Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka marrë pjesë në homazhet e mbajtura në nderim të efektivit të komisariatit numër 5 Ervin Haxhiaj i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik në Kamëz. Ministri Tahiri ka shprehur keqardhjen në lidhje me deklaratën e kreut të opozitës Lulzim Basha në këtë ditë të trishtë për Policinë e Shtetit.
“Policia e Shtetit përballet me sakrifica të panumërta. Ky është një motiv akoma më shumë për të bërë bashkë të gjithë ata që duan realisht, që në këtë vend të ndërtojmë një Shqipëri më të drejtë dhe më të denjë. Mua më vjen shumë keq që edhe sot kryetari i Partisë Demokratike gjeti rastin që me këtë fatkeqësi të më sulmojë mua, Policinë e Shtetit. Unë nuk dua dhe as e shoh të mundur në këto momente të bëjë politikë. Por këtë e shoh si një moment për t’i bërë thirrje të gjithë atyre që kanë energji pozitive për këtë punë. Ne jemi bashkë për të përkrahur Policinë e Shtetit’’ tha ministri Tahiri.
Duke ju referuar numrit të personave të arrestuar për shkak të drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit të cilat gjatë vitit 2015 kanë qenë 800, ministri Tahiri ka deklaruar se do të propozoj ndryshime në Kodin Penal, ku aksidenti me pasojë vdekjen do të konsiderohet si vrasje.
“Unë mendoj që në këtë mënyrë e të bërit drejtësi nuk duhet të ecim përpara sepse nga këta 800 të dehur që i kanë dhënë makinës në rrugët e Shqipërisë, ata që kanë bërë qoftë edhe një ditë të vetme burg janë shumë pak, për të mos thënë fare. E unë këtë e shoh një krizë të thellë që cënon në themel mundësinë e qytetarëve dhe mbi të gjitha të punonjësve të policisë të kenë besim, se drejtësia në ketë vend bëhet. Ndaj unë do të propozoj një amendament të kodit penal në mënyrë që të gjithë ata që bëjnë një aksident rrugor me pasoj në shëndetin dhe jetën e qytetarëve të mos shkojnë para gjykatës me aksident me pasoja vdekjen ose aksident me pasoja plagosje por të shkojnë për vrasje rrugore, plagosje rrugore’’ theksoi ndër të tjera ministri Tahiri.
A e kan pas vendos rripin e sigurimit policet? Po sigurim jete a kane patur ?
Vrasje te klasifikohen kur polici vret nje civil dhe jo
aksidentet.
po kur bashke me te tjeret humbet jeten dhe shoferi si i behet halli?
Mire e ke ti Minisderr, se aksident ne pilitike je ti !
I nderuar Z. Tahiri,
Kujdes ne ato qe kerkon e flet. Vete fjala aksident, tregon qe ngjarja eshte aksidentale dhe mund ti ndodhe kujdo. Kushdo qe drejton nje mjet mund te perfshihet me dashje ose pa dashje, ne menyre aktive apo pasive ne nje aksident. Zoti na ruajte.
Ne trajtimin e kesaj çeshtje, duhet ti referohesh legjislacionit te vendeve te EU dhe jo emocioneve te momentit. Duhet te behet shume me shume per standardet e sigurise rrugore.
Duhej te ndodhe fatkeqesia me humbjen e jetes se nje polici te nderuar, qe ju te kerkoni ashpersimin e kodit penal.
Ku ishit deri dje ju z. Tahiri? Apo personat qe kane humbur jeten ne aksidente rrugore deri me sot kane qene me pak te rendesishem.
Tema – Ju lutem, mos fshini komentet tona, pasi I keni publikuar njehere, persa kohe ato nuk permbajne fyerje dhe shprehje te pamoralshme.
Nese do veproni keshtu, kjo eshte jo-etike dhe jo e drejte.
Kjo tregon qe fjala e lire, qe ju nuk jeni nje media e lire dhe e pavarur.
Ky minister gomar harron qe po mundohet te hyje ne E.U dhe me ato ligje qe mendon nuk shkon dot as ne Federaten.Ruse!
Makinat e policise jane jashte cdo standarti dhe thjeshte ca zhgaravina te kalbura.Ministri i harron keto se e coj buxhetin ne plera duke paguar Guardia deFinance per te na treguar sa Marijuana eshte mbjellur ne Shqiperi.
Jam dakort ne nje pike me kete propozim.
Aksidenti vertet nuk eshte vrasje me dashje. Neglizhimi i rregullave te qarkullimit eshte aksident me dashje.
Kur i hipen timonit duhet te marresh parasysh jeten njerezore.
Te jesh i pire ne timon, nen influence, te zgjedhesh kah tw kundert te udhetimit, te mis zbatosh shpejtesine e lejuar..keta jane te gjitha elemente te dashjes ne “aksident” qe e shnderron incidentin ne vrasje.
Po nuk pati pergjgjesi njeri per vdekjen e njerezve nga drejtues te papergjegjshem atehere i bie qe njerezit te konsiderohen si patate