Vdekja e shqiptarit në rajonin e policisë greke, reagojnë avokatët: Turp për Greqinë

23 Shtator 2016, 23:00Kronika TEMA

Pasi është publikuar ekspertiza mjeko-ligjore për shqiptarin që humbi jetën në Greqi, kanë reaguar avokatët e familjes së tij.

Nga ekspertiza rezultoi se Pëllumb Marnikollaj, kishte thyerje të kafkës, hematoma në trup dhe gjymtyrë. Të gjitha këto, sipas ekspertizës mund të kenë ardhur nga hedhja e tij nga një lartësi e lartë.

Avokatët përmes një deklarate, kanë kërkuar që shteti grek të bëjë transparencë të plotë të ngjarjes si dhe rrethanat në të cilat humbi jetën 28-vjeçari.

Deklarata e plotë e Avokatëve:

Më 03. 08. 2016, një 28-vjeçar shtetas shqiptar, Pëllumb Marnikollaj vdiq në rrethana misterioze në stacionin policor te Ano Patisias në rrugën Agia Lavra.

Versioni i policisë flet për “vetëhedhje” nga kati i dytë të Departamentit të Sigurisë ku 28-vjeçari Pellumb Marnikollaj ishte paraqitur vullnetarisht për t’iu referuar “paraqitjes” së tij në bazë të vendimit të gjykatës e cila i kishte dhënë pafajësinë me kusht të drejtë paraqitje ne rajonin e policisë.

Policia greke doli me një deklaratë mbi incidentin e mësipërm vetëm më 18 gusht, pra 15 ditë pas vdekjes së Marnikollajt, i cili u transportua ne spitalin shtetëror “Erithro Stavro” ku në të njëjtën dite më 03. 08. 2016 ndërroi edhe jetë në spital. Ky zbulimi i vonuar i vdekjes, së bashku me imazhin e keq tek njerëzit e afërm te familjes dhe miqve të tij që gjeten viktimën, të cilën e gjetën më 11.08 2016, ngrenë dyshime serioze të veprimeve penale kundër tij, për t’u eksploruar.

Si avokatë, ne kemi ndërmarrë tashmë përfaqësimin e familjes së Pëllumb Marnikollajt në procesin e procedurës penale. Ajo që ne aktualisht mund të themi është se po kryhet një ekzaminim paraprak, dosja e formuluar që iu dorëzua Prokurorisë më 11.09. 2016 iu rikthye sërish më 12.09.2016 Departamentit të Sigurisë së Policisë në Athinë në pritje të raportit mjeko-ligjore, (ekspertizës) dhe se të Mërkurën më 22.09. 2016, pas formulimit të raportit të mjekësisë ligjore dosja i përcillet përsëri Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë të Athinës.

Babai i Pëllumbit, Nikoll Marnikollaj, ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë pranë Prokurorisë, dhe kemi kërkuar që të thirret për të dëshmuar dhe për të dhënë informacione, foto dhe çdo gjë që disponohet prej tij dhe familjarëve te tij, për të zbardhur sa me shpejte çështjen.

Ajo që kërkojmë është se shteti grek, kompetentet e ligjit dhe autoritetet gjyqësore duhet të hetojnë plotësisht rrethanat e vdekjes së Pllumb Marnikollaj dhe për të siguruar drejtësi për të afërmit. Çdo përpjekje për të fshehur të vërtetën do të jetë një shenjë e turpshme për Republikën Greke, si shenjat qe u gjenden në trupin e Marnikollajt. Athinë më 23. 09. 2016

Avokatët e familjes Marnikollaj

Thanasis KAMBAJANNIS

Mimoza CACA

1 komente në “Vdekja e shqiptarit në rajonin e policisë greke, reagojnë avokatët: Turp për Greqinë”

  1. Tony says:

    Ashtu do tja hiqni vemendjen popullit nga problemi teper serioz i Importit te Mbetjeve, me nocione dhe lajme nacionaliste?
    Plehra gazetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje