Përplasja me armë në lokalin ku këndonte Noizy, arrestohen autorët

26 Shtator 2016, 09:36Kronika TEMA

Policia ka arrestuar autorët e përplasjes me armë në lokalin ku këndonte Noizy.

Policia ka dhënë edhe detajet e kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit Nr.1 bënë të mundur identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në datë 25.09.2016 në afërsi të një lokali “club” në rrugën për Sauk, Tiranë.

Në sajë të veprimeve hetimore u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

Elson Doçaj, 27 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Përparim Gaxhaj, 27 vjeç, lindur në Mitrovicë dhe banues në Londër, Angli.

Ndërmjet këtyre shtetasve ka lind një konflikt banal me truprojat e lokalit dhe kur janë larguar me mjetin e tyre, shtetasi Elson Doçaj ka qëlluar disa herë me armë në ajër.

Në cilesinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja pistoletë 9 mm si dhe një automjet i markës “Mercedes Benz” me targa Angleze FY 61 XFB.

Këta shtetas kanë konsumuar veprat penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, “Prishja e Qetësise Publike” dhe “Mos kallëzim krimi”, parashikuar nga nenet 274, 278 dhe 300 te Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë.

2 komente në “Përplasja me armë në lokalin ku këndonte Noizy, arrestohen autorët”

  1. Xen deledashi says:

    Hahahaha beqirat. Kur duan te transformohen edhe keta kokeloqe ne zezake……
    Kokat hengshi bothkira

  2. ? says:

    Vepra penale, kryet, nuk konsumohet (haet)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje