Lulzim Basha ka dalë sot të flasë publikisht, për një aksident.
Ai ndër të tjera ka akuzuar qeverinë për trafik droge.
Por ndërkohë, një njeri i afërt i tij, Arben Xibri, prej së shtunës është shpallur në kërkim pasi tentoi të trafikonte 130 kg hashash në drejtim të Italisë.
Xibri ka dhjetra foto me Lulzim Bashën, foto që gjenden edhe në faqen e këtij të fundit në FB.
Por, ndërsa Basha akuzon qeverinë për lidhje me trafikun e drogës, sot nuk ka dhënë asnjë përgjigje për lidhjet e tij me njeriun që tentoi të trafikonte 130 kg hashash.
E ka për detyrë të shpjegojë lidhjet dhe fotot e tij me Xibrin.
Sepse kur akuzon qeverinë për drogë, ndërkohë që vetë del në foto me trafikantë droge, atëhere akuzat duken thjesht një hipokrizi.
PPSH=PD thote shihni si bejme ne por mos beni sic bejme ne…..populli tashme e di se kush e luan drogen ne Shqiperi, me cfare lekesh e paguan jeten mondane Zeni i Sales apo dhe shume dylbera te partise se trustit te hashashit?