Përplasje me armë mes 4 makinave në Sauk, Policia shoqëron disa persona

25 Shtator 2016, 09:23Kronika TEMA

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur banorët në Sauk, rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm. Burime për “BalkanWeb”, bëjnë të ditur se një grup të rinjsh janë përplasur me armë zjarri, në hyrje të një lokali nate në Sauk, ku kishin kaluar mbrëmjen.

Mësohet se të rinjtë kanë qëlluar me armë nga 4 makina të ndryshme, në drejtim të njëri –tjetrit. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e të rinjve që qëlluan me armë. Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja pistolete, ndërsa policia shoqëroi dy të rinj, P. G dhe E. D, që dyshohet se morën pjesë në sherrin me armë.

1 komente në “Përplasje me armë mes 4 makinave në Sauk, Policia shoqëron disa persona”

  1. the Punisher says:

    Rini idiote. As te vrasin nuk dine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje