet në Prizren
He me se kane bere ndonje batute-tallje me ket plonc’derrin e Parlamentarin tone dhe
si person pa edukate qe eshte ka filluar grushtat…. Gjithmone ato qe jane gjake’nzehte jane pa edukate,kulture, etj etj… Kurse nje i person inteligjent dhe i zgjuar… nuk i pergjigjet a’se edhe nje here provokimeve ose shakave ne publik.. ose te uli tonin me qellim qe ti kuptosh kundershtarit qe nuk jemi tete njejtit brum…
Mire ate qe e rrahen s3 sna plasi shume per ate legen por a ka ndonje qe te me perktheje ate fjalen gjegjesisht ju lutem.
Mooosssssssssssssssssssssssss…….si kështuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu…na e rrahën edhe kaubojsin mo…?!..-Po ne me atë mburreshim……!Po tani si do na vejë halli ne të zinjve…?!-E bojso…si ndihesh tani pas rrahjes…,e mblodhe veten apo joooo..?!-Bëju djalë i mirë këtej e tutje..!
@ “Kaubojsi”
…
Ca grushte e shkelma ranë mbi ty
Se ti vërtetë kishe shumë mallë
U bëre deputet, e hedh kapën mbi sy
O gjë e rrallë e egër, sa e rrallë.
.
Dhe thënia e Gjithësisë Laze Ndreut
Seç mu kujtua mua sot për dreq
Se budallenjtë në Parlament janë bashkë
Ndërsa të gjithë të mençurit janë veç.
.
Dashnore zure, si gjithë shokët e tu
Po “mikun” nuk e sheh dot pa pasqyrë
E bëre hak, prandaj hëngre dhe dru
O thesi me yndyrë!
…
Ca grushte e shkelma ranë mbi ty
(Ah) që s’bien te të gjithë ju në sallë
Jo se ata janë më të mirë se ty
Po ti je shumë më shumë budallë!
.
☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻