Shqiptarët në Itali, aplikacion në celular për kontrollin e prostitutave

27 Shtator 2016, 11:39Kronika TEMA

Banda e shqiptarëve kishte gjithsej 10 vajza që punon në rrugët e Torinos. Zona ishte ekskluzive për prostitutat e shqiptarëve shkruajnë mediat italiane duke sjellë shembuj si ishin rrahur vajzat nigeriane që kishin shkelur në territorin e shqiptarëve.

Sipas mediave italiane prostitutat ishin sjellë në Itali me premtimin e një pune, një shtëpie dhe një martese me trafikantët, por fati i tyre ishte rruga. Pasi dilnin në rrugë të gjitha vajzat duhej të instalonin në celularët e tyre një aplikacion, në mënyrë që tutorët të dinin në çdo moment ku ndodheshin.

Ky sistem monitorimi garantonte që vajzat të ishin të vëzhguara gjatë të gjithë kohës, duke mos i lënë asnjë mundësi të bënin lëvizje të dyshimta.

Paratë e fituara nga shfrytëzimi seksual i vajzave shqiptare dhe greke investoheshin në kanabis. 10 shqiptarët u arrestuan nga policia dhe do të përballen me akuzat për rekrutimin, shfrytëzimin dhe detyrimin për prostitucion, mbajtjen në mënyrë të paligjshme të armëve, grabitje, lëndime të rënda trupore, dhe prodhim droge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje