Llalla nuk përgënjeshtron kërcënimin dhe as largimin e familjes, por njofton se është në krye të detyrës…

23 Shtator 2016, 15:50Kronika TEMA

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit në Top Channel se ka larguar familjen nga Shqipëria.

Ai nuk e ka përgënjeshtruar lajmin e largimit të familjes nga Shqipëria, madje as kërcënimin ndaj tij, ndërkohë që garanton kolegët në një njoftim të zyrës së shtypit se po vijon punën.

“Të nderuar kolegë,

Lidhur me interesimin Tuaj, pas lajmit të publikuar në televizionin Top Channel, me titull: “Kërcënohet Adriatik Llalla, kryeprokurori detyrohet të largojë familjen nga Shqipëria”, dëshirojmë të theksojmë se, si Prokurori i Përgjithshëm, ashtu edhe institucioni i Prokurorisë vijojnë normalisht aktivitetin në bazë të ligjit dhe nuk ka asnjë cënim në ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në të gjithë strukturat e institucionit”, thuhet në reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

4 komente në “Llalla nuk përgënjeshtron kërcënimin dhe as largimin e familjes, por njofton se është në krye të detyrës…”

  1. adi says:

    nese eshte e verte qe eshte kercenuar llalla atehere ketu ka mbaruar cdo gje
    jo sepse llalla eshte bure i mire
    po sepse po kercehohet ne menyren me mafioze te mundshme kryeprokuri ne derytre i shtetit ai qe duhet te kercenonte gjithe kriminelet e ketij vendi imagjino ca ndodh me jeten e sigurine e nje qytetari
    dhe se kush e ka kercenuar le shume pak hapsire per te kuptuar .
    dite te zeza po shume te zeza e presin shqiperine.

  2. Gazmir says:

    A pika ty o matuf. Ku ke qene ti ndonjene ne krye te detyres.

  3. LORA says:

    ,,,,qenka ende ne detyren e bodigardit te krimit dhe krimineleve.
    Vettingu duhet t’a marre me shqelma kete moster-prokuror,drejt e tek shtate penxheret.

  4. Arjan says:

    Emer Deti Mbiemer Kosi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje